• Kontakt
Sunday, November 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mbipeshkimi dhe ndotja dëmtojnë habitatin detar të Shqipërisë

Në bregdetin shqiptar, ndotja e ujërave dhe peshkimi pa kriter ka sjellë rënien e sasisë së peshkut dhe dëmtimin e gjallesave detare, ndërsa Ministria e Bujqësisë thotë se po merr masat e duhura për të minimizuar dëmet.

21:16 : 21/03/2023
në AKTUALITET
Peshkatarët kanë hedhur rrjetat në lagunën e Patokut

Peshkatarët kanë hedhur rrjetat në lagunën e Patokut

Në luginën e Patokut buzë detit Adriatik, peshkatarët kanë gjetur mënyra të reja për të nxjerrë peshkun në breg.

Boshti i një automjeti të vjetër të markës “Benz” shërben për të vënë në lëvizje litarët, ku janë mbërthyer rrjetat e peshkimit. I gjithë procesi drejtohet nga kabina e makinës.

Praktikat primitive të peshkimit nuk janë problemi i vetëm i peshkatarëve të kësaj zone. Shqetësim kryesor është minimizimi i stokut të peshkut. Në lagunën Kune Vain, ulja e sasisë së peshkut lidhet me shumë faktorë.

Një ndër më të rëndësishmit është ndotja që vjen nga qyteti i Lezhës apo nga kimikatet që përdoren për tokat bujqësore, të cilat mbërrijnë në lagunë përmes hidrovoreve.

Lexo edhe:

Liqeni Artificial i “sëmurë”, ndotje nga tetë drejtime

Raporti ngre alarmin: 75% e ujërave në Shqipëri të ndotura! Zonat më problematike

“Problemi i ndotjes është hidrovori, i cili bjen të gjitha mbeturinat e zonave përreth. Të gjithë detergjentet dhe helmet kalojnë në lagunë dhe peshku detyrimisht që nuk hyn. Vetë laguna është cekur nga hyrja e Drinit që futet brenda. Ka ra me shumë- shumë hyrja e peshkut dhe prodhimi i peshkut,” thotë Çelë Gjetja nga Organizata e Menaxhimit të Peshkimit në Kune- Vain.

Rënia e stokut të peshkut nuk është e kufizuar vetëm në luginën e Patokut, por është e shpërndarë në të gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë. Sipas studiuesve të fushës, kjo ka ndodhur për shkak të peshkimit pa kriter dhe të paligjshëm, por edhe nga kompanitë e mëdha që operojnë në këtë biznes.

“Pranohet gjerësisht që në tre dekadat e fundit, ka një ulje të stokut të peshkut. Nëse kapnim 100 peshq, 100 ngjala sot kapim 25,” thotë Spase Shumka, profesor i Akuakulturës në Universitetin Bujqësor të Kamzës.

“Kohët e fundit vëret një shqetësim i të gjithë peshkatarëve, që quhet peshkim në nivel të vogël. Ata ndeshen me faktin që kompani të mëdha, të cilat kanë anije të fuqishme, gjuajnë jo në zonën e përcaktuar disa milje larg bregut, por ato futen edhe në pjesën fundore duke gjuajtur në këtë mënyrë edhe në hapësira që nuk iu përkasin atyre. Kjo ka efekte shumë negative,” shtoi ai.

Sipas të dhënave të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë, FAO, deti Mesdhe ka një shkalle të lartë të mbipeshkimit dhe vetëm 36.6% e specieve janë të shfrytëzuara në mënyrë të qëndrueshme.

Bazuar në rekomandimet e FAO, Shqipëria ka ndaluar dhënien e lejeve të reja për peshkim tregtar profesional prej vitit 2020 si dhe i ka pajisur anijet e mëdha të peshkimit me sistem monitorimi satelitor për të ndaluar aktivitetin e tyre përtej distancës prej 3 milje detare ose 50 metra thellësi.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë, peshkimi tregtar me anije të mëdha është sektori më i formalizuar i ekonomisë, ndërsa sistemi i monitorimit mundëson vëzhgimin e tyre në kohë reale nëpërmjet satelitit.

“Që nga fundi i janarit 2022 deri më sot, asnjë anije peshkimi nuk ka hyrë në zonë të ndaluar dhe nuk është marrë asnjë masë administrative,” tha për BIRN zv.ministri i Bujqësisë, Roland Kristo.

Ekspertët e Akuakulturës i vënë në dyshim rezultatet e ministrisë, pasi në ekspeditat e tyre kanë gjetur dëme në habitatin e detit, që sipas tyre nuk mund të shkaktohen kurrsesi nga peshkatarët e vegjël dhe mjetet e tyre primitive.

“Gjithnjë e më pak ne ndeshim molusqe që janë specifike për zonat e thella, të cilat gjuhen me trata. Ose sfungjerët e detit pothuajse po shkojnë drejt niveleve minimale. Yjet e detit, iriqët e detit, kastravecët e detit por edhe grupe të tjera siç janë knedarët… Si rezultat i përdorimit të tratave, ato nuk janë dëmtuar jo vetëm në zonën e tyre të cilën ne e quajmë zona cirkalitorali, zonë që shkon mbi 40 metra thellësi, por edhe në zona të tjera të cilat janë më të cekëta,” thekson Spase Shumka.

Profesor Shumka e konsideron gjithashtu shqetësuese gjuetinë e peshqve në madhësi shumë të vogël dhe apelon për më shumë kontroll ndaj operatorëve të peshkimit./BIRN

Etiketa: habitati detarmbipeshkimindotje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Liqeni Artificial i “sëmurë”, ndotje nga tetë drejtime

18:04 : 29/10/2025
AKTUALITET

Raporti ngre alarmin: 75% e ujërave në Shqipëri të ndotura! Zonat më problematike

19:46 : 25/10/2025
AKTUALITET

Raporti/ Tirana më e ndotur dhe më e shtrenjtë, Prishtina ia kalon në çdo tregues të cilësisë së jetës

10:53 : 14/10/2025
AKTUALITET

Ndotja e Vjosës/ Reuters: Ujërat e zeza, gërmimet për zhavorr po shkatërrojnë vendin e ri të UNESCO-s

14:48 : 08/10/2025
AKTUALITET

Zonat më të ndotura me kimikate në Shqipëri

08:21 : 25/09/2025
BOTA

“Zjarret po nxisin ndotjen e ajrit”/ OBM paralajmëron pasoja të rënda për shëndetin dhe mjedisin

19:55 : 06/09/2025
Para

Kërkohej kudo pas dëshmisë së Dumanit, dënohet me burg shqiptari në Holandë (EMRI)

TË GJITHA

Nëntori nis me sfida për disa shenja të horoskopit, ja ku duhet të tregoni kujdes

15:47 : 02/11/2025

REL: Rambujeja dhe Vjena krijuan shtetin e Kosovës- pse Brukseli s’e normalizoi?

15:39 : 02/11/2025

Irani premton rindërtimin e programit bërthamor

15:22 : 02/11/2025

Shfrytëzonin lavazhin për të shitur drogë, arrestohen tre persona në Tiranë

15:12 : 02/11/2025

Bardhi: E pandehura Belinda Balluku e mban peng Edi Ramën me afera korruptive

14:57 : 02/11/2025

Serie A/ Interi mposht Veronën, fiton me autogol në minutën e 94-t!

14:47 : 02/11/2025

SHBA konfirmon vizitën, presidenti sirian Ahmed Sharaa do të udhëtojë drejt Uashingtonit

14:39 : 02/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com