• Kontakt
Thursday, July 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lokalet e 14 Majit/ Edhe KAS-i si Celibashi, përjashton PD-në nga zgjedhjet

14:58 : 16/03/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
Përfaqësuesit ligjor të palëve gjatë seancës në KAS

Përfaqësuesit ligjor të palëve gjatë seancës në KAS

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) i hapi rrugë “grupit Alibeaj” të regjistrohet në zgjedhjet lokale me logon e Partisë Demokratike.

Këtë të Enjte, KAS shqyrtoi ankimet e grupit Alibeaj dhe PD-së së Sali Berishës kundër vendimit të KQZ-së. Të dyja palët kërkuan regjistrimin në lokalet e 14 Majit me logon e Partisë Demokratike dhe rrëzimin e vendimit të KQZ-së që ua mohoi më herët këtë kërkesë.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi vendosi mosregjistrimin e PD-së së drejtuar nga Berisha, duke argumentuar se kryetar i kësaj partie, sipas vërtetimit në regjistrim e Gjykatës së Tiranës, rezulton Lulzim Basha.

Ndërsa kërkesën e grupit Alibeaj e rrëzoi me argumentin se “deklarata solemne” e depozituar mban firmën e Enkelejd Alibeajt si i deleguar dhe jo Lulzim Bashës, që sipas Celibashit rezulton kryetar partie me vërtetim nga gjykata. Dhe kjo, sipas Celibashit është jo ligjore, pasi siç deklaroi, ky akt është “ekskluzivisht i kryetarit të partisë”.

Çfarë është deklarata solemne? Shpjegimi sipas Kodit Zgjedhor

Vendimi i KAS

Lexo edhe:

Zgjedhjet/ KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmëri të zgjedhjeve në 4 qarqe

Pas rinumërimit, KAS vendos sot “fatin” e zgjedhjeve në katër qarqe

Në seancën e sotme, palët argumentuan pse duket të pranohej kërkesa e tyre. Në fund, KAS vendosi njësoj si kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi, duke rrëzuar kërkesën e PD-së së drejtuar nga Berisha për tu regjistruar në zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Nga ana tjetër, ndryshoi vendimin e Celibashit duke i hapur rrugë grupit Alibeaj të përdorë logon e Partisë Demokratike.

Relatori Koli Bele deklaroi se KAS vendosi të rrëzojë vendimin e Celibashit për deklaratën solemne, duke u shprehur se ajo mund të nënshkruhet nga “nënkryetari zoti Alibeaj” në cilësinë e kryetarit të Partisë”.

Bele u shpreh se vendimet u morën me shumcë votash. “Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Administrativ brenda pesë ditëve nga shpallja e tij”, tha ai.

Njoftimi i vendimit të KAS

Boldnews.al mëson se për kërkesën e grupit Alibeaj, anëtarët e KAS u ndanë 4 – 1. Kundër ishte Elvis Çefa, ndërsa anëtarët e tjerë votuan “pro”. Ndërsa kërkesën e PD-së drejtuar nga Berisha e rrëzuan 4 anëtarë, ndërsa i pesti – Elvis Çefa – votoi “pro”.

Ledio Nuraj, përfaqësues ligjor i PD-së së Berishës tha se vendimi është joligjor, si dhe paralajmëroi ankim.

“Vendimi i KAS është në paligjshmëri të plot, këtu vazhdon skenari i thurur që po vazhdon prej një viti kundër PD. Sot KAS mori një vendim që Gjykata nuk guxoi që prej një viti e gjysmë ta ndërmerrte. Sot KAS i dhuroi Alibeajt atë që nuk kishte kërkuar as vetë ai. Kjo është një maskaradë. Janë shkelur të gjithë dispozitat. Do ta ankimojmë”, deklaroi Nuraj për gazetarët pas vendimit të KAS.

Një reagim në rrjetet sociale pas vendimit e bëri dhe Enkelejd Alibeaj.

“Edhe njëherë ftojmë të gjithë kandidatët demokratë, pa asnjë dallim të bashkohemi dhe të prezantohemi me një kandidat të PD në zgjedhjet lokale. Le të lemë mënjanë mëritë dhe mosmarrveshjet dhe le të bëjmë më të mirën e mundshme përballë regjimit të Edi Ramës”, shkroi Alibeaj në FB.

Ftesë kjo që më herët, nga kreu i Partisë Dekokratike Sali Berisha është cilësuar “hipokrizi”. Enkelejd Alibeajn dhe Lulzim Bashën, ai i ka quajtur “vegla të Edi Ramës”.

Mbrëmjen e djeshme, në limitet e përfundimit të afateve ligjore për regjistrimin e koalicioneve, opozita e drejtuar nga Sali Berisha paraqiti në KQZ kërkesën për pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale si koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Pjesë e koaliconit, sipas dokumentit të depozituar në KQZ ishte PD e drjetuar nga Sali Berisha, PL e drejtuar nga Ilir Meta, PBDNJ me kryetar Vangjel Dulen dhe PDK e drejtuar nga Nard Ndoka.

Etiketa: KAS

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zgjedhjet/ KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmëri të zgjedhjeve në 4 qarqe

18:49 : 07/07/2025
AKTUALITET

Pas rinumërimit, KAS vendos sot “fatin” e zgjedhjeve në katër qarqe

09:22 : 07/07/2025
AKTUALITET

“Nuk ka as ligj, as moral”/ Berisha sulmon Rusmalin: I ka hequr vota PD-së pa asnjë shkak ligjor

15:35 : 03/07/2025
AKTUALITET

Dogjani: KAS legjitimoi deformimin e votës nga Edi Rama

17:43 : 27/06/2025
AKTUALITET

Ankimimi për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Shkodrës, Kolegji Zgjedhor rrëzon PD-në

18:46 : 24/06/2025
AKTUALITET

U përplas me Rusmajlin/ Dogjani: Rinumërimi me dy standarde, KAS po tjetërson vullnetin qytetar

15:48 : 24/06/2025
Para

Denoncoi se i kanë vjedhur Porsche-in, makina gjendet në Shqipëri, italiani përfundon në gjykatë

TË GJITHA

U la në burg, Meta: Drejtësi me regji, nuk rrezikoj unë provat por ata që i fshehin

13:58 : 17/07/2025

Rama “shpërblen” ndërtuesin Alban Bitraj, pas konfiskimit të 9 katëshit i jep leje për 30 katësh te Astiri!

13:55 : 17/07/2025

Krim pasioni! Zbardhet vrasja e profesorit polak në Greqi, të përfshirë dhe 2 shqiptarë

13:49 : 17/07/2025

U mbyll Qafë-Bota për kamionët e bërë “gol” të Gent Gazhelit! Kontrabanda e pakufijshme e drejtorit

13:37 : 17/07/2025

Grabitën një tabakino, arrestohen 2 persona në Tiranë/ EMRAT

13:34 : 17/07/2025

Berisha: Paketa e Maleve e Ramës është një përpjekje për të nxitur gjakderdhje

13:16 : 17/07/2025

Rrahu një 34-vjeçar, shpallet në kërkim i riu në Tiranë

13:16 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com