• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Niko Dovana” me dy kulla, PD akuza Ramës për projektin e stadiumit të ri në Durrës

15:21 : 05/04/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, SPORT

Prej ditës së djeshme në rrjet po qarkullon foto e një projekti që pritet të jetë “Niko Dovana” i ri në Durrës.

Foto që tregon një impiant sportiv me kapacitet 12 mijë ulëse duket se është projekti i një investitori që do ti propozohet qeverisë dhe që parashikon prishjen e anekseve sportive rreth stadiumit aktual.

Sipas “Albania Team”, faqe e specializuar në Facebook që publikon materiale mbi kombëtaren shqiptare dhe ekipet e Superligës, investitori privat (emri i të cilit ende nuk është bërë publik) sugjeron ndërtimin e një stadiumi dhe në këmbim do të përfitojë truallin rreth “Niko Dovanës” për të ndërtuar dy kulla, njëra 125 metra dhe tjetra 155 metra e lartë.

“Në truallin ku do të ndërtohen dy kullat, ndodhen aktualisht dy fusha stërvitore, dy kalceto dhe dy fusha basketbolli, që sigurisht do të prishen për t’i lënë vendin dy kullave”, shkruan “Albania Team” në postimin në Facebook.

Kullat që I bashkëngjiten stadiumit i ngjajnë asaj në stadiumin “Air Albania”, e cila ka lartësi 112 metra (24 kate).

Lexo edhe:

Ndeshja e “play-out” me Pogradecin, Tirana ka 3 opsione për stadiumin

Tirana sërish jashtë kryeqytetit, mësohet stadiumi ku do zhvillohet ndeshja ndaj Laçit

Aktualisht në fushat stërvitore rreth e qark stadiumit “Niko Dovana” stërviten shumë ekipe moshash, nga fëmijët më të mitur e deri tek ekipet e të rinjve dhe nëse projekti miratohet për t’u zbatuar, me qindra nxënës në Durrës rrezikojnë të mbeten pa terrenet sportive, ku stërviten çdo ditë dhe ushtrojnë aktivitet fizik.

Ndërtimin e një stadiumi të tillë me dy kulla shoqëruese, e ka denoncuar sot edhe sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në PD, Jola Hysaj.

Në një deklaratë për mediat ajo akuzoi kryeministrin Edi Rama se i ka premtuar privatit dy kulla në këmbim të një impianti sportiv modern në Durrës.

“Skema e Tiranës, kullë me stadium, po përsëritet edhe në Durrës. Jo një, por dy kulla i janë premtuar një investitori privat, ende anonim, që do të ndërtojë stadiumin e ri në Durrës.

Skema do të përsëritet, ashtu si në Tiranë, edhe sa i takon transparencës. Asnjë qytetar nuk ka parë gjë, nuk është pyetur dhe, të gjithë durrsakët, ashtu si tiranasit, do të gjenden para faktit të kryer. Sepse atë që do Partia nuk duhet të diskutohet nga populli”, denoncoi PD.

Ndërkohë, sipas Hysajt duke pasur parasysh se lagjja Nr.18  ku ndodhet stadiumi ishte ndër më të dëmtuarat nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, projektet për ndërtime shumëkatëshe aty mund të rezultojnë të rrezikshme.

“Ndryshimi i vetëm mes kullave të Durrësit dhe asaj të Tiranës është lartësia. Kryeqyteti e ka 112 m ndërsa qyteti bregdetar do të guxojë më shumë në marrëzi, me 125 dhe 155 metra. Ndërtimi i kullave shumë katëshe në lagjen nr.18 ngjan një vendim absurd, duke pasur parasysh se zona ishte ndër më të dëmtuarat nga lëkundjet sizmike të tërmetit të 26 nëntorit 2019”, theksoi Hysaj.

Etiketa: #kullat#boldnews#stadiumi#boldnewsNiko Dovana

Lajme të lidhura

SPORT

Ndeshja e “play-out” me Pogradecin, Tirana ka 3 opsione për stadiumin

15:56 : 29/04/2025
SPORT

Tirana sërish jashtë kryeqytetit, mësohet stadiumi ku do zhvillohet ndeshja ndaj Laçit

16:03 : 03/03/2025
SPORT

Tirana-Elbasani luhet në “Niko Dovana”, bardheblutë nxjerrin në shitje biletat

15:46 : 30/01/2025
SPORT

Tiranën e largojnë sërish nga kryeqyteti, zbulohet stadiumi për ndeshjen me Elbasanin

17:44 : 27/01/2025
SPORT

Teuta-Partizani, një autogol zhbllokon sfidën në Durrës (Video)

17:40 : 19/01/2025
SPORT

Teuta-Laçi/ Festojnë durrsakët, Jazxhi rikthen baraspeshën në “Niko Dovana” (Video)

18:10 : 04/12/2024
Para

FBI mbyll faqen online të krimeve kibernetike Genesis Market

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Sherri në KZAZ Nr. 30, arrestohet Rei Nozlli! Shpallet në kërkim një 40-vjeçar

10:16 : 16/05/2025

Thethi dhe Boga zbardhen nga dëbora në prag të verës

10:15 : 16/05/2025

Firma e sanksionuar serbe eksportoi pjesë avionësh në Rusi, përfshirë edhe nga SHBA

09:58 : 16/05/2025

“Duam ujë, s’na rruhet për BE”/ Kjo është vota më epike, socialisti pikturon djallin në fletë

09:47 : 16/05/2025

Dhunohet i riu në Tiranë, dy persona e qëllojnë me grushte

09:40 : 16/05/2025

Aksident në Tiranë, makina përplaset me një pemë

09:34 : 16/05/2025

Rakipi-Qafalia dhe Gjylameti-Xhaçka, dy “luftërat” e vetme të kandidatëve të PS në Tiranë

09:27 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com