• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Parakolpi”/ Rrumbullaku mbron shef Halon dhe Inën e Ramës, pezullon vetëm shefin e krimeve

22:06 : 17/03/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT

“Shikoje nga parakolpi”!

Kjo është shprehja seksiste e përdorur nga Kreu i Komisariatit Nr.1 Petrit Halo, në përgjigje të pyetjes së efektives Ina Nuka, e cila me ironi i drejtohet duke thënë “çfarë vit prodhimi është shef”, për foton e një vajze të mitur (të ditëlindjes 2005), që është denoncuar e zhdukur nga familja e saj.

Komentet sesksiste dhe gjuha fyese e Halos dhe Nukës pasojnë një njoftim në grupin e “Whats App-it” të Komisariatit Nr.1 të policisë së shtetit, që vjen nga Shefi i Krimeve Rustem Dervishi, i cili fillimisht shkruan: “Kjo vajzë është larguar nga banesa dhe nëse konstatohet, të shoqërohet në komisariatin më të afërt”.

Tre punonjësit e policisë më pas nisin të bëjnë komente mbi moshën dhe fizikun e vajzës së mitur dhe në një lojë “hidh e prit” denigrojnë të renë e zhdukur, me Rustemajn që i përgjigjet Nukës dhe Halos duke thënë se ajo duket “modeli i fundit”.

Biseda mes Rustem Dervishit, Petrit Halos dhe Ina Nukës

Gjuha e përdorur në këtë bisedë që ka rrjedhur në media, ka ngjallur reagimin e ashpër të publikut, por policisë së shtetit ju deshën më shumë se 8 orë për të bërë një reagim gjysmak.

Lexo edhe:

Finalizohen tenderat për makinat e policisë; 33 dhe 34 mijë € për të marrë 1 makinë me qira për 4 vite

“Godisnin kokës, njëri përdorte hekur”/ Si “Shqiponjat” e Alban Laçit bënë për spital qytetarin

Edhe pse mënyra si dy drejtues të lartë të Uniformave Blu dhe një efektive trajtojnë një denoncim është krejtësisht jo profesionale dhe jashtë çdo rregulli të etikës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku ka marrë një vendim në kufijtë e qesharakes për ngjarjen.

Në njoftimin për shtyp që policia ka shpërndarë mbrëmjen e kësaj të premte bie në sy fakti se Rrumbullaku ka falur shefin e Komisaratit Nr.1 Petrit Halo, edhe pse është ai që bën komentin më të rëndë për vajzën e mitur, duke i kërkuar vartësve ta shohin nga “parakolpi”.

Drejtori i Komisariatit Nr.1 Petrit Halo

Nuk është në fakt aspak çudi që Halo ia hedh paq nga ky skandal kur merr në konsideratë faktin se ai ishte një ndër emrat e parë që u promovua nga Rrumbullaku, sapo ky i fundit pasoi Gledis Nanon në krye të Policisë së Shtetit.

Vetëm një muaj pas marrjes së detyrës, Rrumbullaku kreu një rrokadë, që e pa Halon të kalonte nga Komisariati Nr.4 në krye të Komisariatit Nr.1, më 17 tetor të 2022.

“Gjemb në këmbë” nuk i hyn as Ina Nukës, e cila është “bekuar” si “policja më e mirë në vend” nga Erion Veliaj në 2019, rreth një vit pasi një kapsollë e lëndoi në dorë gjatë protestës së banorëve të “Astirit” që kundërshtonin projektin e “Unazës së Madhe” të Tiranës, një projekt i bashkisë së Tiranës.

Efektivja Nuka, u përdor për thuajse një vit rresht në skenarët e propagandës së kryeministrit dhe kryebashkiakut të Tiranës për të demonizuar banorët e “Unazës së Re” si të dhunshëm dhe barbarë, pas incidentit në protestën e 22 nëntorit 2018 para Kuvendit.

Edi Rama i puth duart Ina Nukes

Ajo u shfaq disa herë në krah të Ramës dhe Veliajt, por skena që do të mbahet mend është momenti i takimit me shefin e qeverisë, i cili si shpërblim i puthi duart kur e vizitoi pas ndërhyrjes së kryer në dorë, që u realizua në Ankara.

I vetmi që nuk i ka shpëtuar ndëshkimit të Rrumbullakut pas këtij skandali që tregon nivelin e degjenerimit të strukturave të caktuara në Policinë e Shtetit dhe talljen më të cilat trajtohen problematikat e qytetarëve, është Shefi i Krimeve Rustem Dervishi.

