• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Publikimi i pagave, çështja mbyllet me dënime me shërbim prove

Rrjedhja e të dhënave të pagave të shqiptarëve ka përfunduar me dënimin e katër të akuzuarve me shërbim prove.

10:40 : 29/03/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Gjykata e Tiranës ka dënuar më shërbim prove katër të akuzuarit lidhur me publikimin e databasës së pagave në 2021. Dënimet u dhanë në përputhje me kërkesën e prokurorisë.

Andi Agaraj u dënua me 4 vjet shërbim prove për dy akuza, atë të shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit kryer në bashkëpunim. Ndërkohë 3 personat e tjerë, Eni Qirjako, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi u dënuan me 32 muaj shërbim prove secili. Qirjako u shpall fajtore për akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa dy të tjerët për korrupsion. Të pandehurit përfituan uljen e një të tretës së dënimeve për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Ata u arrestuan janarin e vitit 2021 pas publikimit të pagave dhe të dhënave personale të mbi 650 mijë qytetarëve. Në pranga përfunduan dy punonjës të IT te Drejtoria e Tatimeve, Andi Agaraj dhe Eni Qirjako si dhe 2 përmbaruesit privat Klodian Sota dhe Endri Ikonomi, të cilët sipas hetimeve, blenë të dhënat. Më pas, të arrestuarit u liruan nga gjykata, që zbuti ndaj tyre masën e arrestit me burg.

Sipas prokurorisë, Eni Qirjako ia kaloi të dhënat Andi Agarajt i cili i shiti tek Klodian Sota – përmbarues privat. Ky i fundit më pas i shiti te Endri Ikonomi – punonjës në një institucion financiar. Fillimisht, specialistja e IT Eni Qirjako, ka pasur qasje në këto të dhëna dhe më pas ia dërgonte kolegut të saj, Andi Agaraj, përmes kanalit WeTransfer. Sipas hetimeve, Agaraj ka shitur disa herë të dhënat që merrte nga kolegia e tij për 200 mijë lekë të vjetra. Sota nga ana tjetër, ka shitur të dhënat e marra prej Agarajt te Ikonomi për shuma prej 200 deri në 300 mijë lekë.

Hetimet

Lexo edhe:

“Manipuloi tregun”/ Gjykata e Apelit shpëton nga burgu Nadir Çaushollin e “CFO Pharma”

Vrasja e Gentjan Bejtjas/ Dërgohen për gjykim dy të akuzuar, një i arratisur në Dubai

Referuar dosjes së akuzës dorëzuar në Gjykatë: Prokuroria e Tiranës, në datë 22.12.2021, ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr.9428 dhe po zhvillohen hetime, pasi dyshohet se janë konsumuar element të veprës penale te “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike” si dhe “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar në nenin 293/b, 293/c dhe 248 të K. Penal. Objekti i hetimit lidhet me faktin se ne rrjetet sociale ne date 22.12.2021, e konkretisht nëpërmjet aplikacionit “whatsapp” është publikuar një raport ne programin “Exel”, lidhur me liste pagesat e muajit Janar te vitit 2021, te pagave të punonjësve të punësuar në institucionet shtetërore dhe private. Këto të dhëna janë shpërndarë fillimisht nëpërmjet aplikacionit “whatsapp” dhe pastaj janë publikuar dhe në media. Këto të dhëna janë lehtësisht të aksesueshme nga çdo shtetas.

Me urdhrin e datës 23.12.2021, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka urdhëruar mbajtësin (administratorin) ose kontrolluesin, e të dhënave kompjuterike të Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë, Institutit të Sigurimeve Shoqërore në Tiranë, të dorëzojë të dhënat kompjuterike të memorizuara në sistemin kompjuterik e konkretisht të të gjitha logeve që kanë loguar në sistemin e të dhënave për pagat Janar 2021. Urdhër i cili është ekzekutuar nga policia gjyqësore me proces verbal të datës 23.12.2021.

Nga aktet hetimore paraprake te administruara ka rezultuar se e dyshuara Eni Qirjako, ka filluar punë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve më 20 Korrik 2020, në pozicionin e specialiste IT. Ajo ka rënë në dijeni të shpërndarjes së të dhënave të pagave në date 22.12.2021. Pasi është njohur me këto të dhëna, ka konstatuar se ora dhe data e krijimit te file-it në Excel përkonte me datën dhe orën që këto të dhëna ajo ja kishte dërguar kolegut të saj Andi Agaraj. Lidhur me ketë fakt siç rezulton edhe nga aktet, e dyshuara ka njoftuar eprorin e saj, drejtorin Ervin Muca, të cilit i ka bërë të qarte faktin se emri i userit nga i cili kanë dalë këto të dëna mr emirin “Moza Seraj”, është useri që ajo përdor në aksesimin e të dhënave nga ana e saj. Nga shtetësia Eni Qirjako është kërkuar ndryshimi i userit me emrin “Moza Seraj” dhe nuk është bërë.

