• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjoba 110 mln euro për Beketin. Historia e sherrit personal të Edi Ramës

12:24 : 05/04/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

“Është sharlatan, manipulues dhe pastrues parash. Nuk do të marrë asnjë kacidhe nga Shteti Shqiptar”. Furia e sulmeve dhe përbetimet e kryeministrit Edi Rama kundër biznesmenit Italian, Francesko Beketi, përfunduan me një faturë të hidhur për Buxhetin e varfër të Shqipërisë.

Gjykata e Arbitrazhit e Bankës Botërore vulosi përfundimisht gjobën 110 milionë euro, që vendi ynë duhet t’i paguajë ish-pronarit të “Agon Channel”, për shkak se Edi Rama zhvilloi një betejë personale me sipërmarrësin përtej Adriatikut.

Në 29 Mars 2023, Arbitrazhi Ndërkombëtar vendosi të mos pranojë ankimin e qeverisë shqiptare për anulimin e gjobës që ishte vendosur rreth tre vjet më parë.

Lexo edhe:

Zelensky telefonatë me “liderin global”, Ramën: Po punojmë për t’i dhënë fund luftës!

The Ekonomist: Bashkëpunëtorët e Ramës të përfshirë në skandale, imazhi i kryeministrit pëson goditje

Fatura që do të paguajnë shqiptarët për trillet e Ramës, por jo vetëm të tijat, është akoma më e lartë. Shteti shqiptar ka paguar mbi 3 milionë euro për studiot ligjore që e kanë përfaqësuar në procesin gjyqësor, ndërkohë që një faturë ende e paqartë në qindra mijëra euro do të shkojë për shpenzime administrative.

E gjithë kjo betejë nisi vetëm për faktin se Edi Rama nuk ishte dakord me linjën editoriale të “Agon Channel”.

Dehja nga “1 milion vota”

Në vitin 2013, kur Rama mori mandatin e parë, televizioni i Beketit, i cili në Shqipëri kishte edhe biznese të tjera, u pozicionua në linjë kritike me qeverinë.

I dehur nga pushteti i “1 milion votave”, Rama nuk mund ta konceptonte se si një television në Shqipëri mund të qëndronte përballë tij.

Ai angazhoi të gjithë strukturat ligjzbatuese dhe hetimore për t’i hyrë me themeli aktivitetit tregtar të Beketit në Shqipëri.

Ky i fundit nuk ishte ëngjëll dhe kishte kusure të shumta në vendin tonë, sidomos me koncesionin e papërfunduar të hidrocentralit të Kalivaçit, për të cilin kishte fituar kontratën që në vitin 1997.

E, megjithatë, beteja e Ramës me Beketin dukej se nuk lidhej aspak me bizneset e Beketit, por me frymën kritike të televizionit. Kjo u konstatua edhe në vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit, e cila e konsideroi përplasjen Rama-Beketi, të lidhur vetëm me aktivitetin e televizionit.

Në këtë histori, si në shumë të tjera ku luftohet për pushtet dhe ndikim mediatik, përfshihen edhe dy personazhe të tjerë që qëndrojnë në dy anët e gjatoshit Edi Rama. Ata janë Erion Veliaj dhe Ëngjëll Agaçi.

“Boldnews.al” ka raportuar më herët se konflikti Rama-Beketi, natyrisht, nuk ishte ai ndërmjet “të mirit” dhe “të keqit”. As ndërmjet dikujt që “do të bënte shtet” dhe dikujt tjetër që “luftonte për lirinë e medias”. Përplasja ndërmjet tyre i ngjan më shumë një lufte për fitim territoresh.

Njerëz pranë Beketit, bashkëpunëtorë të tij të ngushtë, e paraqesin situatën si një inkursion i Edi Ramës kundër “Agon Channel”, për shkak të linjës së tij editoriale kundër qeverisë së majtë.

Nga ana tjetër, qeveria e ka prezantuar Beketin si një “pastrues parash”, ndaj të cilit ka fituar në përballje të mëparshme në Arbitrazh.

Shumica e shqiptarëve (të paktën zyrtarisht) kanë votuar Edi Ramën për t’i qeverisur dhe për të menaxhuar si duhet financat publike e t’i mbrojë ato nga manipulatorët e tregut, siç e konsideron qeveria Beketin.

Por, në konfliktin me Beketin, Rama duket se ka pasur prioritet mbrojtjen e imazhit të tij, duke dështuar në mënyrë katastrofike.

“Pyka” Veliaj

Lufta personale e Ramës me sipërmarrësin Italian, fillimisht u zhvillua nën rrogoz, në tavolina e tryeza të ndryshme, nëpërmjet telefonatave e mesazheve.

Ajo u shpërfaq për publikun, kur në lojë hyn si pykë Erion Veliaj. Edhe, ky, njëlloj si lideri i tij, i dehur nga pushteti i fituar nga Rama në vitin 2013, vendos të zhvillojë një ceremoni dasme luksoze.

