Një nga çështjet më të mëdha gjyqësore për goditjen e rrjetit më të organizuar të trafikut të drogës pritet të nisë në Belgjikë, aty ku prokurori federal kërkon të nxjerrë para gjykatës penale 124 të dyshuar në kuadër të një hetimi ndërkombëtar në shkallë të gjerë për mafien shqiptare dhe marokene të drogës.
Me 124 anëtarë nën hetim, grupi shqiptaro-maaroken përbën bandën më të madhe të drogës të goditur ndonjëherë në Belgjikë, ndërsa hetuesit kanë mundur të sekuestrojnë në total më shumë se 32 tonë kokainë, vila dhe makina luksoze në vlerë prej më shumë se 7 milionë eurosh.
Personat e dyshuar janë kryesisht me origjinë shqiptare dhe marokene. Ata së shpejti do të duhet të përgjigjen në gjykatën penale për akuza që lidhen me trafikun ndërkombëtar të drogës. Përveç kësaj, katër kompani, të cilat shërbenin si mbulesë për të pastruar paratë e drogës janë gjithashtu në gjyq.
Hetimi nisi në verën e vitit 2020 kur brigada e zjarrfikësve iu përgjigj një zjarri në dukje të padëmshëm në një apartament në Bruksel. Por, pasi flakët u shuan, zjarrfikësit dhe policët gjetën një laborator të vogël kokaine. Në pamje të parë duket gjithçka veçse profesionale, por asgjë nuk është ashtu siç duket.
Aty mori jetë hetimi për atë që shumë shpejt rezulton të jetë banda më e madhe e drogës në Belgjikë.
Policia gjyqësore federale e Brukselit është e vendosur fort për këtë rast. Ajo që pasoji zbulimin e laboratorit janë vëzhgimet e apartamenteve që hetuesit dyshojnë se janë strofulla droge, orë të tëra analizimi të imazheve të kamerave të vëzhgimit dhe përgjimi i bisedave telefonike të anëtarëve të mundshëm brenda rrjetit.
Hetuesit zbuluan gjithashtu se trafikantët e drogës përdorin rrjetin tashmë të njohur të koduar Sky EÇ dhe aty ata siguruan shumë informacione të vlefshme.
Hap pas hapi ata ekspozuan një rrjet të tërë importesh kokaine. Droga vjen kryesisht nga Ekuadori, ku shumë shqiptarë janë stacionuar për t’u angazhuar në lidhjen e marrëveshjeve me kartelet lokale për tregtinë fitimprurëse. Kokaina hyn në Belgjikë përmes porteve të ndryshme, përfshirë Antëerpin, por të njohura janë edhe portet e tjera evropiane si Roterdami. Në Bruksel, kokaina përpunohet në laboratorë përpara se t’u dërgohet blerësve evropianë. Paratë e mbledhura do të shkojnë tërësisht në Shqipëri.
Në tetor 2021, hetimi do të arrijë kulmin. 1100 oficerë policie pushtojnë lokacione të ndryshme në të gjithë vendin. Në pranga janë vënë dhjetëra të dyshuar, mes tyre shqiptari Eridan Guerrero, 50 vjeç nga Vlora dhe algjeriani Abdelwahab G. (55). Hetuesit i konsiderojnë si figura kyçe. Ky i fundit dyshohet se është i përfshirë edhe në vrasjen e shqiptarit Ardit Spahiu, 38 vjeç, vëllai i kunatit të Erion Alibej. Arsyeja dyshohet se kishte të bënte me prishje pazaresh droge.
Ardit Spahiu (38 vjeç) u vra në Condorlaan, në Molenbeek më 27 nëntor 2020. Ai u qëllua kur doli jashtë një kafeneje, nga tre autorë të cilët pasi zbrazën armën u larguan, por njëri prej tyre u kthye dhe qëlloi shtatë plumba të tjerë në drejtim të Spahiut, duke i shkaktuar vdekjen.
Dyshohet se vrasja erdhi si pasojë e një sherri mes shqiptarit dhe dy klaneve të drogës, të luftuar nga evropianët. Vjedhja e shumë kilogramëve kokainë do të ishte baza e kësaj masakre, ndërsa porositësit e vrasjes sipas mediave belge kërkonin në fakt që të ekzekutohej e gjithë familja e Spahiut.
Viktima Spahiu ndodhej ilegalisht në Belgjikë. Vetë Spahiu ishte i dyshuar në vitin 2010 për vrasjen e e 52-vjeçarit Gëzim Alikaj në Elbasan (anetar i një klani konkurrent), por më pas u la i lirë.
Mediat gjithashtu njoftuan në fund të vitit të kaluar se autori i vrasjes së Spahiut është arrestuar në Dubai, ndërsa Belgjika ka kërkuar ekstradimin e tij.
