• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Kosovarët shpenzojnë 390 milionë euro cigare brenda një viti

13:19 : 05/04/2023
në RAJONI

Kosova brenda një viti importon rreth 4200 tonë të gjitha llojeve të duhanit apo cigareve të paketuara. E gjithë kjo sasi ka vlerë rreth 105 milionë euro, ndërsa taksat paguhen arrijnë mbi 280 milionë euro. Nga kjo del se brenda një viti shpenzohet rreth 390 milionë euro në këto produkte nga qytetarët e Kosovës.

Ligji kundër pirjes së duhanit në Kosovë ka hy në fuqi tash e 10 vite por nuk është zbatuar as nga institucionet e as nga bizneset dhe qytetarët.

Për këtë shkak tash e një muaj ka nis një aksion për kontrolle dhe gjoba ndaj atyre që e shkelin këtë ligj.

Madje, ministri Bujqësisë, Faton Peci, ka paralajmëruar zero tolerancë ndaj shkelësve të ligjit.

Lexo edhe:

Trafiku i armëve nga Kosova në Tiranë, dosja shkon në SPAK me 9 persona të arrestuar

Akuzohet për krime lufte, Gjykata në Prishtinë cakton një muaj paraburgim për shtetasin serb

“Nga sot, zero tolerancë ndaj duhanit në ambiente të mbyllura, hapësira publike, të punës, në hapësira të transportit publik dhe në çdo hapësirë tjetër që përcaktohet me Ligjin Nr. 04/L-156 për kontrollin e duhanit”.

Mirëpo, qytetaret e Kosovës zor që mund të heqin dorë nga cigarja. Madje del të jenë mjaft meraklinj të duhanit.

Këtë e tregojnë statistikat e Doganës së Kosovës nga vlera e madhe e importit që hyn në Kosovë.

“Kosova ka vite që ka një import stabil të produkteve të cigares apo duhanit. Ne brenda një viti importojmë rreth 4200 tonë të gjitha llojeve të duhanit apo cigareve të paketuara. E gjithë kjo sasi ka vlerë rreth 105 milionë euro ndërsa taksat që janë paguar arrijnë rreth 281 milionë euro. Kështu që brenda një viti shpenzohet rreth 390 milionë euro në këto produkte nga ana e shtetaseve të Republikës së Kosovës”.

Sipas të dhënave të Doganës në Kosovë hynë cigare nga disa shtete të ndryshme të Evropës.

“Kryesisht importi i duhanit është i fokusuar nga Evropa, nga vendet e Evropës, Gjermania, Polonia por kemi edhe nga Turqia një sasi të caktuar por edhe nga Maqedonia, por mbi 90 për qind është me origjinë nga Unioni Evropian dhe Zvicra”.

Vetëm për 3 muaj të këtij viti, Kosova ka shpenzuar afër 70 milionë euro për import të duhanit.

“Tani kemi importuar rreth 672 tonë të duhanit dhe ka vlerë rreth 20 milion euro, mund të themi se taksa të paguara gjatë këtij viti janë rreth 50 milionë euro, pra mund të themi se rreth 70 milionë euro gjatë këtyre tre muajve janë shpenzuar për import të duhanit”.

Në vitin 2013 ka hyrë në fuqi Ligji për Duhanin, i cili ndalon 100 për qind pirjen e duhanit në hapësira të mbyllura në vende publike me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik të gjeneratave të tanishme dhe të ardhshme nga pasojat shkatërruese shëndetësore, sociale, ekonomike dhe mjedisore të konsumimit të duhanit dhe ekspozimit ndaj tymit të duhanit.

Ligji thekson se dënimi për shkelësin fizik ose qytetarin është 50 euro, për përgjegjësin e hapësirës 500 euro dhe personin juridik apo për subjektin afarist kjo vlerë arrin në 3,000 euro./Monitor

Etiketa: cigarekosovarekosove

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Trafiku i armëve nga Kosova në Tiranë, dosja shkon në SPAK me 9 persona të arrestuar

20:00 : 18/09/2025
RAJONI

Akuzohet për krime lufte, Gjykata në Prishtinë cakton një muaj paraburgim për shtetasin serb

17:03 : 17/09/2025
RAJONI

Hovenier: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik

14:35 : 17/09/2025
RAJONI

DASH telefonon kryetarin e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, ja çfarë diskutuan

12:52 : 17/09/2025
RAJONI

Komandanti i KFOR në Kosovë: Situata është e qëndrueshme, por ka rrezik përshkallëzimi

20:30 : 16/09/2025
RAJONI

Autoritetet kosovare arrestojnë një të dyshuar për krime lu*te më 1999

16:35 : 15/09/2025
Para

Dhunoi nusen e djalit, arrestohet 61-vjeçari në Kamzë

TË GJITHA

Berisha: Me Ramën s’ka zgjedhje, por tek të Tiranës do futemi! Opozitës i duhet kandidat i përbashkët

21:54 : 18/09/2025

“Njeriu i vetëm që s’kam kurrë keqardhje”, Berisha s’e fsheh gëzimin për shkarkimin e Veliajt

21:47 : 18/09/2025

Atentati në sy të turistëve, publikohet VIDEO e vrasjes së Kristian Kolës në mes të Shkodrës

21:41 : 18/09/2025

“I lidhur me krimin”/ Çollaku: SHBA ka gjithë magazinën e Sky dhe Encro, e dinë me kë flet Rama

21:34 : 18/09/2025

Berisha: Begaj, vasal i turpshëm! Shpalli ministër një avatar

21:33 : 18/09/2025

Abilekaj: Edi Rama nuk do opozitë, do ministra kokëbosh dhe robota

21:25 : 18/09/2025

Tensionet në Kuvend/ Bushati: Nëse opozita sillet si në një vend demokratik, bën lojën e autokratit

21:21 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com