• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Iftar me korrupsion, haram për atë që e shtron!

15:31 : 02/04/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Është muaji i shenjtë i Ramazanit për të gjithë besimtarët Muslimanë, i cili ka përkuar me fushatën elektorale të zgjedhje lokale në vendin tonë. Kandidatët për kryebashkiakë, shumica e të cilëve nga blloku i PS-së, po ndjekin një ritual të veçantë, ku edhe shenjtërinë e një muaji të veçantë e kthejnë në shenjtallkun e tyre për të marrë vota.

Kudo shihen pastime në shtrim iftari (ushqimi i saporënies së muzgut) për ata që e agjërojnë. Edhe pse mundohen të mos shfaqen publikisht me deklarata politike që të ngecin ushqimin në fyt, shumë prej politikanëve të pushtetit iftarin e kthejnë në një propagandë për të marrë vota.

E bëjnë shumë kandidatë për kryebashkiakë, do e bëjë edhe kryeministri ynë, kreu i shtetit dhe ndonjë ministër që hiqet si besimtar në Zot, por në të vërtetë “kulti” ku falen është kryeministri dhe pasuria që u rrjedh furishëm është korrupsioni. “Mos vidh, mos shaj, mos shtyp më të dobëtit dhe ndihmo të varfërit”-këto janë parimet bazë të një njeriu që beson në Zot, pavarsisht se ku lutet, në xhami, kishë, apo teqe.

Pastrimi i shpirtit nga besimtarët dhe pasurimi i të ligut në pushtet janë dy drejtime tërësisht të kundërta, por streiotipi i politikanit Rilindas “mëkatet e vjedhjes” dhe shtypjes ndaj më të dobëtve mendon se i lan duke shtruar iftar, e pasi të ketë shërbyer një lugë supë mendon për kazanin e pushtetit ku zhyt llërët në yndyrën e korrupsionit.

Lexo edhe:

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

Balluku në hetim nga SPAK, Berisha: Rama kërcënoi prokurorin e dosjes së Lubisë

Faqet zyrtare në rrjetet sociale të disa kandidatëve për kryetarë bashkie janë të mbushura me foto në lokale ku shtrojnë iftar për besimtarët dhe nxjerrin nga fjalorthi i tyre dedikime me thënien e librave të shenjtë, për të synuar shenjtërinë e pushtetimit në vijim. Po kush paguan për këtë iftar? Paguan kandidati që ka mbajtur për disa vite drejtimin e bashkisë, paguan drejtori i një institucioni diku në kadastër, doganë, port, OSHHE, KESH, ujësjellës e kudo tjetër, ky fjala korrupsion nuk quhet mëkat apo shkelje ligji, por meritë për të ngjitur edhe më lart shkallët e karrierës politike.

Në majën e shfrytëzimit të muajit të shenjtë të Ramazanit nuk ka si të mos qëndrojë kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Në ditët e fundit shkëputet një rast domethënës. Veliaj dhe Myftiu i Tiranës inaguruan xhaminë e re në rrugën “Hamdi Cullaj”. Padyshim që “fjalë prekëse” nxori Veliaj në kulmin e propagandës së tij. “Më vjen mirë që xhamia hapet në muajin e shenjtë të Ramazanit. Të qenit qytet, të qenit bashki, është e lidhur me xhaminë, sidomos Tirana, e cila ka lindur prej ndërtimit të xhamisë”-tha kryebashkiaku, duke iu referuar pikërisht xhamisë historike të Et’hem Beut në qendër të Tiranës.

E thënë nga goja e Veliajt kjo vret edhe më shumë se shtrimi i një iftari edhe nga ata kryebashkiakë që sot ndodhen në burg për vjedhje. Xhamia e Et’hem Beut duket si një “kutizë e vogël”, para kullës së stërmadhe që ndodhet 15 metra larg saj. I është prishur pamja objektit të kultit, kulturës apo historisë së kryeqytetit. I janë dridhur themelet deri në krisje muresh kur hapej gropa gjigante e kullës përbri, duke u zhurmuar dhe tronditur ditë e natë kur derdhej beton. Po ashtu edhe objekti tjetër si kulla e sahatit, apo varri i “Kapllan Pashës” ngjajnë si “kolibe” para “madhështisë” së qiellgërvishtësve që mbajnë firmën e Veliajt dhe Ramës. Po këta syresh flasin për besim, shtrim iftaresh dhe fjalë të shenjta për të siguruar “shenjtërinë e pushtetit” të tyre, të blerë me para të thatë, (sipas gjetjeve të OSBE-ODIHR), apo i tjetërsuar edhe me mashtrim me pjatën e supës në iftarin e shenjtë.

Të konsumosh iftarin e blerë me para korrupsioni nga ai që e shtron mund të mos jetë nuk është mëkat, por minimalisht çdo besimtar duhet të stepet kur i vjen një ftesë nga politikani i radhës, pa ngritur dyshimin se kush po ja paguan atë vaft. Është edhe para e taksave të tyre e vjedhur dhe që i vjen si “lëmoshë” nga hajduti me kostum pushteti.

Etiketa: 14 majiEdi Ramaiftarivotazgjedhjet lokale

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025
AKTUALITET

Balluku në hetim nga SPAK, Berisha: Rama kërcënoi prokurorin e dosjes së Lubisë

11:40 : 30/10/2025
AKTUALITET

A do ulet në një tryezë më Ramën? Berisha: Jam pro idesë së Senatit, por…

11:38 : 30/10/2025
AKTUALITET

“BE është një pacient me 27 mjekë patologë! Po ballkanizohen”, Rama: Dua marrëdhënie të mira me Serbinë

11:14 : 30/10/2025
AKTUALITET

Ramës i duket vetja lider i fuqishëm, kritikon BE-në: Ka qëndruar në autopilotin e SHBA-së

10:27 : 30/10/2025
AKTUALITET

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

22:01 : 29/10/2025
Para

Pensionist, çfarë mund të blesh me 5,000 lekë të reja sot?

TË GJITHA

Polici i dehur shkakton aksident në Tiranë, arrestohet nga AMP

20:11 : 30/10/2025

Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

20:06 : 30/10/2025

Berisha: Shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë

19:51 : 30/10/2025

Shiste drogë, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar në Angli

19:48 : 30/10/2025

“Nuk kam bërë asgjë për 20 vite burg”, Elsa Lila rrëfen tmerrin e arrestimit në Itali

19:32 : 30/10/2025

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025

Kanalet pro ruse në Telegram si “armë informative” kundër Kosovës

19:11 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com