• Kontakt
Friday, November 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kërkesa e njëjtë/ Alibeaj kërkon përjashtimin e Berishës, u rrëzua nga KAS-i në 2022

13:21 : 21/03/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Grupimi i Enkelejd Alibeaj kërkon nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) përjashtimin nga zgjedhjet lokale të kandidatëve të “Rithemelimit” të Sali Berishës, nën argumentin se po keqpërdoret logo e Partisë Demokratike.

Një kërkesë e ngjashme u rrëzua nga KAS-it në Shkurt 2022, kur Partia Demokratike zyrtare, e drejtuar në atë kohë nga Lulzim Basha, kërkoi përjashtimin e kandidatëve të grupit të Rithemelimit për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki, të zhvilluara në Mars të vitit të kaluar.

Tashmë, një vit më vonë, Alibeaj paraqet sërish një kërkesë saktësisht të njëjtë. Me shumë mundësi, KAS do të mbaj të njëjtin standard që aplikoi edhe një vit më parë.

Në foto: Vendimi i KAS, Shkurt 2022

Kërkesa për përjashtim

Lexo edhe:

Ligji për barazinë gjinore, Berisha: Parlamenti i votës së vjedhur i vuri kazmën familjes shqiptare!

Deklarata për Gonzaton, PS kërkon përjashtimin e Berishës nga punimet e Kuvendit deri në 60 ditë

Pak ditë më parë, Komisioneri Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, miratoi koalicionin “Bashkë Fitojmë”, me pjesëmarrjen e Partisë së Lirisë, Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe Partisë Demokristiane.

Në marrëveshjen politike për krijimin e koalicionit ishte edhe emri i Partisë Demokratike të përfaqësuar nga Sali Berisha.

Por, Komisioneri Celibashi nuk e regjistroi PD-në, nën argumentin se Berisha dhe Grupi i Rithemelimit nuk ekzistojnë zyrtarisht në gjykatë si drejtues të subjektit politik.

Megjithatë, grupimi i përfaqësuar nga Alibeaj, i cili tashmë është regjistruar si subjekt në zgjedhjet lokale me logon e Partisë Demokratike, kërkon përjashtimin e koalicionit “Bashkë fitojmë”, me argumentin se pjesë e marrëveshjes politike është shënuar ‘Partia Demokratike” e përfaqësuar nga Grupi i Rithemelimit të Berishës.

Vendimi 2022

Kërkesa e grupit Alibeaj është saktësisht e njëjtë me atë që ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha, kërkoi nga KAS-i përjashtimin e kandidatëve të Berishës nga zgjedhjet e pjesshme lokale të marsit 2022.

Në atë kohë, Grupi i Rithemelimit të Partisë Demokratike i Berishës nënshkroi marrëveshje politike për krijimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, me Lëvizjn Socialiste për Integrim dhe Partinë Demokristiane për pjesëmarrjen në zgjedhjet e pjesshme vendore.

Edhe në atë kohë, Komisioneri Zgjedhor, Celibashi, vendosi që të pranojë pjesërisht kërkesën për regjistrimin e koalicionit, duke përjashtuar Grupin e Rithemelimit të Berishës, nën argumentin se nuk ekzistonte si entitet juridik.

Partia Demokratike e përfaqësuar në atë kohë nga Lulzim Basha, iu drejtua Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve, ku i kërkoi përjashtimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” nga zgjedhjet lokale, duke pretenduar se pjesë e marrëveshjes politike ishte edhe “Partia Demokratike-Grupi i Rithemelimit”.

Sipas kërkesës së asaj kohe, Partia Demokratike nuk ishte pjesë e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” dhe se ishin përdorur në mënyrë të padrejtë atributet e subjektit politik.

“Boldnews.al” ka konsultuar vendimin e KAS, numër 6, datë 7 Shkurt 2022, në të cilin është rrëzuar kërkesa e Bashës.

Shumica e komisionerëve konstatoi në atë kohë se Partia Demokratike e Lulzim Bashës nuk kishte interes të ligjshëm në atë çështje, pasi entiteti “Grupi i Rithemelimit-Partia Demokratike” nuk ishte pjesë e vendimit të Komisionerit Zgjedhor, Celibashi.

