• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Trump do të paditet për pagesën e supozuar ndaj yllit të pornografisë

20:17 : 31/03/2023
në BOTA

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, do të paditet për një pagesë që supozohet se ia ka bërë një ylli të pornografisë, në këmbim të heshtjes, para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

Detajet e rastit kundër tij, ende nuk janë bërë të ditura.

Një juri e madhe ka votuar për ta paditur atë, pas hetimit të pagesës prej 130.000 dollarëve për Stormy Daniels-in, në përpjekje e sipër për të blerë heshtjen e saj, për një aferë të supozuar.

E ashtuquajtura juri e madhe përbëhet prej një grupi të qytetarëve, të cilëve ligji u jep autoritet për të hetuar shkeljet e mundshme penale të një pandehuri dhe të vlerësojnë nëse duhet ndëshkuar ai.

Pagesa besohet është kryer në mënyrë të ligjshme, mirëpo supozohet se Trump e ka regjistruar atë si shpenzim biznesor.

Lexo edhe:

Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, zbulohet çfarë u diskutua

Trump zgjat urdhrin për Ballkanin Perendimor, gjendje e jashtëzakonshme edhe një vit

Falsifikimi i regjistrave biznesorë në Nju Jork, përbën shkelje.

Trump, 76-vjeçar, mohon çdo keqbërje, por pritet të paraqitet në gjykatë për t’u përballur me akuzat, të martën e javës së ardhshme.

Ai është ish-presidenti i parë amerikan që përballet me padi penale.

Republikanët e kanë konsideruar padinë si “indinjuese”, derisa demokratët kanë thënë se askush nuk është mbi ligjin.

Prokurori i qarkut Manhatan në Nju Jork, Alvin Bragg, i cili i ka kryer hetimet, e ka konfirmuar që e ka kontaktuar avokatin e Trumpit, për të “koordinuar dorëzimin e tij”, për akuzat e paspecifikuara.

Ish-presidenti amerikan, që tani jeton në Florida, pritet të udhëtojë të hënën në Nju Jork dhe të paraqitet në gjykatë të martën, kanë thënë dy burime të njohura me këtë rast për transmetuesin amerikan CBS.

Pikat e padisë do t’i lexohen atij në seancë, e cila pritet të zgjasë 10-15 minuta.

Shërbim Sekret i Shteteve të Bashkuara – i cili ka për obligim që të mbrojë presidentin aktual dhe ish-presidentët tjerë – do të angazhohet për sigurinë gjatë paraqitjes së Trumpit në gjyq.

Trump aty mund të japë shenjat e gishtërinjve dhe t’i bëhen fotografitë, sikurse të gjithë të pandehurve të tjerë për rastet penale.

Përmes një deklarate, Trump e ka kritikuar prokurorin e Manhatanit.

Ai e ka quajtur prokurorin një “turp” dhe e ka akuzuar se po e bën “punën e ndyrë të Joe Bidenit”.

“Demokratët kanë gënjyer, mashtruar dhe kanë vjedhur, në obsesion e sipër për ta ‘zënë Trumpin’, mirëpo tani e kanë bërë atë që është e paimagjinueshme – e kanë paditur një person plotësisht të pafajshëm, përmes një akti të ndërhyrjes flagrante në zgjedhje”, ka thënë ai.

Trump i ka kritikuar vazhdimisht hetimet që janë bërë në Nju Jork si “gjueti shtrigash”, të cilat udhëhiqen prej kundërshtarëve të tij.

Prokurori Bragg, i cili është i regjistruar si demokrat, e ka hedhur poshtë mundësinë e përfshirjes së politikës në rastin kundër Trumpit.

“Ne i vlerësojmë rastet në bazë në fakteve juridike, ligjit dhe dëshmive”, ka thënë ai më herët gjatë këtij muaji.

Avokatja e Trumpit, Susan Necheles, ka thënë përmes një deklarate se ai nuk ka bërë asnjë krim.

