• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK sekuestron vilën e bashkëjetueses së ish-zv/kryeministrit Ahmetaj në Hamallaj

14:07 : 24/03/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Pasuritë e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj pasi u vendosën në “sitë” nga Prokuroria e Posaçme, kanë nisur të konfiskohen njëra pas tjetrës.

Paraditja e së premtes pa agjentët e BKH-së, efektivët e Policisë së Vlorës dhe zjarrfikësit, që të zbarkonin në kompleksin rezidencial “Green Coast” në Palasë për të hapur me fvorcë derën e vilës së ish-bashkëshortes së Ahmetajt, Albina Mançka.

Ndërkohë, në mesditë SPAK ka sekuestruar edhe vilën e bashkëjetueses së Ahmetajt, Erjola Hoxha që ndodhet në një resort turistik në Hamallaj.

Vila luksoze në kompleksin “Vala Mar”, që dyshohet se kap vlerën e 1 milion eurove është sekuestruar në kuadër të hetimeve që lidhin Arben Ahmetaj me aferën e inceneratorëve.

Ish-krahu i djathtë i Edi Ramës dhe bashkëjetuesja e tij aktuale nuk e kishin deklaruar pronën, por në një kallëzim të dorëzuar në SPAK nënvizohet se vila është dhuratë nga koncesionari i inceneratorëve, Klodian Zoto.

Lexo edhe:

Rama “sytë katër” për plehrat, por mbyll të dy sytë për vjedhjet në qeveri

Lobist në Tiranë/ Massimo D’Alema deklaron 10 mijë euro fitim në vit, më pak se një emigrant shqiptar

Më 9 mars, agjentët e BKH ushtruan kontrolle në vilat e Ahmetajt, duke sekuestruar 30 mijë euro edhe dokumentacionin për arredimin e katër pronave.

Identifikimi i pronave fizike e veçanërisht vilave, si dhe marrja e informacionit  ne mos të dhënave dokumentare që provojnë shumën e investuar  si në ndërtimin ashtu edhe të arredimit të tyre nga Ahmetaj dhe familjaret e tij që përbën një provë që ish-ministri po hetohet për pastrim parash.

Vetë Ahmetaj ka qenë i pranishëm në momentin që efektivët i kanë bastisur vilën bashkëjetueses së tij Erjola Hoxhaj, pasi ish-zv/kryeministri jeton aty.

Ahmetaj është paraqitur në vilën në Hamallaj rreth orës 12:15-12:00 të 9 marsit, ndërsa efektivët kishin nisur kontrollin e banesës. Ai ka qenë i pranishëm kohës që është ushtruar kontrolli.

Më 15 mars Ahmetaj depozitoi në Apelin e GJKKO një padi, ku i cilëson të paligjshme kontrollet që janë bërë nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe SPAK në vilat në pronësi të bashkëjetueses së tij dhe ish gruas.

Sipas tij, kontrolli në një prej vilave minimalisht është anti-kushtetues pasi nuk është marrë leje nga Kuvendi duke qenë se ai është deputet dhe jeton aty.

Sipas Ahmetaj njëkohësisht bashkëjetuesja nuk është informuar paraprakisht për të pasur praninë e një mbrojtësi ligjor.

Në ankimin e Ahmetajt thuhet se banesa e znj.Hoxha kontrollohet vetëm për shkak të lidhjes që ka me të sepse ai është person nën hetim.

“Si përfundim, duke kërkuar sende që lidhen me veprën/veprat penale që dyshohet se ka kryer z. Arben Ahmetaj (znj. Hoxha nuk përfshihet në rrethin e subjekteve që Prokuria e Posaçme ka kompetencë për t’i hetuar – neni 75/a i KPP), në banesën në pronësi të znj. Erjola Hoxha, si prokuroria, ashtu edhe gjykata, kanë qenë të ndërgjegjshme për lidhjen e tyre në bashkëjetesë; pra, duke vendosur të kontrollonin banesën e znj.Hoxha, ato ishin të ndërgjegjshme që po kontrollonin banesën e deputetit Ahmetaj pa mandat kontrolli, në cenim të Kushtetutës dhe të ligjit procedural”, thuhet në vendim.

Gjithashtu në ankimim nënvizohet se kontrollet e pabazuara në prova kanë cënuar dinjitetin njerëzor në zonjës Hoxha, shkeljen e privatësisë, si dhe janë në kundërshtim me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

“Zonjës Hoxha nuk iu garantua e drejta për të pasur praninë e një personi të besuar ose një mbrojtësi të zgjedhur para se të fillonte kontrolli i banesës. Ajo nuk kishte në dispozicion asnjë mjet komunikimi me të cilin të kontaktonte avokatët e saj, pasi telefoni iu sekuestrua menjëherë”

Në ankim kërkohet gjithashtu dhe shpallja e paligjshme e modaliteteve të ekzekutimit të kontrollit personal të partneres së tij dhe banesës, pasi “procedura e zbatuar nga hetuesit e BKH ka cenuar lirinë e zonjës E. H. në kundërshtim me ligjin, dinjitetin njerëzor të saj, të drejtën e mbrojtjes ligjore të çiftit bashkëjetues dhe privatësinë e komunikimeve elektronike”, nënvizohet më tej.

Etiketa: #SPAK#BKH#Boldnewsarben ahmetaji sekuestrohet pasuriavila e bashkeshortes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama “sytë katër” për plehrat, por mbyll të dy sytë për vjedhjet në qeveri

22:08 : 04/09/2025
AKTUALITET

Lobist në Tiranë/ Massimo D’Alema deklaron 10 mijë euro fitim në vit, më pak se një emigrant shqiptar

10:40 : 23/08/2025
AKTUALITET

Daniel Shima u kthye në shtëpi pas zhdukjes misterioze, mbetet pa përgjigje mesazhi: Po më arrestojnë!

08:42 : 21/08/2025
AKTUALITET

Dosja “Buka”/ GJKKO kalon në gjykim në themel çështjen e Arben Ahmetajt! SPAK fali Lirim Fezollarin

15:46 : 25/07/2025
AKTUALITET

Nga arrestimi, te jeta në burg/ Meta letër Ahmetajt: Donin të të bënin ‘kokë turku’ për Inceneratorët

16:04 : 03/07/2025
AKTUALITET

Dosja “Buka”/ SPAK dorëzon në GJKKO prova të reja për Arben Ahmetajn

11:03 : 02/07/2025
Para

Arben Ahmetaj nën hetim, SPAK i sekuestron vilat luksoze në Palasë dhe Hamallaj

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 6 shtator 2025/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

23:20 : 05/09/2025
Në foto: Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli

Dhunimi i gazetares në zyrat e Kadastrës, Berisha: Agresori ishte bandit i Lorenës

23:09 : 05/09/2025

Fëmijët dolën vetëm në mes të rrugës, arrestohet babai shqiptar në Greqi

22:48 : 05/09/2025

Aksident në Unazën e Re, drejtuesi i mjetit përplaset me barrierën mbrojtëse (Video)

22:39 : 05/09/2025

Nuk la fëmijë! Çfarë do të ndodhë me perandorinë e modës së Giorgio Armanit?

22:36 : 05/09/2025

Pas Danimarkës, edhe Letonia përgatitet të rekrutojë gratë në ushtri

22:24 : 05/09/2025

Ilaçet, dieta dhe IA: Gjetjet e reja, ‘ndryshuese të lojës’ në trajtimin e sëmundjeve të zemrës

22:16 : 05/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com