Sakaq pak javë më parë vëllai i Ardit Spahiut, Arbeni, u arrestua së bashku me mikun e tij Arsen Preçi, një ditë pasi në lagjen “Emin Matraxhiu”, pranë stadiumit “Elbasan Arena”, policia gjeti një automjet “BMË X6”, që kishte brenda 3 automatikë dhe dy shishe me benzinë.
Dyshimet janë që 53-vjeçari (i cili është i martuar me motrën e Erjon Alibej) do të godiste për hakmarrje dhe shënjestra e atentatit të grupit të Alibejt dyshohet se ishte Elton Kila, i njohur si “Oti i Elbasanit”.
Sakaq, gjatë hetimeve në Belgjikë janë kryer gjithsej 192 kontrolle në shtëpi. Hetuesit nga policia gjyqësore federale e Brukselit zbuluan njëmbëdhjetë laboratorë kokaine dhe pesë plantacione kanabisi. Në total u sekuestruan më shumë se 32 tonë kokainë dhe vila, makina të shtrenjta dhe apartamente luksoze në vlerë prej më shumë se 7 milionë euro.
E njëjta gjë ka ndodhur së fundmi në Shqipëri, për të cilën hetuesit belgë kanë udhëtuar drejt vendit. Në total, rreth pesëmbëdhjetë prona, disa makina dhe madje dy skafe u sekuestruan. Gjyqi do të zhvillohet në Justitia, ku aktualisht po zhvillohet gjyqi për terrorizmin.
Sa i përket operacionit të koordinuar të Belgëve me Krimin Ekonomik në Shqipëri, më 10 mars 50-vjeçarit vlonjat Eridan Guerrero iu sekuestruan 22 pasuri, konkretisht 18 pasuri të paluajtshme (apartamente, sipërfaqe toke, njësi shërbimi, garazh dhe depo), të ndodhura kryesisht në lagjen “Uji i ftohtë”, Vlorë dhe në Durrës, si dhe 4 automjete të tipeve të ndryshme.
Ato dyshohet se janë përfituar nga 50-vjeçari dhe nga familjarët e tij, nga fitimet e veprimtarive kriminale të tij në Belgjikë.
Eridan Guerrero është një ndër “kokat” e grupit kriminal për të cilat pritet të nisë gjyqi në Belgjikë.
Ai ndodhet aktualisht në dhomat e paraburgimit në Bruksel, Belgjikë, i akuzuar për veprat penale “Trafikimi ndërkombëtar i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të vepës penale apo veprimtarisë kriminale”, të kryera në formën e organizatës kriminale.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Filtri”, i zhvilluar si rezultat i punës së mirëkoordinuar informative dhe operacionale, nga Njësia “E” për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Drejtorinë Hetimore qendrore, homologët belg dhe dvpt-të Vlorë, Durrës dhe Tiranë.
Sekuestrohen 22 pasuri (të paluajshme dhe automjete) në pronësi të një 50-vjeçari aktualisht të akuzuar nga autoritetet belge, si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim droge, si dhe të familjarëve të tij.
Si rezultat i punës gjurmuese dhe hetimore, të kryer nga strukturat e Policisë në qendër dhe në qarqe, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe me homologët, me fokus zbulimin dhe sekuestrimin e pasurive të ndryshme që shtetas me precedentë penal, mund t’i kenë siguruar përmes aktiviteteve kriminale, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Filtri”.
Në kuadër të procedimit pasuror që shërbeu për finalizimin e këtij operacioni, si dhe në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u sekuestruan 22 pasuri (të paluajshme dhe automjete), në pronësi të shtetasit E. G., 50 vjeç, lindur në Vlorë, dhe të familjarëve të tij. 50-vjeçari aktualisht ndodhet në dhomat e paraburgimit në Bruksel, Belgjikë, i akuzuar për veprat penale “Trafikimi ndërkombëtar i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të vepës penale apo veprimtarisë kriminale”, të kryera në formën e organizatës kriminale.
Në kuadër të operacionit “Filtri”, u sekuestruan 18 pasuri të paluajtshme (apartamente, sipërfaqe toke, njësi shërbimi, garazh dhe depo), të ndodhura kryesisht në lagjen “Uji i ftohtë”, Vlorë dhe në Durrës, si dhe 4 automjete të tipeve të ndryshme, të cilat dyshohet se janë përfituar nga shtetasi E. G. dhe nga familjarët e tij, për shkak të veprimtarive kriminale të 50-vjeçarit.“-njofton policia.
Vijojnë hetimet me qëllim zbulimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që mund të kenë si burim, veprimtaritë kriminale të shtetasit E. G.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për veprime të mëtejshme.