• Kontakt
Friday, September 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

E njëjta skemë, të njëjtët njerëz, pse SPAK nuk heton inceneratorin e Tiranës

23:58 : 01/04/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Hetimet për inceneratorët e Elbasanit dhe të Fierit, megjithëse të pjesshme, zbuluan se në aferë ishin përfshirë të njëjtët zyrtarë të lartë e të mesëm dhe të njëjtën biznesmenë.

Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, zyrtarët e lartë kanë krijuar terrenin që kontratat me kosto koncesionare dhjetra miliona euro të fitoheshin nga një grup biznesmenësh, të cilët nuk kishin as përvojën dhe as mundësitë financiare për të marrë përsipër ndërtimin e impianteve të përpunimit të mbetjeve.

Dhe më tej, kompanitë shpërndanë qindra milionë lekë tek njëra-tjetra, në formën e konsulencës fiktive.

Lexo edhe:

I dënuar nga GJKKO, arrestohet në Londër ish-zyrtari prokurimeve publike, Krenar Gozhina

GJKKO pranon kërkesën e SPAK, zgjaten me 3 muaj hetimet ndaj ish miss-it Eria Ago

Pas hetimeve të Prokurorisë (SPAK), kompanitë koncesionare të landfillit të Elbasanit dhe Fierit janë vendosur nën sekuestro, me dyshimet se afera përfshin korrupsion dhe pastrim parash.

Një mori të dhënash dëshmojnë se e njëjta skemë është zhvilluar saktësisht edhe me inceneratorin e Tiranës.

Por, ndërkohë që afera e Djegësit të Tiranës është prej gati tre vitesh nën hetim, kompania koncesionare vijon aktivitetin, pra arkëtimin e qindra mijëra eurove periodikisht, pa u shqetësuar nga institucionet ligjzbatuese.

Zyrtarët e njëjtë

Kontrata koncesionare për ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve në Sharrë të Tiranës, u nënshkrua në gusht të vitit 2017, ndërmjet qeverisë shqiptare së përfaqësuar nga Ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe kompaninë koncesionare “Integrated Energy BV”, e regjistruar në zonën off-shore të Amsterdamit, në Hollandë.

Zyrtari i lartë i asaj kohe, Lefter Koka, rezulton që të ketë zhvilluar procedurat edhe për kontratat koncesionare për impiantet e mbetjeve në Elbasan dhe Fier.

Në foto: Kontrata koncesisonare për landfillin e Sharrës

Në atë kohë, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, dhe me rol domethënës në kontratën koncesionare për landfillin e Sharrës, ka qenë Alqi Bllako, i cili ka zhvilluar procedurat edhe për inceneratorin e Fierit dhe që gjendet pas hekurave pikërisht për atë rast.

Dokumentat e bërë publike më herët dëshmojnë se në shqyrtimin e procedurave për inceneratorin e Tiranës është përfshirë edhe ministri i Financave i kohës, Arben Ahmetaj, i cili ka pasur rol thelbësor edhe në procedurat e inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit.

Po ashtu, në procedurat e inceneratorit të Tiranës kanë qenë të përfshirë edhe një sërë zyrtarësh të nivelit më të ulët, të cilët gjithashtu gjenden në burg për rolin e tyre të dyshimtë në hartimin e kontratave koncesionare për inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit.

Pra, rezultojnë se të njëjtët zyrtarë gjenden në të treja procedurat koncesionare të plehrave. Natyrisht, në dokumentat e inceneratorit të Tiranës gjenden edhe Erion Veliaj dhe mbi të gjithë, Edi Rama e Ëngjëll Agaçi.

Këto tre emrat e fundit duket se janë pengesa kryesore që SPAK-u të avancojë me hetimin e këtij projekti, i cili përllogaritet që do t’u kushtojë shqiptarëve dhe sidomos qytetarëve të Tiranës, rreth 430 milionë euro në 30 vite.

Biznesmenët e njëjtë

Kompania koncesionare, “Integrated Energy bv” është krijuar në Amsterdam të Hollandës nga biznesmeni Klodian Zoto.

Ky sipërmarrës rezulton që të jetë pjesë drejtuese e kompanive koncesionare, “Albtek Energy” dhe ‘Integrated Technology Waste Treatment, Fier”, që kanë përfituar koncesionet e plehrave në Elbasan dhe Fier.

Hetimet e SPAK-ut për “Elbasanin” dhe “Fierin” zbuluan se Zoto bashkëpunonte shumë ngushtë me Mirel Mërtirin, i konsideruar nga prokuroria si “pronari de fakto” i kompanisë “Albtek Energy”, me pronare bashkëjetuesen e këtij të fundit, Stela Gugallja.

Në foto: Kontrata koncesionare për landfillin e Fierit

Të tre këta personazhe janë në kërkim nga SPAK-u, në vijim të hetimeve për inceneratorin e Elbasanit dhe të Fierit.

Pra, edhe në inceneratorin e Tiranës duket se është i përfshirë i njëjti grup biznesmenësh, emrat e të cilëve shfaqen me rol kryesor në dy koncesionet e mëparshme.

Por, pavarësisht kësaj, prokuroria SPAK ende nuk ka konkluduar me hetimet për inceneratorin e Tiranës.

Pagesat mes kompanive

Hetimet e Prokurorisë Speciale për koncesionet në Elbasan dhe Fier zbuluan se kompanitë e Zotos dhe Gugalljas, kishin qarkulluar mes tyre qindra mijëra euro të paguara nga qeveria, nëpërmjet konsulencave fiktive.