“Ne do ta luftojmë këtë ndjekje politike në gjykatë”.

Hetimet kanë në thelb dyshimet që Trump e ka urdhëruar ish-avokatin e tij, Michael Cohen për ta paguar Stormy Danielsin, ish-aktore e pornografisë, më pak se dy javë para zgjedhjeve të vitit 2016, ashtu që ajo të mos flasë për aferën e dyshuar me Trumpin.

Stormy Daniels.
Stormy Daniels

Daniels ka thënë se ka pasur aferë seksuale me Trumpin më 2006 – një vit pas ai është martuar me gruan e tij aktuale, Melania.

Cohen ka thënë në gjykatë se e ka bërë pagesën prej 130.000 dollarëve “në koordinim dhe urdhër” të ish-presidentit.

Cohen është burgosur në periudhën 2018-2020 për akuza të ndryshme.

Ish-avokati i Trumpit, Michael Cohen.
Ish-avokati i Trumpit, Michael Cohen.

Pas padisë, Danieles i ka falënderuar mbështetësit e saj.

“Kam aq shumë mesazhe dhe nuk mund t’iu përgjigjem të gjithëve… po ashtu nuk dua të hap shampanjën”, ka thënë ajo përmes një postimi në Twitter.

Ky rast penal mund të ndikojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 në Shtetet e Bashkuara.

Trump është duke garuar për të fituar nominimin e republikanëve për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.

Në SHBA nuk ekziston asnjë ligj që ia parandalon një kandidati, që është shpallur fajtor për një krim, të garojë apo të shërbejë si president – qoftë edhe prej burgut.

Ndaj Trumpit – i cili ka shërbyer si president në periudhën 2017-2021 – Dhoma e Përfaqësuesve pati nisur dy herë procedurat për shkarkim.

Mirëpo, ai është shfajësuar dy herë nga Senati.

/REL/

Etiketa: donald trumpStormy Daniels

Lajme të lidhura

BOTA

Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, zbulohet çfarë u diskutua

21:14 : 25/06/2026
BOTA

Trump zgjat urdhrin për Ballkanin Perendimor, gjendje e jashtëzakonshme edhe një vit

14:22 : 24/06/2026
AKTUALITET

Revolta e Kakomesë kundër Luan Lekës u paketua në “X” si protestë kundër familjes Trump

10:42 : 23/06/2026
BOTA

Trump fajëson Iranin për tensionet në Liban, kërcënon me bombardime

22:24 : 21/06/2026
BOTA

“Më luti për të bërë një foto”/ Meloni i përgjigjet Trumpit: Shpifës, unë dhe Italia nuk lypim kurrë!

13:24 : 19/06/2026
BOTA

Trump sulmon Melonin pas Samitit të G7: Më luti që të bëja foto me të

12:20 : 19/06/2026
Para

Dy trena në Zvicër dalin nga shinat, raportohet për të lënduar

TË GJITHA

Humbi kontaktet me të birin në vitin 1999, apeli i trishtë i babait: Më ndihmoni ta gjej!

14:33 : 26/06/2026

“Enveri i dytë” na mposhti më keq se ai i pari!

14:18 : 26/06/2026

Skandal te Shkëmbi i Kavajës/ Ujërat e zeza derdhen në det pranë plazhit publik

14:02 : 26/06/2026

51 mijë paund cash dhe kanabis, dënohet çifti shqiptar në Britani /EMRAT

13:48 : 26/06/2026

Sori Al thotë se studentët e policisë i ka zënë viroza

13:46 : 26/06/2026

“Plas” tek Uruguai para sfidës me Spanjën, Bielsa akuzon lojtarët se duan ta shkarkojnë

13:39 : 26/06/2026

Bie bujqësia dhe industria, kush po kontribuon në rritjen ekonomike?

13:25 : 26/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomjojobetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomtimebetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet