• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

DW: Austria interes gjeopolitik dhe ekonomik në Shqipëri

Në kuadër të një turi në Ballkanin Perëndimor, Presidenti Federal i Austrisë, Alexander Van der Bellen përfundoi të martën vizitën zyrtare dy ditore në Shqipëri. Sot ai viziton Maqedoninë e Veriut.

13:42 : 28/03/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Lexo edhe:

Konsumi në nivel të ulët, turistët nuk e mbulojnë tkurrjen e popullsisë

Falimentimi i bizneseve të vogla, në rënie në 8 qarqe

Në bisedimet politike me homologun shqiptar, Presidenti Federal austriak, Alexander Van der Bellen, theksoi vazhdimin e mbështetjes së Austrisë në përparimin e Shqipërisë drejt hyrjes në Bashkimin Europian, (BE) dhe në këtë kontekst, rëndësinë e kryerjes së reformave. „Inkurajojmë Shqipërinë të kryejë reforma në sektorë që lidhen me sundimin e ligjit, të drejtat themelore dhe drejtësinë e pavarur, që janë ꞔështje thelbësore në fokus të metodologjisë së re të zgjerimit, Austria ka mbështetur reformën në drejtësi në Shqipëri dhe do të vazhdojë bashkëpunimin në forcimin e shtetit të së drejtës”, deklaroi Van der Bellen, në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidentin e Shqipërisë, Begaj. Van der Bellen erdhi në Tiranë me ftesë të presidentit shqiptar.

Mbështetjen ndaj përparimit të Shqipërisë dhe ritmeve më të shpejta drejt hyrjes së Shqipërisë në BE dhe në përgjithësi të Ballkanit Perëndimor, Presidenti Federal i Austrisë, Alexander Van der Bellen e sheh në dritën e situatës gjeopolitike të krijuar nga agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës. Në një deklaratë të dhënë në APA, (Austria Presse Agentur) lidhur me turin e tij në Ballkanin Parëndimor të nisur me Tiranën, ai vë në dukje që „ lufta në Ukrainë zuri papritur vendin e lodhjes nga zgjerimi” dhe paralajmëroi rrezikun e krijimit të një „vaakumi gjeopolitik nëse rajoni nuk mbështetet drejt integrimit. Vendet e BE-së nuk duhet të lejojnë të krijojnë një vakum në Ballkanin Perëndimor. Në rast të një vakumi gjeopolitik, zgjedhja e vendeve të rajonit do të jetë midis Rusisë dhe Kinës. Austria ka qenë gjithmonë një mbështetëse e konvergjencës së Ballkanit Perëndimor me BE”, theksoi Van der Bellen në Tiranë.

Van der Bellen: Hiqni dorë nga “pasaportat e arta”

Nisma e „pasaportave të arta” e pezulluar nga qeveria Rama në pritje të vendimit pro ose kundër tyre të Gjykatës Evropiane mori vëmendjen e presidentit austrik Van der Bellen në bisedimet politike që zhvilloi të hënën,(27.03) në Tiranë. „Nuk është një proces për të cilin është marrë një vendim. Mendoj që Shqipëria të ndjekë udhëzimet e të drejtës europiane. Nisma e „pasaportave të arta” mund të rrezikojë kredibilitetin e procesit të reformave,” the  Van der Bellen, në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidentin Begaj.

Në raport progresin për Shqipërinë  2022, Komisioni Europian e quan nismën e „pasaportave të arta” dhe atë të „amnistisë fiskale”, nisma që “rrezikojnë të bien ndesh me normat e BE.”

Interesa ekonomike – thellim bashkëpunimi

Forumi ekonomik i biznesit austriak i zhvilluar mbrëmë (27.03.) në Tiranë, në kuadër të vizitës së Presidentit Federal, Alexander Van der Bellen tregoi interesin e madh për thellim të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar të Austrisë me Shqipërinë. Një delegacion prej më shumë se 20 kompanish dhe sipërmarrësish austriakë morën pjesë në këtë forum. Interesat ekonomike të biznesit austriak, të shprehura në forumin e sipërpërmendur u fokusuan në energjitë e rinovueshme, infrastrukturë dhe turizmin. “Vitet e fundit ka rritje në flukset hyrëse të investimeve të drejtpëdrejta të kapitalit austriak në Shqipëri duke e vendosur Austrinë në vendin e partnerit të 6-të, më të rëndësishëm për Shqipërinë,” tha Presidenti Begaj në fjalen e tij në këtë forum.

Investimet e Austrisë në Shqipëri kapin shifrën e 485 milionë euro. “Më shumë se 50 biznese austriake operojnë në Shqipëri. Çështja kryesore e Forumit Ekonomik të biznesit austriak është zhvillimi i bashkëpunimit në energjinë e rinovueshme dhe infrastrukturën miqësore me mjedisin. Jemi këtu për të ofruar ekspertizën tonë në interes të përbashkët”, tha Van der Bellen

Presidenti austriak Alexander Van der Bellen e vlerësoi të rëndësishme kryesinë nga Shqipëria të Procesit të Berlinit, sivjet në shtator. “Jemi shumë të lumtur që Shqipëria do të ketë kryesinë e Procesit të Berlinit këtë vit. Ne i urojmë palëve negociuese për një zgjidhje sa më të shpejtë të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, tha Van der Bellen. Të martën (28.03) presidenti Van der Bellen vijon turin e tij ballkanik në Maqedonine e Veriut./DW

Etiketa: Alexander Van der BellenBajram Begajekonomigjeopolitikeresidenti Federal austriak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Konsumi në nivel të ulët, turistët nuk e mbulojnë tkurrjen e popullsisë

13:30 : 26/06/2025
AKTUALITET

Falimentimi i bizneseve të vogla, në rënie në 8 qarqe

08:30 : 26/06/2025
AKTUALITET

Pastrim parash?! “Bum” ndërtimesh në Shqipëri/ Të parët në Europë, niveli 3 herë më i lartë se mesatarja e BE

08:28 : 24/06/2025
AKTUALITET

Pabarazia e kursimeve/ Shqiptari i zakonshëm ka vetëm 3 mijë euro në bankë

16:13 : 23/06/2025
AKTUALITET

5 drejtimet ku mund të goditet ekonomia shqiptare nga konflikti Izrael-Iran-SHBA

18:39 : 22/06/2025
AKTUALITET

Rritja e çmimeve, Tabaku: Pasojë e ekonomisë së kapur

10:53 : 22/06/2025
Para

Euro bie përsëri poshtë 114 lekëve, qëndron pranë niveleve më të ulëta të vitit 2023

TË GJITHA

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com