Në një zgjedhje për dënim selektiv nga Rrumbullaku, Dervishi duket se bëhet “kokë turku” dhe merr përsipër edhe komentet seksiste të dy protagonistëve të tjerë, për t’u ndëshkuar me një muaj pezullim nga detyra.

“Në lidhje me një postim në rrjetet sociale, në të cilin pasqyrohet komunikimi joetik në një grup komunikimi në platformën WhatsApp, midis disa punonjësve të Policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 1, Tiranë, ju bëjmë me dije se: “Menjëherë pas marrjes dijeni, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e  Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka pezulluar nga detyra, për një periudhë 30-ditore, Shefin për Krimet në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në DVP Tiranë, Komisar R. D., për shkelje të rëndë disiplinore, të parashikuar nga neni 204 i rregullores së Policisë së Shtetit””, njofton policia.

Ndërkohë për gjuhën seksiste të treshes Halo-Nuka-Rustemaj, ka nisur edhe një hetim nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

“Drejtoria Rajonale e AMP Tiranë ka nisur menjëherë procedurat për nisjen e hetimit disiplinor ndaj punonjësve të Policisë Tiranë, pas publikimit në rrjete sociale të disa komunikimeve jo etike, në grupet e komunikimit”, njoftoi AMP pak orë pasi detajet e bisedës skandaloze u publikuan në media.

Sakaq, vlen të theksohet se edhe pse në njoftimin për ngjarjen, Policia e Shtetit nënvizon se janë “të vendosur për të ndëshkuar cilindo punonjës policie që cënon imazhin” e tyre dhe besimin e qytetarëve te autoritetet, duket se misioni i Rrumbullakut në këtë rast ishte për të mbrojtur një figurë të promovuar prej tij në rangjet më të larta të policisë dhe një efektive që s’mund të preket vetëm se duart ia ka puthur Kryeministri.

LEXO EDHE:

“Shihe nga parakolpi”/ Vajza e humbur, shefat e komisariatit në Tiranë bëjnë komente seksiste

Dikur Rama i puthte duart/ Kush është efektivja që ishte pjesë e komenteve seksiste

“Cili burrë e merr gocën pa gishta”/ Dikur “ia qante hallin” Veliaj, sot efektivja pjesë e komenteve seksiste

Etiketa: ina nukaMuhamet Rrubullakupetrit halopezullim nga detyrapolicia e shtetitrustem dervishi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Finalizohen tenderat për makinat e policisë; 33 dhe 34 mijë € për të marrë 1 makinë me qira për 4 vite

14:17 : 24/06/2025
AKTUALITET

“Godisnin kokës, njëri përdorte hekur”/ Si “Shqiponjat” e Alban Laçit bënë për spital qytetarin

18:33 : 17/06/2025
AKTUALITET

Ndryshime në Policinë e Shtetit/ Hapet gara për drejtuesit e 5 komisariateve

20:03 : 10/06/2025
AKTUALITET

Tenderi i Policisë për 60 mjete/ 38 mijë euro për një makina me qira! Më lirë t’i blesh

21:28 : 08/05/2025
AKTUALITET

Proda: Policia e angazhuar për të garantuar rendin dhe sigurinë publike përgjatë procesit zgjedhor

15:31 : 05/05/2025
AKTUALITET

Refuzuan kontrollin për tregun e Suel Çelës? Policia e mohon: Sajesë për të na përbaltur!

18:08 : 10/04/2025
Para

Shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mal të Zi

TË GJITHA

Botërori i klubeve/ Man.City mposht 5-2 Juventusin, i merr vendin e parë

23:11 : 26/06/2025

Irani përjashton rifillimin e negociatave me SHBA: Asnjë marrëveshje, asnjë diskutim

22:58 : 26/06/2025

Kontrata më e shtrenjtë në historinë e futbollit, Ronaldo do fitojë 500 milionë euro në dy vite

22:57 : 26/06/2025

Horoskopi ditor, e Premte 27 Qershor 2025

22:50 : 26/06/2025

Lapaj: Mund të bashkohemi me “Nisma Thurje” në një parti të vetme

22:45 : 26/06/2025

Andi Bushati: Meta mbahet në burg nga Rama

22:34 : 26/06/2025

Marihuanë e fshehur në trup, turqit kapen mat në aeroportin e Podgoricës

22:28 : 26/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com