• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Isha vetë pjesë e LDK-së”, Krasniqi: Akuza absurde, kurrë s’jam përfshirë në vrasje!

11:03 : 05/04/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, RAJONI

Në Gjykatën e Hagës prej orës 09:00 të kësaj të mërkure ka vijuar seanca gjyqësore ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë seancës së sotme deklaratën hyrëse e dha mbrojtja e ish-zëdhënësit të UÇK dhe njëherësh ish-kryeparlamentarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Ndërkohë, në fjalën e tij Krasniqi ka mohuar të gjitha akuzat e Prokurorisë, duke ripërsëritur se nuk e kupton logjikën e aktakuzës që është ngritur ndaj tij.

Fjalën, ai e ka nisur duke prezantuar një autobiografi të tij që nga lindja, për të kaluar më pas në aktivitetin politik.

Duke treguar se vetë ka qenë i dënuar nga ish-Jugosllavia, Krasniqi u shpreh se akuza që i bëhet tani është e paarsyeshme. Ai gjithashtu shtoi se integriteti i tij personal dhe intelektual nuk do ta lejonte që të përdorte ndaj dikujt dhunë si mjet.

Lexo edhe:

Nesër protesta për UÇK në Tiranë, Balluku: Rruga e Kombit falas për 24 orë

Haga lë në paraburgim ish-liderët e UÇK-së Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi

“Unë e urrej dhunën, vrasjet, burgosjet, torturat, dënimet, jo pse janë ushtruar ndaj meje dhe ndaj nesh si popull por janë tepër të ulëta dhe çnjerëzore. Çdo njeri që flet të vërtetën e di që asnjëherë nuk kam qenë i përfshirë në asnjë vrasje, burgosje, e presion ndaj askujt”, tha Krasniqi.

Duke mohuar kategorikisht përfshirjen në ndonjë vrasje apo burgosje, ose edhe ndonjë formë tjetër të presionit, ish-kryeparlamentari tha: “Çdo njeri që flet të vërtetën le të thotë se unë Jakup Krasniqi asnjëherë s’kam qenë i përfshirë në asnjë vrasje e në asnjë burgosje apo në asnjë formë të presionit ndaj kujtdo qoftë. E kam pasur të qartë se cilat mjete duhet të përdoren për të realizuar çlirimin kombëtar në luftën kundër atyre që ushtruan gjenocid ndaj nesh”.

Krasniqi gjithashtu nënvizoi se është absurde të akuzohet për persekutimin e anëtarëve të LDK-së, kur ai vetë ka qenë pjesë e kësaj force politike si kryetar i degës së Drenasit që nga fundi i vitit 1997 deri në prill të vitit 1998.

“Unë vet isha anëtar i LDK-së. Familjarët e mi ishin anëtarë të LDK-së. Vetëm një mendjeje të çoroditur mund t’i ketë lindur ideja që unë kam mundur të isha pjesë e persekutimit tim, të familjarëve të mi dhe bashkëluftëtarëve të mi”, u shpreh Krasniqi.

Më tej, Krasniqi sqaroi se pjesë e LDK-së ishte edhe vëllai i tij, Agimi, ndërsa shtoi se në zgjedhjet e pasluftës, mbesa e tij, Mimozë Krasniqi, si anëtare e LDK-së u zgjodh asambliste në Drenas.

“Pa marrë parasysh se pas përfundimit të luftës kemi vepruar në parti politike të veçanta, unë ruaj kujtimin dhe respektin për anëtarët e LDK-së me të cilët kemi vepruar në rrethana tejet të rënda”, nënvizoi ai.

Etiketa: gjykata e hagesish-kreret e UCKJakup Krasniqi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nesër protesta për UÇK në Tiranë, Balluku: Rruga e Kombit falas për 24 orë

18:50 : 16/10/2025
RAJONI

Haga lë në paraburgim ish-liderët e UÇK-së Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi

18:47 : 18/09/2025
RAJONI

Ish-ambasadori holandez në Kosovë: Gjykata në Hagë po i shërben Serbisë, jo drejtësisë

12:06 : 16/09/2025
RAJONI

Ish-luftëtarët e UÇK-së, kritika Gjykatës së Hagës

17:01 : 02/08/2025
RAJONI

OVL e UÇK-së kritikon Qeverinë për pagesat e mbrojtjes për të akuzuarit në Hagë

17:50 : 28/07/2025
RAJONI

Hajredin Kuçi deklarohet i pafajshëm para Gjykatës Speciale

10:57 : 09/12/2024
Para

U konfliktua me një person në Tiranë, ndërron jetë në spital 46-vjeçari (EMRAT)

TË GJITHA

Kontrabandë mallrash nga Shqipëria drejt Kosovës, e pëson tregtari 43-vjeçar

14:36 : 29/10/2025

Kanosi me armë policin e zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

14:36 : 29/10/2025

“Pornografi me fëmijë, e trafik droge”! Zbardhen email-et kërcënuese ndaj qytetarëve në emër të Ilir Prodës

14:23 : 29/10/2025

Tjetërsimi i pronave në Lezhë/ Sekuestrohen 4 objekte, masa sigurie për 9 persona, përfshirë dhe ish-zyrtarë (EMRAT)

14:17 : 29/10/2025

Zbardhen emrat e anëtarëve socialistë për Komisionet e Reformës Zgjedhore dhe Territoriale

14:12 : 29/10/2025

Berisha: Në vitet 2008-2009 u dënuan 630 persona për korrupsion, sot janë 3 herë më pak

14:01 : 29/10/2025

E reja denoncon në polici motrën e zhdukur prej 8 ditësh

13:54 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com