• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ishte nisur për atentat në Roterdam? Detaje nga arrestimi i të shumëkërkuarit

18:56 : 05/04/2023
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE

Gjykata e Almelo në Holandë dënoi para disa ditësh me 30 muaj burg 36-vjeçarin shqiptar Eljo Bitri alias Ervis Bitri alias Bledar Debrova.

Ai u kap nga policia holandeze në nëntor të vitit të kaluar teksa kalonte kufirin në De Lutte me tre armë zjarri të mbushura. Policia shqiptare njoftoi në nëntor se 36-vjeçari nga Elbasani kërkohet edhe nga SPAK në kuadër të operacionit “Golden Bullet”, por edhe nga policia belge.

Kjo pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Bruksel, Belgjikë, më datë 31.05.2022, ka lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër arrestin për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga Kodi Penal i Belgjikës.

Në fakt sa i takon akuzave të ngritura nga SPAK, ato nuk janë pak, por bëhet fjalë për 7 ngjarje të ndryshme, përfshirë 3 vrasje.

Zbulohet sot se Eljo Bitri është kapur në pikën kufitare De Lutte brenda një “Mercedes-Benz” luksoz të drejtuar nga 49-vjeçari serb Ohran K. Në mjet policia holandeze ka sekuestruar 3 pistoleta me silenciator të llojeve “Glock”, “Sig Sauer” dhe “Zastava” të gjitha të kalibrit 9 mm si dhe mbi 5 mijë euro cash.

Lexo edhe:

Arrestohet në Selanik ish-kryetari i Bashkisë së Bukureshtit, Rumania kërkon ekstradimin e tij

EMRI/ Vrau me thikë 40-vjeçarin në Babrru, PAMJE nga momenti kur policia arreston autorin

Eljo Bitri ishte në posedim të një pasaporte dhe të një patente false. Ai rezulton të ketë goditur në kokë edhe një shqiptar në Barcelonë, siç raportojnë mediat holandeze.

Madje prokurori publik në Holandë, la të kuptohet se Bitri ishte rekrutuar për një detyrë vrasje për një grup kriminal në Roterdam.

Ohran K. ishte thjesht shofer i Mercedesit. Ai do të merrte disa qindra euro për ta çuar Bitrin në Roterdam, por tha se nuk dinte asgjë për armët dhe arsyen e udhëtimit në Roterdam. Vetëm ADN-ja e Bitrit u gjet në tre armët e mbushura dhe në pjesët e lira të atyre armëve. Ai në seancë deklaroi se ato gjurmë duhet të kenë ardhur pasi ka lënë një peshqir në makinë.

I pandehuri Ohran K. u lirua nga akuza për kontrabandë me qenie njerëzore dhe importim të armëve.

Ndaj shtetasit K. u kërkua edhe një dënim prej 30 muajsh burg, por gjykata nuk e konsideron të provuar në rastin e tij se ai mund të dinte se Bitri ka udhëtuar nëpër Evropë me letra false.

Gjithashtu nuk është vërtetuar se K. ka pasur dijeni për armët që janë gjetur në një dhomë të posaçme në Mercedesin shumë të shtrenjtë në pikën kufitare në De Lutte.

Shtatë akuzat e SPAK në ngarkim të shtetasit Eljo Bitri:

1.“Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të shtetasit Mustafa Subashi (ngjarje e ndodhur në Durrës në datën 29.01.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 152 dhe 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

2.“Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, në dëm të viktimave Dorjan Shkoza e Anxhelo Avdia (ngjarje e ndodhur në datën 02.03.2020) të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e pjesëmarrësit)  dhe “Kryerja e veprave penale nga  grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet  79/dh, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe  334  të Kodit Penal;

3.“Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal (vrasja në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagjje “28 Nëntori”, Elbasan).

4.“Shkatërrim i pronës me eksploziv” ndaj banesës së shtetasit Talo Çela (ngjarje e ndodhur në datën 05.11.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 152 dhe 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

5.“Dhuna në familje” në dëm të shtetases Blerta Bengasi (Ruçi), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 130/a/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

6.“Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamdi Sharka (ndodhur në fshatin Polizhan – Berat), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

7.“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2, 334 të Kodit Penal./BW

Etiketa: arrestimeljo bitriRoterdam

Lajme të lidhura

BOTA

Arrestohet në Selanik ish-kryetari i Bashkisë së Bukureshtit, Rumania kërkon ekstradimin e tij

08:39 : 05/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ Vrau me thikë 40-vjeçarin në Babrru, PAMJE nga momenti kur policia arreston autorin

09:48 : 03/10/2025
AKTUALITET

Lirohet nga qelia mjeku psikiatër që përndiqte moderatoren sportive

12:55 : 30/09/2025
AKTUALITET

Dyshohet se ngacmoi seksualisht vajzën e tij, arrestohet 54-vjeçari në Mallakastër

10:31 : 29/09/2025
AKTUALITET

Drogë me postë nga Kanadaja/ Arrestohet 22-vjeçari në Vorë, identifikohet edhe porositësi

10:05 : 27/09/2025
AKTUALITET

Shpërndau video personale të një vajze, arrestohet 19-vjeçari në Tiranë

14:34 : 26/09/2025
Para

S’janë paratë ana më e errët e “gjobës” Becchetti

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

22:29 : 08/10/2025

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com