• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Në mandatin e dytë dha 6 mln m2 leje ndërtimi, Veliaj del të mbrojë kullat në “Opinion”

22:39 : 30/03/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, SOCIALE

Erion Veliaj nuk ka sy të shohë kullat që mbijnë si kërpudha në Tiranë, ose në rastin më të mirë ai i sheh si zhvillim për biznesin, pasi në “Opinion” me Blendi Fevizun u justifikua duke thënë se janë hotele me 5 yje që sjellin zhvillim të jashtëzakonshëm.

Kryebashkiaku i Tiranës, i ndodhur përballë pyetjes së sikletshme se përse po betonizohet qendra historike, zgjodhi të bëjë një krahasim banal, duke u shprehur se Tirana nuk është Roma apo Athina ndaj atij me gjasë i falet “dhurimi” i lejeve për qiejgërvishtës te oligarkët.

“Qyteti në fakt është një qytet i ri, i krijuar nga një aksident ose incident i Kongresit të Lushnjes që e transformoi. Këtu kemi dy mundësi. Duke e ditur që ne nuk jemi Athina dhe Roma, pra nuk jemi qytet i lashtë Kiçin e Shkupit, të ndërtojmë një qytet të ri… Një kryetar bashkie ose një administratë duhet të pranojë që ky është një qytet relativisht i ri”, tha ai.

Por, tallja e madhe e Veliajt vazhdoi, teksa miliona metër katrorë leje që ka dhënë në lagjet e vjetra dhe qendrën e Tiranës nga 2015, i justifikoi duke thënë se kullat nuk ndërtohen te “Bulevardi i Ri”, sepse turistët nuk i cojmë te bregu i Lumit.

“InterContinentali”, “GranMelia” ose “Sofiteli”, ose ndërtesa të tjera jashtëzakonisht cilësore, dalluar nga rrumpahanja e viteve ’90, janë komplet tjetër gjë. Së pari, të gjitha bizneset, turizmi, aktivitetet ndodhin në qendër të Tiranës. Ti nuk mund t’i çosh të huajt tek bregu i lumit dhe t’u thuash se ministrisë do i kenë këtu, eventet ndodhin këtu…Tipikisht në qytete të kësaj natyre, qendra historike është mbrojtur, në periferi të qendrës historike…Hapja e hoteleve me 5 yje në qendër të qytetit sjell një biznes të jashtëzakonshëm”, u shpreh kryebashkiaku.

Lexo edhe:

Florjan Binaj: Tiranës nuk i duhet një shërbëtor i partisë, por i qytetarëve

Kush e anulloi arrestin me burg të Ballukut e dy turqve..?!

Gjithashtu, edhe pse “Sahatin” e Tiranës e ka mbuluar me tre kulla nga pas, Veliaj u shpreh shumë krenar, pasi kemi tani sipas tij një “Sahat” që punon me gomën e vet sa herë shkon në gjysmë ora.

Por, ajo çka i rrëzon gënjeshtrat e artikuluara live nga Veliaj, janë shifrat zyrtare.

Dhe për më tepër ato të INSTAT, një institucion që edhe pse kontrollohet me dorë të hekurt nga qeveria, nuk mund të fshehë mbi 1.8 milionë metër katrorë leje ndërtimi që janë dhënë në Tiranë vetëm në 2022.

Kullat e larta në qendër të Tiranës vijojnë të shtohen dhe vitin e kaluar,  68% e lejeve të dhëna në Shqipëri janë lëshuar nga Veliaj në kryeqyte, aty ku gjatë dy mandateve të tij betonjeret kanë pushtuar rrugën dhe vinçat, qiejt.

Nga dhënia e lejeve të ndërtimit bashkia arkëton rreth një të tretën e të ardhurave që ajo mbledh në total nga taksat dhe tarifat, ndaj Veliaj edhe pse rrezikon të humbasë bashkinë përbaallë Belind Këlliçit, ka projektuar edhe në projektbuxhetin e bashkisë për vitin 2023, që të arkëtojë nga ky zë, 5.6 miliardë lekë të ardhura.

Ngritja e kullave dhe kompleksve të banimit në Tiranë vijon, edhe pse ritja e numrit të lejeve të ndërtimit nuk korrespondon me rritjen vjetore të numrit të popullsisë në kryeqytet.

Ndërkohë, ekspertët kanë konstatuar se Bashkia e Tiranës dhe qeveria shqiptare po zëvendësojnë godinat historike me kulla shumëkatëshe, duke anashkaluar një sërë procedurash ligjore.

Sakaq, nga analiza e shifrave rezulton se në mandatin e dytë të Veliajt, nga viti 2019 deri në 2022, Bashkia Tiranë ka dhënë rreth 6 milionë metër katror leje për ndërtime të reja, edhe pse qyteti po humbë banorë për shkak të emigracionit.

Etiketa: bashkia tiraneErion Veliajkulla ne tiraneleje ndertimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Florjan Binaj: Tiranës nuk i duhet një shërbëtor i partisë, por i qytetarëve

19:49 : 26/10/2025
AKTUALITET

Kush e anulloi arrestin me burg të Ballukut e dy turqve..?!

18:04 : 24/10/2025
AKTUALITET

“Motra pret t’i bashkohet vëllait”, Këlliçi pasi SPAK mori nën hetim Ballukun: Veliaj po tërheq këmbën zvarrë

15:42 : 24/10/2025
AKTUALITET

Flor Binaj/ Polici i pavarur dhe policët e Ramës

18:15 : 23/10/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Florjan Binaj nis fushatën, qindra qytetarë e ndalojnë për ta përshëndetur: Do fitosh se je i thjeshtë si ne!

12:41 : 22/10/2025
AKTUALITET

Florian Binaj bashkon opozitën, fushatës i bashkohet Hasimja, Alimehmeti dhe Doda

12:23 : 21/10/2025
Para

Denni Xhepa shpallet kampion Ballkani në ski

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 27 tetor 2025

22:57 : 26/10/2025

Balona me helium në hapësirën ajrore, Lituania mbyll aeroportin e Vilniusit dhe kufirin me Bjellorusinë

22:46 : 26/10/2025

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

22:34 : 26/10/2025

Realizoi eurogol në Serie A, Medon Berisha: Trajneri më thotë që të marr iniciativë

22:26 : 26/10/2025

Me 100 diamante/ Del në ankand një nga kurorat e Napoleon Bonaparte

22:13 : 26/10/2025

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025

Kriptot e sekuestruara nga krimi, thesari dixhital që po sfidon drejtësinë shqiptare

21:48 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com