• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Protesta/ Përplasje me policinë dhe kërcënim për vetëflijim, çfarë ndodhi sot në Bërxullë

11:17 : 30/03/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE

Banorët e Bërxullës kanë dalë ditën e sotme sërish në protestë për të kundështuar ndërtimin e autostradës Thumanë-Kashar mbi tokat dhe shtëpitë e tyre që siç shprehen, kërkohet të merren me forcë kundrejt një shpronësimi “qesharak”.

Banorët kanë bllokuar rrugën që të çon në drejtim të Rinasit duke u përplasur me efektivët e policisë. U bënë më shumës e gjashtë muaj që banorët e Bërxullës protestojnë në shenjë kundërshtimi jo për projektin e ndërtimit të rrugës Thumanë-Kashar, por vlerën e kompensimit, i cili siç shprehen, nuk korrespondon me çmimin e tregut.

Banorët pohojnë se pavarësisht protestave të tyre, ata nuk kanë marrë asnjë reagim nga institucionet shtetërore, ndonëse thonë se e kanë kërkuar në të gjitha format e mundshme.

Tensionet

Në mesin e protestuesve ishin të rinj e të moshuar. Këta të fundit janë shtrirë në rrugën e makinave e duke refuzuar të ngrihen edhe me ndërhyrjen e policisë. Ata refuzuan uniformat blu dhe kërkuan ardhjen e instancave të tjera shtetërore për zgjidhjen e problematikës së tyre.

Lexo edhe:

“Padrejtësi ndaj luftëtarëve të UÇK-së”/ Nis protesta kundër Gjykatës Speciale në Prishtinë

Protestë e “TKZ” në Luginën e Preshevës: Jo bashkë me shtetin që na mohon, jo Euro 2027 me Serbinë!

“Unë një ditë do të vdes. Do vdes një ditë, nuk ka asgjë nëse vdes sot. Unë pronën time do ta mbroj me gjak. Le të vijë qeveria, le të ballafaqohet me ne. Ne nuk jemi kosh plehnash., Nuk bëjmë luftë me asnjë njeri. Kush vjen këtu merr përgjigjen e duhur. 6 muaj nuk janë pak, po na ikën truri i kokës,”- u shpreh një banore.

“Jam 60 vjeçe. Nuk kam parë pushtet më të poshtër se ky, më skllevër se na ka bërë ky Edi Rama ne, nuk kam parë. Qeveri më të poshtër nuk kam parë. Për këtë duhet një rrahman i madh të shkruash, për Edi Ramën. Aq i poshtër është, jo vetëm për ne fshatarët këtu, por për të gjithë Shqipërinë. Ky është kryeministri më i keq, jo i vendit, por i botës me gjithë qeveritarët, janë më hajdutët. Të mos kujtojë se do ta ketë përherë këtë pushtet. Edi Rama dhe Balluku janë bij hajdutësh. Prandaj e ka çuar Dallëndyshen ai atje, se e di vetë ai, i ka thurur planet me atë ai. Për ne e ka çuar, por për Zotin, pasha Zotin, unë e vdekur nuk kam për ta lëshuar tokën time derisa të më përshtatet sipas dëshirës sime. Po s’bëri rrugën dytësore, të mj japë shpërblimin e banesës dhe të tokës, nuk e lëshoj rrugën”,- u shpreh një tjetër banore.

5
4
3
2
1

Kryeplaku: Do e zgjidhim me vetëgjyqësi

Kryeplaku i fshatit Bërxullë, Muharrem Koni, deklaroi me bindje se ata do të mbrojnë tokat e tyre me jetë, duke paralajmëruar se do ta zgjidhin me vetëgjyqësi këtë çështje.

