• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“61% e buxhetit të Tiranës shkon për qoka”, Këlliçi zbulon si do ndalë korrupsionin

17:43 : 02/04/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi zhvilloi një takim me banorë të njësisë Nr.9 në kryeqytet, ku i njohu me taksat dhe tarifat që do të hiqen apo reduktohen, në rast se ai merr drejtimin e kryeqytetit.

Përveç planit për transport public falas, Këlliçci theksoi se nga eleminimi i disa taksave pritet të përfitojnë mbi 41 mijë biznese.

Ai u shpreh se lufta ndaj korrupsionit në bashkinë e Tiranës, do të rrisë të ardhurat që do të mblidhen nga taksat dhe tarifat vendore me rreth 60 milionë euro më shumë se sa aktualisht.

Të gjitha këto para, sipas Belind Këlliçit do të investohen për shërbime publike për qytetarët. Sipas Belind Këlliçit nga buxheti aktual i bashkisë, 61% shpenzohet vetëm për paga personeli dhe mobilim zyrash, qoka e festa

“Masa e parë do të jetë, zero e taksës së arsimit. E dyta, taksa për tokën bujqësore do të bëhet zero për pjesën që i takon bashkisë. Taksa e fjetjes në hotel do të reduktohet me 30%. Taksa e tabelës informuese do të reduktohet po me 30%. Taksa e truallit do të reduktohet me po 30% dhe taksa mbi ndërtesën do të reduktohet me po 30%. Këto janë të gjitha masa që ndihmojnë biznesin e vogël. Kam dhe dy tarifa që do t`i ulë me 50%. 1-tarifa e pastrim gjelbërimit. 2-Taksa më korruptive që është në kryeqytet është taksa për hapësirën publike, që çdo taksidar dhe çdo tatimor i bashkisë Tiranë e bën korrupsion, do të përgjysmohet. Sikur me vetëm 20% më shumë ta rris unë mbledhjen e taksave, do të thotë 60 milionë euro më shumë në Tiranë në vit. Do të thotë transport publik falas, do të thotë nja 25 shkolla të reja, do të thotë investime në rrugët e Tiranës, dhe janë qindra kredi të buta për çiftet që nuk ia dalin dot jetesës në Tiranë. Mbas 14 majit do të ketë luftë pa kompromis kundër korrupsionit. Të gjitha taksat që do të mblidhe në kryeqytet, do të kthehen në shërbime për ju”-tha Këlliçi me banorët e Njësisë Nr.9. Një masë tjetër e rëndësishme do të jetë ulja drastike e shpenzimeve për qoka, për lluks, për paga. Bashkia e Tiranës shpenzon 61% të buxhetit, për paga personeli, për njerëz që nuk bëjnë punën e tyre por që rrijnë në Facebook që bëjnë patronazhistin apo aktivistin. I shpenzon për djeta, për mobilje, për karburant, për bileta udhëtimi, për kancelari, për mobilim zyrash, për makina me qera, për këtë shërbimin leasing që marrin dhe qoka dhe për koncerte”, u shpreh Belind Këlliçi.

Lexo edhe:

Qeveria Rama mban sekret kontratat e konsulencës me kompaninë e Tony Blair

Në 5 muaj, bashkitë përdorën vetëm 10% të planit të investimeve, Tirana më dobët

Një tjetër angazhim i tij për qytetarët do të jetë zbutja e kostove të jetesës. Belind Këlliçi shprehet se do të ketë një fond të posaçëm nga bashkia për çiftet e reja, që të marrin kredi të buta.

“Kosto e jetesës. Për mua, përballimi i kostos së jetesës, ulja e kostove për familjen mesatare, normale në Tiranë, pse? Kostot e jetesës për mua janë jetike për qytetarët, do të ndikojnë drejtpërdrejtë te çiftetet e reja, te mundësimi që të kenë akses në një fond të posaçëm nga bashkia e Tiranës, për të marrë një kredi të butë, për të përballuar me mijëra çifte të reja jetesën në Tiranë,”-tha kandidati i opozitës përpara qytetarëve të Njësisë Nr.9.

Qytetarët ngritën shqetësime të shumta në lidhje me jetesën aktuale në këtë zonë. Një prej tyre, evidentoi problemin e zhurmave akustike që shkaktohen nga lokalet e natës, duke u kthyer në problem.

Ndërsa një tjetër qytetare u shpreh se shërbimi i tatimeve të bashkisë i kishte kërkuar rryshfet për t`i hequr disa gjoba.

“Le një herë se këto lokale punojnë gjithë natën, por konkurojnë me njëri tjetrin me zhurma, kush e çon zhurmën më shumë. Le zhurmat, por nuk duan as makinat në parking, se vijnë aty me ato foristradat, dhe ne nuk kemi nga hyjmë dhe nga dalim”-u shpreh qytetari.

“Shërbimi i tatimeve të bashkisë, sepse unë gjobat i kisha marrë nga Mbrojtja e Konsumatorit, vjen dhe më thotë: ne jemi pa drekë sot! Më vijnë për 10 ditë rresht në zyrë për të përfituar para nën dorë. Sigurisht që nuk i pagova, por kam bërë një luftë të madhe derisa i rrëzova këto gjoba. Kjo do të thotë se punonjësit e bashkisë vijnë si gjobvënës nëpër biznese”-u shpreh qytetarja.

Belind Këlliçi u shpreh se ky problem zgjidhet duke e kthyer policinë bashkiake në shërbim të qytetarit, dhe jo siç vepron aktualisht, si gjobvënëse.

“Ndotja akustike është një problem që prek me mijëra qytetarë çdo ditë. Policia bashkiake nën drejtimin e Belind Këlliçit nuk do të jetë më një tmerr dhe një ferr, që të mbijnë nga ferrat policiët me të gjobit qytetarin. Kështu që kjo çështje zgjidhjet nëpërmjet policisë bashkiake, duke vënë një rregull të njëjtë për të gjithë”-tha Këlliçi.

Gjatë takimit me qytetarët, Këlliçi u shpreh se 14 maji duhet të kthehet në referendum kundër të keqes, Erion Veliajt dhe Edi Ramës.

“Me rrëzimin e Erion Veliajt në datë 14 maj, është rrëzuar dhe Edi Rama. Dhe është një mundësi për ta avancuar dhe për ta sjellë më shpejtë rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti në 14 maj. Kështu që kjo është një ditë referendumi kundër kësaj të keqeje, nuk është një ditë ku vetëm votohet për Tiranën”-tha Këlliçi.

Etiketa: bashkia tiraneBelind Këlliçizgjedhjet lokale 2023

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qeveria Rama mban sekret kontratat e konsulencës me kompaninë e Tony Blair

11:18 : 07/08/2025
AKTUALITET

Në 5 muaj, bashkitë përdorën vetëm 10% të planit të investimeve, Tirana më dobët

08:07 : 05/08/2025
AKTUALITET

Përse Dritan Prençi nuk heton rolin e dy pronarëve faktikë të Inceneratorit të Tiranës, Ramës dhe Veliajt?

12:07 : 01/08/2025
AKTUALITET

11 Maji/ Këlliçi vijon akuzat: KQZ paradhomë e Ramës! Nuk ka pavarësi institucionale

21:42 : 28/07/2025
AKTUALITET

Deputeti paralajmëron arrestimin e Tërmet Peçit: Prisni edhe një muaj dhe do të shihni!

23:04 : 27/07/2025
AKTUALITET

IMT e Bashkisë Tiranë mbush xhepat me lekë dhe fal kioskat te “Delijorgji”/ FOTO

11:51 : 21/07/2025
Para

“Është perfekt në lojë”/ Burri i Oltës mbështet hapur Luizin

TË GJITHA

Temperaturat e larta rrezikojnë të rindezin zjarrin e madh në Francë, autoritetet në gatishmëri

13:15 : 08/08/2025

Kushtetuesja: Kuvendi i Kosovës duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur

13:06 : 08/08/2025

Kushtetuesja pritet të dalë sot me vendim për konstituimin e Kuvendit, Kurti përsërit ofertat për kompromis

12:57 : 08/08/2025

SPAK operacion antidrogë në disa qytete, lëshohen 11 masa sigurie

12:39 : 08/08/2025

Kishte mbjellë drogë në oborr, arrestohet një person në Lazarat

12:34 : 08/08/2025

Bardhi publikon sërish video nga zgjedhjet: Ja si një patronazhiste e PS prish sistemin e videomonitorimit

12:26 : 08/08/2025

E rëndë në Korçë! 30-vjeçarja denoncon në polici vjehrrin e saj për përdhunim

12:25 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com