• Kontakt
Thursday, September 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama kërkoi prerje “bishtash”, nis “reprezalja”/ Bici çon në SPAK 8 zyrtarë të Kadastrës së Vlorës

13:56 : 03/04/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT

“Detyra e drejtores së re është që të cojë aty ku e kanë vendin ata që kanë luajtur bishtin e institucionit për interesat e tyre!”.

Me këtë fjali sa kërcënuese, aq edhe paralajmëruese për ata që deri më 11 Mars nuk I ishin bindur Artan Lames si drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Edi Rama prezantoi në krye të institucionit, Dallëndyshe Bicin.

Pa shumë devijime dhe me fraza të zgjedhura mirë, kreu i qeverisë i kërkoi Dallëndyshes që “dora e saj e hekurt” të niste një reprezalje brenda institucionit, duke bashkëpunuar edhe me SPAK për të “prerë” ata që i cilësoi “bishta të shtrembër” brenda ASHK-së.

“Sot kemi një bazë nga e cila mund të shkojmë me shpejtësi më tutje. Në këtë fazë na duhen hapa të shpejtë, është koha të mbyllim rrugët e kontakteve të drejtpërdrejta. Kadastra është banka më e rëndësishme e vendit, është banka e pasurive të paluajtshme, kërkon që të sillet dhe funksionojë si e tillë. Duhet të merren masa serioze në lidhje me bishtat e së keqes në institucion, detyra e drejtores së re është që të çojë aty ku e kanë vendin ata që kanë luajtur bishtin e institucionit për interesat e tyre. Duhet bashkëpunim me Prokurorinë Speciale”, tha kryeministri.

Mesazhin e prerë të Ramës teksa përcillte Lamen dhe i besonte detyrën, duket se e ka marrë shumë seriozisht Bici, e cila në më pak se një muaj nga ceremonia në Kryeministri, ka nisur një operacion “fshesa” brenda institucionit.

Lexo edhe:

Nis gjyqi në GJKKO për Ilir Beqajn, ish-ministri: Nuk jam njoftuar për akuzën e re

Arrestohet punonjësi i Bashkisë Fushë Arrëz, akuzohet për përndjekje dhe shpërdorim detyre

Këtë të hënë, Bici ka firmosur shkarkimin e Xheni Agollit si drejtoreshë e Kadastrës së Durrësit, vetëm katër muaj pasi u emërua në këtë detyrë, pas dorëheqjes së Risena Xhajës.

Drejtuesi i komanduar i ASHK Durrës do të jetë Ilir Gjinali, i cili punon prej vitesh tashmë pranë këtij institucioni.

Por, Bici nuk është treguar kaq e butë sa në rastin e Durrësit me Vlorën, pasi ka kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Posaçme, kreun aktual të ASHK-së në qytetin bregdetar, Erdet Mandi dhe ish-drejtorin Bilbil Aliaj.

Përveç tyre janë kallëzuar me akuzën “për shpërdorim detyre” në SPAK edhe gjashtë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të Kadastrës së Vlorës.

Sipas kallëzimit të depozituar, rezulton se pas verifikimeve të kryera, janë evidentuar shkelje të rënda në dhënien e lejes së legalizimit dhe titullit të pronësisë në cenim të truallit të Komunitetit Mysliman.

“Pas gjetjes së shkeljeve të rënda, kam firmosur kallëzimin në SPAK me akuzën “Shpërdorim detyre” për tetë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të ASHK Vlorë.  Kemi filluar dhe do të bëjmë verifikime të hollësishme në të gjitha drejtoritë vendore, nisur nga indicie të qytetarëve, apo raporte zyrtare. Ne jemi në shërbim të ligjit dhe qytetarëve. Kush nga punonjësit e ASHK i ka kuptuar ndryshe politikat e qeverisjes sonë, do të përballet me ligjin dhe drejtësinë”, thuhet në deklaratën e Drejtoreshës së ASHK-së.

TË KALLËZUARIT:

Erdet Mandi – Drejtori i ASHK-së Vlorë

Bilbil Aliaj – Ish-drejtor i ASHK-së Vlorë

Renato Beshaj – Ish-përgjegjës i sektorit të legalizimeve i ASHK-së Vlorë

Denis Metaj – Ish-përgjegjës i Sektorit të Hartografisë

Dorjana Ferati – Ish-përgjegjës i sektorit të çështjeve të pronësisë, aktualisht përgjegjëse e arshivë-protokollit ASHK Vlorë

Anisa Golemi – Specialiste e ASHK-së Vlorë

Bojkena Bani – Ish-specialiste e ASHK-së Vlorë

Teuta Meço – Specialiste e ASHK-së Vlorë

LEXO EDHE:

Nis operacioni “fshesa”/ Dallëndyshe Bici shkarkon shefen e Kadastrës së Durrësit

“Ata që luajnë bishtin do…”/ Rama përcjell Lamen, i kërkon Dallëndyshes arrestime në “Kadastër”

Etiketa: #SPAK#boldnewsDallëndyshe BiciKadastra e qarkut Vloreshperdorim detyre

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nis gjyqi në GJKKO për Ilir Beqajn, ish-ministri: Nuk jam njoftuar për akuzën e re

11:56 : 18/09/2025
AKTUALITET

Arrestohet punonjësi i Bashkisë Fushë Arrëz, akuzohet për përndjekje dhe shpërdorim detyre

13:20 : 21/08/2025
AKTUALITET

Abuzuan me fondet, dërgohen në gjyq ish-presidenti dhe zv.presidentja e Urdhrit të Stomatologut

11:52 : 05/08/2025
AKTUALITET

Kodi i ri Penal vret akuzat për shpërdorim detyre dhe shkelje në tenderë

18:20 : 04/08/2025
AKTUALITET

Hetimet për abuzim financiar me inceneratorin e Elbasanit, gati prangat për disa zyrtarë

12:45 : 21/07/2025
AKTUALITET

Florian Sulejmani jep dorëheqjen nga drejtimi i AMP-së

20:03 : 09/07/2025
Para

Luizi zbulon kërkesën e pazakontë që i ka bërë Vëllait të Madh: Nëse ndodh se...

TË GJITHA

Vrasja e 51-vjeçarit në Durrës, shoqërohen 10 persona

09:27 : 25/09/2025

Sveçla: Dronë serbë kanë hyrë në hapësirën ajrore të Kosovës! Po hetojmë me KFOR-in

09:20 : 25/09/2025

I mori 25 mijë euro një biznesi nëpërmjet mashtrimit, Prokuroria kërkon 10 vite burg për hackerin nga Nigeria

09:14 : 25/09/2025

Karma është Veliaj, fundi politik i kryebashkiakut të Tiranës

09:09 : 25/09/2025

Rihanna dhe A$AP Rocky bëhen prindër për herë të tretë

09:01 : 25/09/2025

Analiza: Çfarë do të thotë ndryshimi i qëndrimit të Trump për luftën e Rusisë në Ukrainë?

08:48 : 25/09/2025

Vance dhe Rubio i bëjnë jehonë qasjes së re dhe të ashpër të Trumpit kundër luftës së Rusisë

08:46 : 25/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com