“I dhamë afat deri të martën, nuk ka asnjë reagim nga Dallëndyshe Bici. Liritë dhe të drejtat tona po na i konsumojnë ata, ne do fillojmë me vetëgjyqësi. Drejtuesit e Hipotekës do të vihen në lëvizje përballë forcës tonë, ta mendojnë mirë këtë punë. Nëse dje ishte tubim paqësor tani ne kërkojmë urgjentisht të vihen në lëvizje, nuk ka të shtunë të djelë pushim për ta. Në 6 muaj kanë fjetur gjumë, të na japin përgjigje. Thirrjet tona po injorohen, i kemi thënë mijëra herë, nëse janë të paaftë për të kuptuar çështjen të vijnë këtu dhe ia shpjegojmë, do ia bëjmë të gjitha procedurat. Duhet që certifikata të jepet brenda 10 ditësh, kanë ndryshuar praktikën e punës. Kërkojmë certifikimin e shtëpive dhe shpronësimin me blerën e tregut. Matja në teren është 100 herë më mirë se ai dixhital, kemi komunikuar disa herë dhe me fshatrat e tjerë që preken nga projekti por ata heshtin, kanë pranuar këtë abuzim, flenë gjumë. Çdo njeri i del për zot pronës së vetë, por kam një thirrje për ta: boll i shkeli regjimi i parë, pse nuk ngrihen. Mos të bëjnë marrëveshje me firmën, të drejtat e tyre janë shkelur. Si e duan më qartë atë, vetëm ata pa shkollë nuk e kuptojnë”,– u shpreh Koni.

Banorët e Bërxullës prej 6 muajsh kundërshtojnë projektin e zgjerimit të aksit rrugor ‘Thumanë-Kashar’ i cili prek banesat e tyre. Kjo nuk është protesta e parë që ndodh nga banorët e kësaj zonë lidhur me këtë shqetësim, pasi ata nuk janë dakord me skemën e shpronësimit të pronave të tyre që preken nga projekti i rrugës. Sipas tyre, çmimi i tregut për pronat e tyre është rreth 50 euro për metër katror, ndërsa atyre u është ofruar një kompensim me rreth 4 euro për metër katror, gjë që ata e kanë refuzuar kategorikisht. Këtë të Enjte, ata paralajmëruan përshkallëzim të protestës nëse kërkesat e tyre nuk marrin përgjigje.

Etiketa: Bërxullëproteste

Lajme të lidhura

RAJONI

“Padrejtësi ndaj luftëtarëve të UÇK-së”/ Nis protesta kundër Gjykatës Speciale në Prishtinë

17:39 : 07/08/2025
SPORT

Protestë e “TKZ” në Luginën e Preshevës: Jo bashkë me shtetin që na mohon, jo Euro 2027 me Serbinë!

15:55 : 29/07/2025
AKTUALITET

Banorët e Kaçinarit protestë para Prokurorisë: Kallëzimi ndaj HEC-eve nuk u hetua, u zhdukën dokumentet

18:29 : 17/07/2025
AKTUALITET

FOTO/ U hoq nga puna, Yuri Kim proteston para DASH

17:15 : 12/07/2025
AKTUALITET

Lirimi i hapësirave publike, tregtarët e Laçit në protestë: Nuk kemi përkrahje

11:26 : 09/07/2025
AKTUALITET

BIRN: Banorët e Suçit “pushtojnë” bashkinë e Klosit në protestën kundër HEC-it

17:27 : 07/07/2025
Para

14 Maji/ Konferenca e Kryetarëve vendos: Parlamenti vijon punën deri më 27 prill

TË GJITHA

Nga Gjesti, Laerti e deri te Loredana, Rozana tregon se si i ka marrëdhëniet me ish-banorët e BBV

20:38 : 08/08/2025

Shkëndija shpartallon Shkupin në javën e parë të kampionatit maqedonas

20:32 : 08/08/2025

Një i vdekur, teksa Greqia vazhdon “luftën” me zjarret! Evakuohen disa zona

20:25 : 08/08/2025

“Ishte klubi im i ëndrrave”, Eden Hazard tregon pse dështoi te Real Madrid

20:21 : 08/08/2025

Kosova kërkon nga Shqipëria reciprocitet për shërbimin e hemodializës

20:12 : 08/08/2025

Gara për supremacinë Artificiale/ ChatGPT mposht Grok-un e Musk në turneun e shahut

20:02 : 08/08/2025

Plani për Gazën sjell më shumë mjerim për palestinezët dhe një risk të madh për Netanyahun

20:00 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com