Gjithashtu nga aktet hetimore është konstatuar se me procesverbalin e sekuestrimit të datës 23.12.2021, policia gjyqësore ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale hard diskun e kompjuterik të specialistes së IT Eni Qirjako në zyrën e saj pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Me vendimin e datës 24.12.2021, është vendosur sekuestrimi i provës materiale e konkretisht, hard diskut të kompjuterit të punonjësit Andi Agaraj. Me procesverval të datës 24.122021, nga policia gjyqësore është bërë sekuestrimi i provës materiale e konkretisht hard diskut të kompjuterit të punonjësit Andi Agaraj.

Nga aktet hetimor e konkretisht referuar procesverbalit të këqyrjes së E-mailit të punës së specialistes së IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve Eni Qirjako, janë konstatuar se të dhënat e kërkuar dhe të publikuara objekt hetimit, janë dërguar nga E-maili i saj i punës, në E-mailin e punës së shtetasit Andi Agaraj në datat e mëposhtme:

Në datë 21.10.2020, listë pagesat e muajit shtator 2020. Në datë 25.11.2020, listë pagesat e muajit tetor 2020. Në datë 25.01.2021, listë pagesat e dhjetorit 2020. Në datë 24.02.2021 listë pagesat e Janarit 2021. Më datë 29.04.2021 listë pagesat e muajit mars dhe në datë 22.10.2021 listë pagesat e muajit shtator 2021. Këto file siç rezulton nga këqyrja janë dërguar me programin “we transfer”.

Shitja e të dhënave

Nga hetimi ka rezultuar se Andi Agaraj ka ushtruar detyrën e specialistit IT në sektorin e rrjetit dhe infrastrukturës që nga viti 2013 në Drejtorinë e Përgjithshme të Ttaimeve Tiranë. Nga aktet e administruara është konstatuar se Andi Agaraj, të dhënat që (kolegia) Eni Qirjako, të nxjerra nga databaza e “Sistemit Cats”, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë, ia ka dhënë shtetasit Klodian Sota. Andi Agaraj ia ka dhënë materialet e marra nga kolegia Eni Qirjako në të gjitha rastet kundrejt vlerës 20.000 lekë sa herë që ai i ka dhënë të dhënat e kërkuara. Nga hetimi ka konstatuar se këto të dhëna pasi shtetësia Eni Qirjako, ia kalonte me email në programin we transfer, i ka shkarkuat në kompjuterin e tij të punës dhe pastaj i ka kopjuar në CD dhe ja ka dorëzuar në periudha të ndryshme kohore shtetasit Klodian Sota.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore është konstatuar se me procesverbalin e sekuestrimit të datës 28.12.2021, policia gjyqësore ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale në banesën e Klodian Sotës një hard disk të jashtëm, në të cilin dyshohet se gjenden të gjitha të dhënat e pagave të nxjerrja nga databaza e “Sistemit Cats”, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë, të marrë nga shtetasi Andi Agaraj.

Gjithashtu nga aktet e administruara konstatohet se shtetasi Klodian Sota, të dhënat e pagave të nxjerra nga databaza e “Sistemit Cats”, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë, të marra nga Andi Agaraj, punonjësi i IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ja ka dhënë Endri Ikonomit, kundrejt një shpërblimi prej 20 deri në 30 mijë lekë.

Etiketa: gjykata e tiranesProkuroria e Tiranësrrjedhja e pagave

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Manipuloi tregun”/ Gjykata e Apelit shpëton nga burgu Nadir Çaushollin e “CFO Pharma”

09:21 : 31/05/2025
AKTUALITET

Vrasja e Gentjan Bejtjas/ Dërgohen për gjykim dy të akuzuar, një i arratisur në Dubai

13:04 : 09/05/2025
AKTUALITET

Arbjan Mazniku thirret për të dëshmuar në Prokurori

12:36 : 28/04/2025
AKTUALITET

Pezullimi i paligjshëm i Drejtorit të AMP, rreziku nga ftujakët e “Drejtësisë së Re”

12:26 : 28/04/2025
AKTUALITET

Kallëzimi ndaj Edi dhe Linda Ramës përplas GJKKO me Gjykatën e Tiranës, asnjëra nuk e merr përsipër

19:46 : 25/04/2025
AKTUALITET

Berisha: Bënë mbledhje urgjente, një gjykatës urdhëroi SPAK-un të hetojë vilën e Ramës

12:36 : 18/04/2025
Para

"Kuçova kantier ndërtimi"/ Maliqi ndan FOTOT nga takimi me Berishën

TË GJITHA

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com