• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Grabitja e dështuar në Lushnje/ Arrestohet 66-vjeçari, në kërkim 2 bashkëpunëtorët

11:33 : 26/03/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Tentativa e dështuar për të grabitur nën kërcënimin e armës një biznesmen në Lushnje, ka ngritur në këmbë policinë e qytetit, që ka mundur të arrestojë një nga autorët e ngjarjes.

Në pranga ka rënë 66-vjeçari Bukurosh Mukja, i cili së bashku me Florenc Tatoshin dhe Renato Çalën ishin nisur për të grabitur një natë më parë, por u “nuhatën” nga policia si pasojë e veprimeve të dyshimta.

Mukja, i cili ishte drejtuesi i automjetit tip “Benz” të autorëve është lokalizuar nga policia në Elbasan dhe u vu në pranga, ndërsa dy të tjerët janë ende në kërkim.

“Shërbimet e Policisë së Elbasanit, në bashkëpunim me ato të Lushnjës, kapën në lagjen “Kala” të qytetit Elbasan, njërin prej autorëve, konkretisht shtetasin B. M., 66 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Parandalimi”, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve””, thuhet në njoftimin e forcave të rendit.

Shtetasi B. M. dhe 2 shtetasit e tjerë të shpallur në kërkim, R. Ç dhe F. T., kishin planifikuar vjedhje me armë në Lushnjë, por falë inteligjencës informative, Policia e Lushnjës ka mundur të parandalojë vjedhjen me armë.

Lexo edhe:

“Skifteri” shqiptar kapet sapo del nga banesa e grabitur, ja ku i kishte fshehur florinjtë

Ndjekje si në filma/ Del VIDEO e arrestimit të dy të rinjve që vodhën makinën në lavazh

Të tre këta shtetas, kur janë lokalizuar nga punonjësit e Policisë, nuk i janë bindur urdhrit të tyre për të ndaluar, por janë larguar me shpejtësi me një automjet tip “Benz” me targa të falsifikuara, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë që ishin në operacion.

Ndërkohë, vijon puna intensive për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të 2 autorëve të tjerë të shpallur në kërkim.

Sa i përket ngjarjes, Blutë e Lushnjës njoftuan mbrëmjen e së shtunës se në vendin e quajtur “Rotondo e Çermës”, lokalizuan automjetin e dyshuar të tre grabitësve dhe i kanë bërë shenjë për të ndaluar.

Por drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe ka shtuar shpejtësinë duke rrezikuar jetën e efektivëve që ishin angazhuar për të ndaluar këtë automjet.

Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të automjetit tip “Benz” me targa false, i cili po lëvizte me shumë shpejtësi në drejtim të fshatrave të Peqinit.

Për shkak të shpejtësisë së madhe, automjeti ka dalë nga rruga dhe tre shtetasit që udhëtonin në automjet e kanë braktisur atë dhe kanë mundur të largohen, duke përfituar nga errësira.

Njoftimi i policisë: 

Lushnjë/Parandalohet një vjedhje me armë.

Kishin planifikuar vjedhje me armë, në rrethin e Lushnjës, falë inteligjencës informative, shërbimet e Policisë parandalojnë vjedhjen.

Gjatë ndjekjes nga Policia, në kuadër të operacionit policor të koduar “Parandalimi”, 3 autorët që qarkullonin me një automjet me targa të falsifikuara, duke përfituar nga errësira, braktisën automjetin, por u identifikuan dhe u shpallën në kërkim nga Policia.

Sekuestrohen municion luftarak dhe automjeti i autorëve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, bazuar në inteligjencën informative se disa shtetas që qarkullonin me një automjet kishin planifikuar të kryenin vjedhje me armë në një banesë, në rrethin e Lushnjës, kanë organizuar punën për parandalimin e vjedhjes, kapjen dhe arrestimin e autorëve.

Në vendin e quajtur “Rotondo e Çermës”, punonjësit e Policisë kanë lokalizuar automjetin e dyshuar dhe i kanë bërë shenjë për të ndaluar, por drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe ka shtuar shpejtësinë duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë që ishin në rrugë, për të ndaluar këtë automjet.

Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të automjetit tip “Benz” i cili po lëvizte me shumë shpejtësi në drejtim të fshatrave të Peqinit. Për shkak të shpejtësisë së madhe, automjeti ka dalë nga rruga dhe tre shtetasit që udhëtonin në automjet e kanë braktisur atë dhe kanë mundur të largohen, duke përfituar nga errësira.

Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi municioni luftarak.

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Parandalimi”, identifikuan tre shtetasit që qarkullonin në automjetin me targa të falsifikuara dhe bënë shpalljen e tyre në kërkim, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, konkretisht shtetasit: R. Ç., 30 vjeç, F. T., 36 vjeç dhe B. M., 66 vjeç, të tre banues në Elbasan.

Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e disa vjedhjeve të kryera nga këta shtetas, në rrethin Lushnjë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: #grabitje#shqiptaret#boldnewsarrestohet autori

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Skifteri” shqiptar kapet sapo del nga banesa e grabitur, ja ku i kishte fshehur florinjtë

09:26 : 22/08/2023
AKTUALITET

Ndjekje si në filma/ Del VIDEO e arrestimit të dy të rinjve që vodhën makinën në lavazh

18:54 : 18/08/2023
AKTUALITET

Merr “G-Class” me qira në Zvicër dhe tenton ta shesë në Mamurras, arrestohet laçjani

13:55 : 13/08/2023
AKTUALITET

Romë/ Vjedh makinën, përplaset me murin e burgut dhe rreh policët; Pranga 23-vjeçarit shqiptar

09:52 : 04/05/2023
AKTUALITET

Ndjekje si në filma/ “Postieri” shqiptar në Itali kapet sapo del nga vila që grabiti

15:33 : 28/04/2023
AKTUALITET

Morën me qira “Audi Q8” në Kosovë dhe e shitën në Korçë, arrestohen dy persona

11:00 : 07/04/2023
Para

Këmbimi valutor 26 mars/ Me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Dhunohet i riu në Tiranë, dy persona e qëllojnë me grushte

09:40 : 16/05/2025

Aksident në Tiranë, makina përplaset me një pemë

09:34 : 16/05/2025

Rakipi-Qafalia dhe Gjylameti-Xhaçka, dy “luftërat” e vetme të kandidatëve të PS në Tiranë

09:27 : 16/05/2025

Punëtoret e fasonerisë ngrihen në protestë: Duam të drejtat! Pronari italian na tregon derën

09:11 : 16/05/2025

Hungaria dhe Ukraina, skandali i një thrilleri spiunazhi

08:59 : 16/05/2025

Gjendet e vrarë brenda makinës një grua në Tiranë, çfarë dyshohet

08:54 : 16/05/2025

Ulin kolesterolin dhe ju mbrojnë nga diabeti, ja përfitimet që merrni nga konsumi i qershive

08:48 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com