Në një njoftim të shpërndarë nga SPAK në 12 Dhjetor 2022, thuhej ndër të tjera: “E pandehura Stela Gugalla në cilësinë e ortakut të vetëm dhe administratorit të shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k, i pandehuri Klodian Zoto në cilësinë e ortakut të vetëm dhe administratorit të shoqërisë “Integrated Technology Services” sh.p.k, si dhe i pandehuri Mirel Mërtiri në cilësinë e pronarit faktit të shoqërisë“Albtek Energy” sh.p.k, në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe në bashkëpunim me të pandehurin Lefter Koka, kanë përdorur një skemë fiktive të kryerjes së pagesave, të realizuar nëpërmjet dy shoqërive tregtare respektive, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre.

Të dhëna të siguruara nga “Boldnews.al” dëshmojnë se e njëjta skemë, pra qarkullimi i para nga kompania e krijuar nga Zoto tek Gugallja dhe anasjelltas, është kryer edhe në inceneratorin e Tiranës.

Kompania koncesionare e landfillit të Tiranës, “Integrated Energy bv”, e krijuar nga Klodian Zoto dhe që aktualisht rezulton me pronar përfitues tre persona të tjerë me shtetësi italiane, gjatë periudhës 2020-2021, ka paguar rreth 450 milionë lekë të reja (rreth 4 milionë euro” për shërbime të ndryshme shoqërinë “Integrated Technology Service”, në pronësi të Klodian Zotos.

Në foto: Pagesat e kryera nga koncesionari i Sharrës në drejtim të “Integrated Technology Service” të Klodian Zotos

Po ashtu, koncesionari i Sharrës ka paguar edhe 9.5 milionë lekë të reja ose rreth 90 mijë euro për konsulencë studion “Zoto Consulting”, në pronësi të Klodian Zotos, i cili zotëron edhe pjesën më të madhe të aksioneve në shoqërinë koncesionare të landfillit të Fierit, “Integrated Technology Waste Treatment Fier”.

Në foto: Pagesat e kryera nga koncesionari i Sharrës në drejtim të “Zoto Consulting” të Klodian Zotos

Në të njëjtën periudhë, kompania koncesionare e landfillit të Tiranës ka paguar 17.5 milionë lekë të reja ose rreth 150 mijë euro, studion e konsulencës “Consultin SE Partners”, në pronësi të Stela Gugallja, e cila nga ana e saj zotëron edhe ‘Albtek Energy” të inceneratorit të Elbasanit

Në foto: Pagesat nga koncesionari i Sharrës në drejtim të ‘Consulting SE Partners” të Stela Gugalljas

Pra, edhe në Tiranë është zhvilluar e njëjta skemë qarkullimi parash, siç ka ndodhur më herët mes të njëjtëve biznesmenë në zbatimin e kontratave koncesionare të landfillit në Elbasan dhe në Fier.

Duket fare qartë se në procedurat për hartimin, si edhe në zbatimin e kontratës për landfillin e Sharrës në Tiranë gjenden të njëjtët zyrtarë, të njëjtët biznesmenë dhe e njëjta skemë qarkullimi parash.

Por, nga SPAK-u ende nuk ka asnjë sinjal për hetimin e procedurës.

Etiketa: Alqi Bllakoarben ahmetajinceneratori i tiranesKlodiana Zotolefter kokaspakStela Gugallja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I dënuar nga GJKKO, arrestohet në Londër ish-zyrtari prokurimeve publike, Krenar Gozhina

20:29 : 05/09/2025
AKTUALITET

GJKKO pranon kërkesën e SPAK, zgjaten me 3 muaj hetimet ndaj ish miss-it Eria Ago

15:09 : 05/09/2025
AKTUALITET

A do të shmangë ministrat që po hetohen nga SPAK? Rama komenton thashthemet për Qeverinë e re

08:30 : 05/09/2025
AKTUALITET

Rama “sytë katër” për plehrat, por mbyll të dy sytë për vjedhjet në qeveri

22:08 : 04/09/2025
AKTUALITET

Nesho: Amerikanët të shqetësuar për McGonigal dhe korrupsionin në Shqipëri

21:45 : 04/09/2025
AKTUALITET

Inceneratori i Elbasanit/ Alqi Bllako kërkon pafajësinë në Gjykatën e Lartë

16:51 : 03/09/2025
Para

Tornado shemb çatitë e teatrit, raportohet për viktima

TË GJITHA

Ilaçet, dieta dhe IA: Gjetjet e reja, ‘ndryshuese të lojës’ në trajtimin e sëmundjeve të zemrës

22:16 : 05/09/2025

Persona me dosje kriminale në mbrojtje të zyrave të partisë së Vuçiçit

22:04 : 05/09/2025

BE ndëshkoi Google me gjobë, Trump: Sulmet ndaj kompanive amerikane nuk i toleroj

22:03 : 05/09/2025

Zelensky zhvillon takim me kryeministrin sllovak, në fokus çështjet e luftës dhe energjisë

21:57 : 05/09/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Zvicra i shënon katër gola Kosovës në pjesën e parë

21:42 : 05/09/2025

Meloni në telashe për emigrantët, gjyqtarët miratojnë masa të rrepta ndaj kampeve në Shqipëri

21:36 : 05/09/2025

Të shtëna me ar*ë zjarri në Kukës, sherri nisi për një vend parkimi

21:21 : 05/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com