• Kontakt
Wednesday, June 7, 2023
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi BOTA

Parlamenti i Hungarisë ratifikon anëtarësimin e Finlandës në NATO

08:48 : 28/03/2023
në BOTA
Parlamenti i Hungarisë ratifikon anëtarësimin e Finlandës në NATO

Parlamenti i Hungarisë miratoi të hënën aplikimin e Finlandës për anëtarësimin në NATO, duke i dhënë kështu fund vonesave që zgjatën disa muaj dhe duke e sjellë vendin nordik një hap më pranë bërjes anëtar në aleancën ushtarake të Perëndimit.

Votimi me 182 vota pro dhe gjashtë kundër, erdhi pasi qeveria hungareze pati shqetësuar prej muajsh vendet aleate në NATO dhe në Bashkimin Evropian duke e shtyrë votimin deri kur të kishin votuar pothuajse të gjitha vendet e tjera të aleancës për ratifikimin e anëtarësimit të Finlandës.

Ndërsa ratifikimi nga Hungaria u përshëndet me lehtësim në Helsinki dhe vende të tjera, hyrja në NATO e Suedisë mbetet pezull. Zyrtarë të partisë hungareze në pushtet kanë thënë se do të presin që Stokholmi të qartësojë mosmarrëveshjet e mbetura përpara se të votojnë për ratifikimin. Finlanda dhe Suedia aplikuan së bashku për anëtarësim në NATO, pas sulmit të Rusisë në Ukrainë në shkurt 2022.

Pasigurisë për kandidaturën e Suedisë i shtohen edhe kundërshtimet e Turqisë mes akuzave se Stokholmi është shumë i butë ndaj grupeve që ajo i konsideron si organizata terroriste.

Lexo edhe:

Diplomati amerikan: Rusia përdor mediat për të zbehur mbështetjen e Ballkanit për NATO-n

Përshkallëzohet situata, shpërthim në Zveçan, gazetarët: Serbët po provokojnë trupat e NATO-s

Agnes Vadai, ligjvënëse me partinë opozitare të Koalicionit Demokratik të Hungarisë, tha të hënën se partia në pushtet Fidesz kishte përdorur “pretekste” për të vonuar ratifikimin për të dy vendet dhe se vazhdimësia e ngërçit mund ta shtyjë një votim për Suedinë në fillim të prillit apo edhe majit.

“Nuk ka asnjë arsye të vërtetë për të mos i mbështetur këto vende”, tha për agjencinë e lajmeve Associated Press zonja Vadai, ish-sekretare shteti në ministrinë e mbrojtjes të Hungarisë. “Aderimi në NATO nuk duhet të jetë çështje ndjenjash personale dhe shantazhesh”.

Turqia është tani e vetmja nga 30 vendet anëtare të NATO-s që nuk e ka ratifikuar anëtarësimin e Finlandës. Për të pranuar një vend anëtar të ri në aleancë duhet unanimitet i plotë.

Sidoqoftë, komisioni parlamentar i Turqisë për punët e jashtme miratoi javën e kaluar aplikimin e Finlandës për anëtarësimin në NATO dhe një votim i parlamentit pritet të mbahet përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të Turqisë më 14 maj.

Ndërsa kryeministri hungarez Viktor Orban ka sinjalizuar prej kohësh mbështetjen e vendit të tij për zgjerimin e NATO-s, qeveria e tij ka pretenduar se politikanët suedezë dhe finlandezë kanë thënë “gënjeshtra të qarta” në lidhje me gjendjen e demokracisë hungareze, gjë që i ka lënë të pasigurt disa ligjvënës të partisë në pushtet nëse duhet t’i mbështesin kërkesat për anëtarësim në NATO.

Kryeministri Orban qëndron në këmbë pas votimit në parlament (27 mars 2023)
Kryeministri Orban qëndron në këmbë pas votimit në parlament (27 mars 2023)

Në një intervistë me agjencinë e lajmeve Associated Press në Kombet e Bashkuara të premten, Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto tha se kritikat e vazhdueshme të Perëndimit ndaj Hungarisë për çështjet e demokracisë dhe ato kulturore e kishin bërë qeverinë e saj të hezitonte të ofronte mbështetje për çështje praktike, veçanërisht për rritjen e kapaciteteve të NATO-s përballë Rusisë.