KAS argumentonte në atë kohë se: “Komisioneri (Celibashi) me vendimmarrjen e tij ka regjistruar vetëm koalicionin e përbërë nga LSI-PDK, dhe në këtë moment pretendimi i ngritur nga PD në shqyrtimin administrativ para Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, u zgjidh duke mos pasur asnjë “interes të ligjshëm” në kuptim të Kodit zgjedhor, ndaj regjistrimit të koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, i cili tashmë përbëhet nga dy subjektet zgjedhore LSI dhe PDK të cilat kanë identitet të qartë dhe të ndryshëm politik nga ankuesi PD”.

Më tej, në atë vendim thuhej se: “Pavarësisht nga marrëveshjet që këto subjekte kanë me njëra-tjetrën apo grupime të ndryshme, që kanë ose jo cilësitë e një subjekti politik, për efekt të kësaj gare zgjedhore, në fletën e votimit që do të kenë zgjedhësit në qendrën e votimit, do të pasqyrohet subjekti zgjedhor koalicioni “Shtëpia e Lirisë” me shkronjat nistore SH-L, me partitë përbërëse LSI-PDK”.

Në foto: KAS-i rrëzoi kërkesën e Lulzim Bashës në vitin 2022

Situate e trajtuar nga KAS-i një vit më parë është saktësisht me atë që i është vendosur së fundmi në tavolinë nga përfaqësuesit e Alibeaj, ku kërkohet përjashtimi i koalicionit opozitar  “Bashkë Fitojmë”.

Natyrisht, vendimi i KAS-it për çështje të njëjta pritet të jetë i njëjtë. Por, nëpërmjet kësaj lëvizjeje, grupi i Alibeaj pritet që ta kalojë si hallkë ankimimi, para se t’i drejtohet shkallës së fundit, Kolegjit Zgjedhor.

Trupa e Kolegjit Zgjedhor përbëhet nga gjyqtarë Apeli dhe ata kanë mundësinë që të trajtojnë çështjen në themel.

Nëpërmjet një vendimi të diskutueshëm të Gjykatës së Apelit, grupimi “Alibeaj” u njoh përkohësisht si Partia Demokratike zyrtare.

Me shumë mundësi, grupimi “Alibeaj” do të shpresojë të marrë sërish një vendim pozitiv në Gjykatën e Apelit (Kolegjin Zgjedhor).

Etiketa: Enkelejed Alibeajgrupi AlibeajKomisioni i Ankimimeve dhe SanksionevePartia DemokratikeSali Berishazgjedhjet lokale 2023

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ligji për barazinë gjinore, Berisha: Parlamenti i votës së vjedhur i vuri kazmën familjes shqiptare!

13:29 : 07/11/2025
AKTUALITET

Deklarata për Gonzaton, PS kërkon përjashtimin e Berishës nga punimet e Kuvendit deri në 60 ditë

12:41 : 07/11/2025
AKTUALITET

Miratimi i projektligjit për barazinë gjinore, Berisha: Votuan kundër familjes

23:08 : 06/11/2025
AKTUALITET

“Turp kombëtar!”/ Socialisët priten me protestë pas miratimit të ligjit për barazinë gjinore

22:59 : 06/11/2025
AKTUALITET

“Gjinia e tretë” mollë sherri, PS kërkon përjashtimin e Berishës nga Kuvendi për 30 ditë

20:19 : 06/11/2025
AKTUALITET

Berisha: Tao ka porositur vrasje! Denoncimi u dogj nga një prokuror

20:04 : 06/11/2025
Para
Foto ilustruese

Dinamika/ Djegia e makinës në Allias, shpallet në kërkim një 33-vjeçar

TË GJITHA

Nga dashuria në ferrin e përndjekjes, rrahur e shantazhuar! Historia e frikshme e Aldës

22:59 : 07/11/2025

Horoskopi për ditën e shtunë, 8 nëntor 2025

22:56 : 07/11/2025

Laguna që po vdes përditë, mungesa e lidhjes me detin rrezikon gjallesat

22:43 : 07/11/2025

Në vend të shtëpisë, një magazinë! 23 vite padrejtësi për familjen Gega

22:39 : 07/11/2025

I dyshuar si ortak i Vis Martinajt/ GJKKO rrëzon kërkesën për konfiskim pasuri ndaj Elvin Merlikës

22:33 : 07/11/2025

“Banalitet i frikshëm në pushtet”, Lubonja: Qeveria flet si një bandë, është delegjitimuar plotësisht

22:24 : 07/11/2025

Rrafsho bujtina, rindërto kulla! Paradoksi i ‘turizmit’ të Ramës në veri

22:18 : 07/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com