• Kontakt
Thursday, October 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Belind Këlliçi akuzon Karlo Bolinon për financim nga inceneratorët

08:45 : 17/03/2023
në AKTUALITET

E menjëhershme ishte përgjigja e Belind Këlliçit për Karlo Bolinon, pasi ky i fundit dje në mesdite publikoi një shkrim ku akuzonte Belind Këlliçin për mostransparencë me shpenzimet e fushatës elektorale.

Nga foltorja e Kuvendit, Belind Këlliçi hodhi akuzën se Erion Veliaj blen mediat me milionat e inceneratorëve. Por si shembull për këtë, Këlliçi publikoi dokumente që, sipas tij, faktojnë pagesat e kryera nga Klodian Zoto i inceneratorëve për median e Carlo Bollinos, Report Tv. Pra nxorri një email të dyshuar si kompromentues për njeriun që e sulmoi vetëm pak orë më parë.

Madje, në një email të publikuar nga kandidati demokrat vihej në dijeni Klodian Zoto që Report Tv kërkonte në 17 prill 2021 buxhet shtesë për fushatë elektorale. Kujtojmë se vetëm 8 ditë më pas do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Lexo edhe:

Këlliçi: Brenda dy ditësh pritet raporti përfundimtar i ODIHR, është më i rëndë se ai paraprak

Këlliçi denoncoi përfshirjen e 4 drejtorëve në fushatë, Komisionerja e KMSHC: Nuk jemi Shërbime Inteligjente

Emaili ku Klodian Zoto konfirmon pagesën për Carlo Bollinon

“Emaili i parë në datën 17.04.2021 i dërguar nga zonja Juliana Muça, përfaqësuese e Stela Gugalljas tek Klodian Zoto. Emaili thotë: “Po ju nis faturën e Report Tv se ka një ndryshim me sa më tha Matilda që kanë kërkuar buxhet shtesë me rastin e fushatës”. Lutemi për konfirmim. Çfarë fushate ka patur në 17 prill 2021? Besoj se qytetarët e dinë, kanë qenë zgjedhjet e përgjithshme. Kush kërkoi buxhet shtesë për fushatën? Kush incenerator është i regjistruar tek Integrated Energy BV SPV? Është inceneratori i Tiranës. Kush është mbrapa? Është Erion Veliaj. Kush ka qenë drejtues politik në Tiranë në 2021? Është Erion Veliaj. Dhe kush është përgjigjja që kanë marrë nga Klodian Zoto? Është vetëm Po, në orën 14:55, 17.04.2021, përgjigjja është Po. Po-ja është kjo fatura këtu, 10 mijë euro, që Veliaj përmes inceneratorit të Tiranës ia paguan Carlo Bollinos“, u shpreh Këlliçi.

Ndërsa nuk ka një mënyrë për të provuar 100% autenticitetin e këtyre e-maileve, qasja e ngrohtë e mediave ndaj Erion Veliajt prej vitesh na vë përballë një pyetjeje të thjeshtë. Ose Erion Veliaj është një kryebashkiak model dhe rrjedhimisht nuk mund ta kritikosh për asgjë. Ose mediat e kanë një incentivë pse e trajtojnë kryebashkiakun si një politikan me çiltërsi foshnjore.

Belind Këlliçi sot mund të ketë provuar se ka një lidhje mes pushtetit qëndror dhe mediave pranë PS-së. Kjo e ka një vlerë. Por ka edhe një të metë. Pse e nxorri këtë dokument Këlliçi në ditën kur u sulmua? Nëse ai ka fakte për Reportin ose media të tjera, kjo mund të shërbejë si kujtesë për ato se edhe opozita e ka një sirtar me prova keqbërjesh. Nga ana tjetër, për Belindin ngjarja e sotme mund të shërbejë si precedent që sirtarin ta zbrazë dhe politikbërjes t’i japë pak më shumë gaz. Për më pak se 2 muaj janë zgjedhjet, dhe opozita e Këlliçit duket se nuk ka gjë për vijë.

Etiketa: Belind KëlliçiinceneratoreKARLO BOLINOklodian zoto

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këlliçi: Brenda dy ditësh pritet raporti përfundimtar i ODIHR, është më i rëndë se ai paraprak

22:26 : 21/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi denoncoi përfshirjen e 4 drejtorëve në fushatë, Komisionerja e KMSHC: Nuk jemi Shërbime Inteligjente

12:55 : 20/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi denoncon fushatën e PS-së: Drejtoreshat e Arsimit në shkelje të ligjit, administrata e kthyer në shtab partiak!

18:45 : 19/10/2025
AKTUALITET

Konferenca e Kryetarëve, Këlliçi: Peleshi ndërpreu seancat me urdhër të Ballës

18:25 : 17/10/2025
AKTUALITET

Debatet me dyer të mbyllura në Konferencën e Kryetarëve, Këlliçi akuza mazhorancës

12:21 : 17/10/2025
AKTUALITET

‘Nuk ka turp më të madh, deklaron dhe dypunësim’, Këlliçi: Begaj noter i qeverisë, të shkarkohet

16:48 : 15/10/2025
Para

Edi Rama takim me Begajn në Presidencë

TË GJITHA

Starmer: Ballkani vendi ku vendoset siguria e kontinentit

08:57 : 23/10/2025

SHBA-ja godet me sanksione kompanitë ruse të naftës, BE-ja miraton pakon e re

08:55 : 23/10/2025

Buxheti/ Qeveria Rama ul fondet për arsimin dhe shëndetësinë, i rrit për infrastrukturën

08:35 : 23/10/2025

Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar

08:22 : 23/10/2025

Aksident i rëndë gjatë natës në Kukës

08:18 : 23/10/2025

Këmbimi valutor 23 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:13 : 23/10/2025

Mos harroni çadrat! Mësoni parashikimin e motit për sot

08:12 : 23/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com