Bashkimi Evropian, që përfshin 21 vende të NATO-s, ka akuzuar për vite me radhë qeverinë e zotit Orban për goditjen e lirisë së medias dhe të drejtave të anëtarëve të komunitetit LGBTQ, për një kulturë të rrënjosur të korrupsionit zyrtar dhe vendosjen e institucioneve shtetërore në shërbim të interesave të partisë qeverisëse Fidesz.

Disa politikanë dhe analistë të opozitës hungareze besojnë se zvarritja për ratifikimin kishte për qëllim nxitjen e Suedisë dhe Finlandës për të mbështetur lëvrimin e fondeve prej miliarda eurosh të BE-së të destinuara për Budapestin, të cilat janë ngrirë për shkak të akuzave për shkelje të standardeve të unionit për shtetin ligjor.

Por Samuel Agoston Mraz, drejtor i qendrës pro-qeverisë Nezopont Intezet në Budapest, tha se Hungaria nuk do të marrë vendim në lidhje me Suedinë derisa Turqia të vendosë nëse do ta miratojë kërkesën për anëtarësimin e vendit në NATO.

Zoti Mraz tha se Hungaria “nuk dëshiron të marrë vendime kundër turqve” dhe se kërkon garanci nga Stokholmi për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe.

“Hungaria është mbështetëse e një NATO-je të bashkuar. Ajo nuk beson tek një Turqi kundër të gjitha vendeve të tjera anëtare”, tha ai./VOA

Etiketa: Finlandenatoparlamenti hungarez

Lajme të lidhura

Diplomati amerikan: Rusia përdor mediat për të zbehur mbështetjen e Ballkanit për NATO-n
AKTUALITET

Diplomati amerikan: Rusia përdor mediat për të zbehur mbështetjen e Ballkanit për NATO-n

10:52 : 02/06/2023
Përshkallëzohet situata, shpërthim në Zveçan, gazetarët: Serbët po provokojnë trupat e NATO-s
AKTUALITET

Përshkallëzohet situata, shpërthim në Zveçan, gazetarët: Serbët po provokojnë trupat e NATO-s

22:30 : 30/05/2023
Blinken deklaron se ka ardhur koha për antarësimin e Suedisë në NATO
BOTA

Blinken deklaron se ka ardhur koha për antarësimin e Suedisë në NATO

20:46 : 30/05/2023
Sekretari i NATO’s tregon sa trupa do të vijnë në Kosovë
AKTUALITET

Sekretari i NATO’s tregon sa trupa do të vijnë në Kosovë

19:02 : 30/05/2023
NATO shton forcat në veri të Kosovës
RAJONI

NATO shton forcat në veri të Kosovës

15:32 : 30/05/2023
NATO ultimatum për situatën në Veri: Të ndalet menjëherë dhuna
AKTUALITET

NATO ultimatum për situatën në Veri: Të ndalet menjëherë dhuna

21:06 : 29/05/2023
Para
Ndodh e papritura! Olta ndjen mungesën e Kiarës dhe përlotet

Ndodh e papritura! Olta ndjen mungesën e Kiarës dhe përlotet



TË GJITHA

FOTO/ Adriano nuk e “tradhton” Interin, vë skedinë për fitoren e zikaltërve ndaj Man.City

FOTO/ Adriano nuk e “tradhton” Interin, vë skedinë për fitoren e zikaltërve ndaj Man.City

23:55 : 06/06/2023
Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 9 janar 2023

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 7 Qershor 2023

23:50 : 06/06/2023
‘Fluturojnë’ biletat vajte-ardhje të avionëve nga Rinasi, më e lira 150 €

‘Fluturojnë’ biletat vajte-ardhje të avionëve nga Rinasi, më e lira 150 €

23:47 : 06/06/2023
KPA lë në fuqi vendimin e shkarkimit nga detyra të gjyqtarit Ramazan Avdiu

KPA lë në fuqi vendimin e shkarkimit nga detyra të gjyqtarit Ramazan Avdiu

23:37 : 06/06/2023
“Triplete nga City?”, Cole: United im mbetet më i fortë

“Triplete nga City?”, Cole: United im mbetet më i fortë

23:31 : 06/06/2023
Si u vra shqiptari 21-vjeçar nga bariu italian/ Shkak një derr që zbuloi kokainën

Plagoset me thikë shqiptari në Itali

23:25 : 06/06/2023
Real Madrid po punon për transferimin e Harry Kane

Real Madrid po punon për transferimin e Harry Kane

23:10 : 06/06/2023





RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com