• Kontakt
Thursday, July 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vlora si Genti, njëri “erudit” 28 vjeç, tjetra e shkarkuar

22:32 : 17/03/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Edi Rama i habiti të gjithë kur në janar të 2018 vendosi të emëroj në krye të diplomacisë shqiptare 28 vjeçarin Gent Caka. Edhe pse 28 vjeç, Caka thonte se kishte mbaruar tre fakultete dhe disa mastera, ku kohën fizike dhe vitet për t’i kryer “studimet e thelluara”, as ligjet e fizikës nuk mund ta gjejnë kurrë. Rama i besoi për disa kohë, duke dështuar çdo kohë me gafat diplomatike e aq më shumë me nismat që mori duke i kthyer ambasadat tona dhe konsullatata në kabare, ku vetëm për integritet shtetëror nuk mund të flitej.

Vetë Rama e shiti këtë emërim si një gjetje, pasi mori një shtetas të Kosovës në krye të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ky lloj “patriotizmi folklorik” nuk matej me isopolifinonë e bukur të Jugut dhe rapsodinë po aq të bukur të Veriut, por me një “idiotësi qeveritare”. Askush nuk mund të ishte kundër emërimit të një shtetasi të Kosovës si ministër në Shqipëri, por kërkohej një emër dinjitoz që të ishte regjur me punët e diplomacisë, çka “eruditi 28-vjeçar” Gent Caka nuk e pati dhe madje edhe sot që ka mbushur plot 33 vjeç ka humbur në karrierën politike. Më pas e provoi me Besa Shahinin, duke e mëruar Ministre të Arsimit, të cilën e zëvendësoi duke pirë “kafe turke” bashkë me ministren e re Evis Kushi.

Që të dy nuk lanë gjurmë, por Shahini gjithsesi shkëlqeu disi sepse të paktën nuk la pas gafa si “kryediplomati” Caka. I mësuar me tallava politike, Rama sot serviri një tjetër shtetase të Kosovës për në krye të shërbimit Informativ Shtetëror. Ajo është Vlora Hyseni, ish nëndrejtoreshë e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, e shkarkuar nga detyra në mënyrë urgjente nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani.  Nuk ishte një lëvizje rutinë nëpër institucione, pasi rasti i Hysenit ishte specifik. Ajo dyshohet se ka përcjellë informacion të klasifikuar pa ndjekur procedurën dhe rregulloren e brendshme që ka çdo institucion me rëndësi të veçantë.

“Vendimi për shkarkim e obligon znj. Vlora Hyseni të bëjë dorëzimin e të gjitha mjeteve dhe materialeve me të cilat ka qenë e ngarkuar. Gjithashtu, znj. Vlora Hyseni, sipas vendimit, obligohet që të ruajë të gjitha informacionet që ka marrë gjatë ushtrimit të detyrës, pavarësisht sesi i është dhënë qasja në to apo si i ka pranuar ato, apo në çfarëdo forme tjetër ka arritur të posedoj informacione të klasifikuara”, thuhej në njoftimin zyrtar.

Lexo edhe:

Thethin e djeshëm nuk kam për ta harru kurrë!

270 milionë $ me Soros-USAID, për ca miliarda me Mafian

Menjëherë pasi u shkarkua pa nder nga ai institucion i rëndësishëm në Kosovë, Rama e mori si këshilltare për “çështjet e sigurisë”, me siguri gjatë kësaj kohe Ramës i është mbushur medja top se Hyseni vlen shumë, pa marrë fare në konsideratë arsyet e shkarkimit të menjëhershëm në Kosovë. Nëse ndokush ka ndonjë dyshim fare të vogël se Presidenti i Republikës Bajram Begaj do ngrihet “lart” në krye të detyrës dhe për këto fakte do kthejë pas për emërim emrin e Vlora Hysenit e ka një ëndërr që nuk do i dalë kurrë. Madje, kryeministri pikërisht në momentin që diskutoi për emrin e ri të kreut të SHISH publikoi një foto që tregonte Ramën të ulur rehatshëm në kolltuk, ndërsa presidenti gjysmë i përkulur para tij dhe më dorën në zemër. Emërimi i Hysenit tashmë konsiderohet i kryer, pasi Begaj që në fillim e tregoi veten se do jetë i bindur deri në fundin e mandatit ndaj kryeministrit, për nderin që i bëri duke e emëruar president.

Sa për Shërbimin Informativ Shetetëror do shihet si do shkojë nën drejtimin e Vlora Hysenit, që më së paku do i duhet gjashtë muaj që të kalojë “Shkollën e Sigurimit”, pasi në shërbimin inteligjent tonin ka plot “mjeshtra të vjetër”. Sido të shkojë ecuria në detyrë, edhe nëse ky instityucion dështon, e sigurtë mbetet se Rama vete nuk mban përgjegjësi për emërimet që bën vetë, me parimin: ç’më duhet mua se çfarë bëj unë…!

Etiketa: Edi Ramagenc cakakeshilltarshishvlora hyseni

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Thethin e djeshëm nuk kam për ta harru kurrë!

12:16 : 17/07/2025
AKTUALITET

270 milionë $ me Soros-USAID, për ca miliarda me Mafian

12:06 : 17/07/2025
AKTUALITET

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

22:28 : 16/07/2025
AKTUALITET

Me helikopter për në Vlorë/ Arlind Qori, Ramës: O mbret mesjetar, merr dhe një shërbëtor për në tualet

18:48 : 16/07/2025
AKTUALITET

Dyshon për vjedhje nga Gjiknuri? Vullnet Sinaj del kundër Ramës, kërkon pamjet e numërimit në Vlorë

17:51 : 16/07/2025
AKTUALITET

Rama nxjerr pamjet e një shtese të legalizuar nga ASHK. Po Lorena a ka përgjegjësi?

17:28 : 16/07/2025
Para

Vrasja e të infiltruarit të policisë/ Babai hedh dyshime se policia e gjykata fshehin autorin

TË GJITHA

U la në burg, Meta: Drejtësi me regji, nuk rrezikoj unë provat por ata që i fshehin

13:58 : 17/07/2025

Rama “shpërblen” ndërtuesin Alban Bitraj, pas konfiskimit të 9 katëshit i jep leje për 30 katësh te Astiri!

13:55 : 17/07/2025

Krim pasioni! Zbardhet vrasja e profesorit polak në Greqi, të përfshirë dhe 2 shqiptarë

13:49 : 17/07/2025

U mbyll Qafë-Bota për kamionët e bërë “gol” të Gent Gazhelit! Kontrabanda e pakufijshme e drejtorit

13:37 : 17/07/2025

Grabitën një tabakino, arrestohen 2 persona në Tiranë/ EMRAT

13:34 : 17/07/2025

Berisha: Paketa e Maleve e Ramës është një përpjekje për të nxitur gjakderdhje

13:16 : 17/07/2025

Rrahu një 34-vjeçar, shpallet në kërkim i riu në Tiranë

13:16 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com