Veliaj, i cili mbante në atë kohë postin e Ministrit të Mirëqenies Sociale, vendos të gëzohet në Kalanë e Gjirokastrës, me një event “të paguar nga kursimet e nënës”.

Kamerat e “Agon Channel” fiksuan pamje të ceremonisë gala, gjë që acaroi Veliajn, pasi i zbuloi vanitetin e tij.

I shqetësuar nga kamerat e televizionit, Veliaj i dërgon mesazhe kërcënuese në adresë të Beketit: “Shoh grupin e xhirimit të Agon-it në Gjirokastër. S’e kuptoj pse po ma bëni këtë. Po më bëni armik me zor. Do të bëj qeverinë armik pa shkak. Është ceremoni private, dreqi e mori”.

Për “liderin”, Beketi po e mbushte kupën. Ai urdhëroi çdo lloj strukture të hetimit administrativ e penal që të merreshin me llogaritë e biznesmenit Italian.

Ndërkohë, një tjetër personazh shumë pranë Ramës, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, merr rol “mediator” në konflikt.

“Eminenca gri” e kryeministrit takohet me Beketin dhe i deklaron se “nuk bën mirë që i bën opozitë qeverisë”. Mesazhi ishte i qartë-tërhiqu nga fryma kritike dhe nuk do të kesh probleme me bizneset e tjera.

Agaçi, sipas të dhënave të nxjerra gjatë Arbitrazhit Ndërkombëtar, i kërkon Beketit gjithashtu që të komunikojë dhe të dëgjojë Enkel Jotin, i cili në atë kohë ishte drejtor i përgjithshëm i televizionit “Top Channel”.

Francesko Beketi duket se e ka kuptuar që beteja me Ramën do të ishte e humbur dhe vijoi linjën e tij kritike në “Agon Channel”, qasje të cilën mund ta shfrytëzonte më së miri në një Arbitrazh të mundshëm me Shtetin Shqiptar.

Hakmarrja e Ramës nuk vonoi. Në qershor të vitit 2015, Beketi i shpëtoi arrestimit, pasi ndaj tij, nënës së tij dhe dy bashkëpunëtorëve të ngushtë, Prokuroria e Tiranës lëshoi urdhër-arreste për evasion fiskal, të inicuar nga Policia dhe Hetimi Tatimor.

Beketi, nga Anglia, nisi betejën ligjore ndërkombëtare, një terren që e njihte shumë më mirë se sa zyrtarët e shtetit shqiptar.

Fillimisht, ai siguroi një vendim gjykate ndërkombëtare, nëpërmjet të cilit, Interpoli Ndërkombëtar e hoqi nga kërkimi ndërkombëtar.

Më tej, ai vijoi procedurat në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar të Bankës Botërore.

Fundi është i njohur. Shteti Shqiptar duhet t’i paguajë Beketit një gjobë tepër të majme, në shumën 110 milionë euro.

Të gjitha këto do të paguhen nga taksat e qytetarëve shqiptarë.

Etiketa: Agon ChannelEdi RamaFrencesco BecchettigjobeGjykata e Arbitrazhit e Bankës Botëroremedia e lire

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zelensky telefonatë me “liderin global”, Ramën: Po punojmë për t’i dhënë fund luftës!

18:11 : 07/08/2025
AKTUALITET

The Ekonomist: Bashkëpunëtorët e Ramës të përfshirë në skandale, imazhi i kryeministrit pëson goditje

17:24 : 07/08/2025
AKTUALITET

Sulmet e njëpasnjëshme të Edi Ramës kundër medias

17:23 : 07/08/2025
AKTUALITET

Beton pa leje në Jug/ Aksioni i Ramës amniston “oligarkët” me duart e prokurorisë

12:14 : 07/08/2025
AKTUALITET

Qeveria Rama mban sekret kontratat e konsulencës me kompaninë e Tony Blair

11:18 : 07/08/2025
AKTUALITET

Arben Malaj: Fushata e Ramës për “çlirimin” e trotuareve është kundërproduktive

22:28 : 06/08/2025
Para

Becchetti/ Meta: Shqiptarët do paguajnë 110 mln € për dhunën e Ramës dhe Veliajt ndaj mediave

TË GJITHA

Kush është mashkulli misterioz që i ka rrëmbyer zemrën Rike Roçit/ FOTO

09:22 : 08/08/2025

Armenia dhe Azerbajxhani ‘afër marrëveshjes historike të paqes’ në Shtëpinë e Bardhë

09:14 : 08/08/2025

I përfshirë në trasportimin ilegal të emigrantëve, arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Britani

08:53 : 08/08/2025

Përgjakën rrugët e Shqipërisë! INSTAT: Shoferët me shumë përvojë kryejnë shumicën e aksidenteve

08:38 : 08/08/2025

Gjermani: Frikë për ekonominë e pak besim te kancelari Merz

08:25 : 08/08/2025

Këmbimi valutor 8 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:11 : 08/08/2025

Influencerët e Instagram-it dhe TikTok-erët “bllokojnë” televizionet, bien të ardhurat

08:08 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com