• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nis gjyqi për ish-krerët e UÇK-së, ja akuzat ndaj tyre

08:21 : 03/04/2023
në AKTUALITET, RAJONI

Në Gjykatën Speciale fillon sot procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të cilët Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendon se kanë kryer krime lufte.

Pas një procedure të gjatë paragjyqësore, për gati 3 vjet, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, do të dalin para trupi gjykues.

Aktakuza ndaj tyre ishte konfirmuar në nëntor të vitit 2020 për t’u ndryshuar pastaj me 3 shtator 2021, 29 prill dhe 30 shtator 2022.

Ndërsa versioni i aktakuzës me më pas redaktime, e cila është fuqi aktualisht, u dorëzua në shkurt të këtij viti.

Gjatë ditës së sotme, Zyra e Prokurorit të Specializuar do të paraqesë deklaratën hyrëse dhe për këtë ka në dispozicion 5 orë.

Lexo edhe:

Nesër protesta për UÇK në Tiranë, Balluku: Rruga e Kombit falas për 24 orë

Haga lë në paraburgim ish-liderët e UÇK-së Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi

Pas kësaj, është mbrojtësi i viktimave që do të bëjë deklaratën hyrëse, e cila pritet të zgjasë deri në 45 minuta.

Procesi do të vazhdojë me deklaratat hyrëse të ekipeve mbrojtëse.

Të gjitha këto pritet të përfundojnë të mërkurën, më 5 prill, ndërsa paraqitja e provave do të fillojë një javë me vonë me thirrjen e dëshmitarëve të prokurorisë.

Sipas Dhomave të Specializuara, 140 persona janë pranuar si viktima pjesëmarrëse në këtë proces gjyqësor.

Kundër ish-krerëve të UÇK-së pritet të dëshmojnë mbi 300 dëshmitarë të prokurorisë dhe për t’i përfunduar këto duhet deri në dy vite kohë.

Ndërsa për të përmbyllur çështjen e prokurorisë thuhet se do të duhen deri në 5 vite e gjysëm kohë.

Kjo periudhë është konsideruar e gjatë nga ekipet mbrojtëse, ndërsa trupi gjykues ka i ka kërkuar prokurorisë që të reduktojë këtë numër.

Ish-krerët e UÇK-së, ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Na paraqitjet e tyre para gjykatësit të procedurës paraprake ata janë deklaruar të pafajshëm, ndërsa kujtojmë se në mbështetje të tyre ditën e djeshme është mbajtur një marshim në Prishtinë.

Sot në Hagë, në afërsi të objektit të Gjykatës Speciale, shqiptarë të diasporës do të mblidhen në një protestë paqësore për të treguar mbështetjen e tyre për të akuzuarit si dhe luftën e UÇK-së./KososaPress

Etiketa: Gjykatën SpecialeGjyqiJakup Krasniqikadri veselirexhep selimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nesër protesta për UÇK në Tiranë, Balluku: Rruga e Kombit falas për 24 orë

18:50 : 16/10/2025
RAJONI

Haga lë në paraburgim ish-liderët e UÇK-së Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi

18:47 : 18/09/2025
AKTUALITET

Gjyqi në themel i dosjes “Partizani”/ Kërkohet pavlefshmëri e akteve, ç’ndodhi në seancën e parë

14:41 : 15/09/2025
BOTA

Protesta masive në Ankara kundër gjyqit ndaj opozitës

21:45 : 14/09/2025
RAJONI

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mbahet sot protestë në Hagë

10:22 : 14/09/2025
AKTUALITET

U shpall e pafajshme për shpifje ndaj Vilma Nushit, Vokshi: Beteja vazhdon

14:17 : 21/07/2025
Para

Një tërmet i fortë godet bregun lindor të Rusisë, ja sa ishte magnituda

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com