• Kontakt
Monday, June 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pronarët në letra të landfillit Sharrë, fiktivë? Dyshimet pas deklaratës së Dumanit

23:11 : 02/04/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT

Nga Boldnews.al

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) vuri në dyshim pronësinë e kompanisë “Integrated Energy bv”, e cila ka fituar kontratën koncesionare për ndërtimin e zonës së përpunimit të mbetjeve në Sharrë të Tiranës, me vlerë 128 milionë euro.

I pyetur nga gazetarët të premten e kaluar se përse Prokuroria nuk ka avancuar me hetimet për procedurat e landfillit të kryeqytetit, njësoj si me projektet e Elbasanit dhe të Fierit, Altin Dumani deklaroi se “ka shoqëri pas shoqërie dhe duhet të gjendet pronari real, se të çon në arbitrazh”.

Në Gusht të vitit 2017, qeveria shqiptare, e përfaqësuar nga Ministri i Mjedisit i asaj kohe, Lefter Koka, si edhe kompania, “Integrated Energy bv”, në pronësi të një shoqërie tjetër në e regjistruar në Hollandë, nënshkruan kontratën koncesionare për ndërtimin dhe operimin e landfillit dhe inceneratorit të Tiranës.

Të dhënat e publikuara kohë pas kohe kanë krijuar një konsensus të gjerë publik se pronari real i landfillit të Sharrës është Klodian Zoto dhe enturazhi që e ka shoqëruar atë në aferat e tjera të inceneratorëve në Elbasan dhe Fier.

Lexo edhe:

Pse u godit banda e trafikut të drogës pas zgjedhjeve? Dumani: Datën e dakordësojmë së bashku!

Zgjedhjet e 11 Majit/ Dumani, Çela dhe Celibashi takohen me ambasadorët ndërkombëtarë

Por, nëse është kështu, atëherë çfarë janë ata tre emra që shfaqen në letra si pronarët e kompanisë koncesionare.

Drejtuesi i Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), Dumani, duket se është një prej atyre që beson se “pronarët përfitues” në letra të kompanisë “Integrated Energy bv”, në fakt nuk janë të tillë, përsa kohë Prokuroria e Posaçme vijon të kërkojë pronarin real të landfillit të Sharrës.

Pronarët “në letra”

Sipas të dhënave që gjenden në regjistrat publikë shqiptarë, kompania e regjistruar në Shqipëri me emërtimin “Integrated Energy bv” zotërohet në masën 100 përqind nga “Geogenix BV”, me seli në zonën off-shore të Amsterdamit, në Hollandë.

Referuar gjithnjë informacioneve zyrtare, pronarët përfitues të kompanisë koncesionare të Sharrës janë:

  1. Giuseppe Ciaffaglione, shtetas Italian. Pronar Përfitues, pasi zotëron 30% të aksioneve tek GeoGenix (kompania mëmë e Integrated Energy BV SPV).
  2. Salvatore Russelli, shtetas Italian. Pronar Përfitues, pasi zotëron 25 % të Geogenix BV, nëpërmjet shoqërisë së tij “Hydros Srl”.
  3. Alberto Presezzi, shtetas italian. Pronar Përfitues, pasi zotëron 43% të “Geogenix”, nëpërmjet kompanive të tij, “BrunoPrezzi Spa” dhe “Franco Tosi Meccanica Spa”.

Ndërkohë, vetëm 2 përqind e aksioneve të kompanisë “mëmë”, Geogenix bv, mbeten të paemërtuara, pasi deklarohen vetëm pronarët përfitues që zotërojnë të paktën 25 përqind.

Megjithatë, kushdo që të zotërojë këtë 2 përqindësh, si rregull, nuk mund të konsiderohet aspak vendimtar në rolin e shoqërisë.

Në foto: Pronarët përfitues të kompanisë “Integrated Energy bv”, sipas Regjistrit të Qendrës Kombëtare të Biznesit

Atëherë, nëse këto emra janë zyrtarisht pronarë, përse SPAK-u është i paqartë për “pronarin real” të kompanisë koncesionare të Sharrës.

Pikëpyetja e vetme që ngrihet është që, edhe për Prokurorinë e Posaçme, emrat e prezantuar si “pronarë përfitues”, në fakt nuk janë aspak të tillë dhe dikush tjetër fshihet pas tyre.

Roli i Klodian Zotos

Prej shumë kohësh, opinioni publik ka marrë informacione nga burime të ndryshme, të cilat identifikojnë biznesmenin në kërkim, Klodian Zoto, si pronarin e vërtetë të inceneratorit të Sharrës.

Zoto ka qenë pjesë e të gjithë operacioneve që në fillim të procedurave për koncesionin e landfillit të Tiranës.

Në 23 Qershor 2016, tre kompani, përkatësisht “Energy Recuperator S.P.A.”, “Paul Wurth Italia S.P.A.” dhe “Integrated Technology Services”, kjo e fundit në pronësinë e Klodian Zotos, i drejtuan Ministrisë së Mjedisit, së drejtuar në atë kohë nga Lefter Koka, një shkresë me lëndë “Letër interesi për projektpropozimin”, ku ato shpreheshin të interesuara për rehabilitimin e landfillit ekzistues të Sharrës, ndërtimin e landfilleve të reja dhe inceneratorit për prodhimin e energjisë elektrike.

Vetëm 5 ditë më pas, ministri i Mjedisit, Lefter Koka, pasi e shqyrtoi propozimin, vendosi t’i përgjigjet shoqërive propozuese se: “Në vlerësimin e këtij propozimi Ministria e Mjedisit, shprehet se propozimi i pakërkuar konsiderohet i pranueshëm dhe paraqet interes publik. Ministria e Mjedisit, ju fton të paraqisni të dhëna të tjera të nevojshme dhe të detajuara për projektin e propozuar”.

Në shtator 2016, shoqëritë transferohen në Hollandë, duke krijuar kompaninë “Integrated Energy bv” dhe nga aty sjellin propozimin e tyre bashkë me një studim.

Grupi i kompanive vë në dispozicion të Ministrisë së Mjedisit dokumentacionin shtesë për propozimin e pakërkuar, duke informuar gjithashtu se kjo shoqëri ishte formuar nga kompanitë nismëtare të projektit dhe kishte për qëllim një implementim të rregullt të projektit për Zonën e Trajtimit të Mbetjeve Tiranë.

Të paktën deri në Janar të vitit 2018, emri i Klodian Zotos rezultonte si “Drejtori A” i kompanisë së regjistruar në Hollandë, “Integrated Energy BV”, e cila kishte degë me të njëjtën emër në Shqipëri.

Në foto: Klodian Zoto rezulton si Drejtor i kompanisë koncesionare të paktën deri në Janar 2018

Në Tetor të vitit 2020, kompania “mëmë” e koncesionarit të Sharrës paraqitet “Geogenix bv”, një tjetër shoqëri e regjistruar në zonën off-shore të Amsterdamit.

Në foto: Në Tetor 2020, pronare e “Integrated Energy bv” shfaqet kompania “Geogenix bv”

Kjo kompani, sipas Regjistrit të Pronarëve Përfitues, është në zotërim të tre italianëve; Russelli, Presezzi dhe Ciaffaglione.

Atëherë, çfarë “pronari” të inceneratorit të Sharrës kërkon SPAK-u?

Nëse nga hetimet e kryera deri më tani, prokurorët e posaçëm kanë krijuar dyshimet e arsyeshme se personat e përfshirë në koncesionarin e Tiranës kanë kryer korrupsion dhe pastrim parash, ndoshta duhet nisur nga “pronarët me letra”, për të shkuar me prova e fakte tek “pronarët pa letra”, për të cilët shumëkush në Shqipëri di t’u vendosë emër të përveçëm.

Etiketa: #SPAK#boldnewsALTIN DUMANIGiuseppe Ciaffaglioneinceneratori i tiranesIntegrated Energy BVklodian zotolandfilli i sharres

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pse u godit banda e trafikut të drogës pas zgjedhjeve? Dumani: Datën e dakordësojmë së bashku!

15:34 : 21/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e 11 Majit/ Dumani, Çela dhe Celibashi takohen me ambasadorët ndërkombëtarë

14:42 : 20/05/2025
AKTUALITET

Mandati i katërt/ Qeveria i vendos zinxhirin SPAK-ut

19:01 : 19/05/2025
AKTUALITET

Berisha del nga SPAK-u: Ja mesazhi që i lashë Altin Dumanit

10:21 : 19/05/2025
AKTUALITET

Voton kreu i SPAK-ut, Altin Dumani: Do flasim pas zgjedhjeve!

09:55 : 11/05/2025
AKTUALITET

SPAK, një flluskë elektorale

12:48 : 10/05/2025
Para

Milatoviç flet si President i Malit të Zi: Në 5 vitet e ardhshme futemi në BE!

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 2 Qershor 2025

22:50 : 01/06/2025

Presidencialet në Poloni, kryeson kandidati pro-evropian, Trzaskowski merr 50.3% të votave

22:47 : 01/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Altin Rraklli mesazh për lojtarët dhe tifozët: Ja si duhet ta godasim kundërshtarin

22:38 : 01/06/2025

Ukraina i shkatërron Rusisë mbi 40 avionë bombardues

22:34 : 01/06/2025

Historia prekëse e modeles nga Dibra: Donte të më martonte babi, vendosa të vija në Tiranë

22:30 : 01/06/2025

Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë: Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

22:15 : 01/06/2025

Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave

22:12 : 01/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com