• Kontakt
Wednesday, May 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Formularë për të mbledhur vota në bashkinë e Elbasanit, Boçi kërkon të ndërhyjë SPAK

16:18 : 16/03/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Zgjedhjet lokale të 14 majit priten të jenë edhe më të vështira seç duken, ashtu sic edhe vetë kryeministri Edi Rama e pranoi në mbledhjen e djeshme të Grupit të PS.

Fakti që “Primaret” në Partinë Demokratike kanë nxjerrë përballë socialistëve emra me potencial për të fituar bashki të rëndësishme si Tirana me Belind Këlliçin, Elbasani , me nënkryetarin demokrat Luçiano Boçi apo Durrësi me ish-deputetin, Ilgi Cara, duket se e trembin shefin e qeverisë.

Edhe pse hyrja në garë e kandidatëve të PD-së së Sali Berishës u ndëlikua dhe u bë e vështirë me vendimet e KQZ-së, figurat e dala nga “Primaret” do të garojnë në siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ku bëjnë pjesë Partia e Lirisë, PDK dhe PBDNJ.

I gjendur përballë Berishës në zgjedhje, Rama ka mobilizuar maksimalisht të vetët për të përdorur fuqinë që u jep pushteti në mënyrë që të grumbullojnë vota edhe nëpërmjet presionit ndaj administratës, por edhe duke përdorur aplikacioni “Akt1visti”, tek i cili nguli këmbë në mbledhjen e djeshme të Grupit të PS.

Provat që socialistët po u bëjnë presion punonjësve të institucioneve shtetërore për të deklaruar hapur votën e tyre për zgjedhjet e 14 majit, janë publikuar nga kandidati i PD për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi.

Lexo edhe:

Bashkia e Elbasanit bën rrugë në një fshat, firma që fitoi tenderin u merr para banorëve për kanalet e ujërave të zeza

“Alko Impex” fiton tenderin 3 mln euro të pastrimit në Elbasan, 3 të tjerët u skualifikuan!

Në një postim në Facebook, Boçi ka denoncuar Bashkinë e Elbasanit se po u bën presion institucioneve në varësi të saj.

Mënyra që është zgjedhur, është duke u dërguar punonjësve një dokument, sipas të cilit një person kërkon prej tyre që të plotësojnë të dhënat e patronazhimit, duke i detyruar ata të votojnë PS-në në zgjedhjet vendore.

Sipas Boçit, kjo është një situatë alarmante kur na ndajnë më pak se dy muaj nga zgjedhjet, ndaj nënkryetari i PD i bën thirrje SPAK-ut që të reagojë duke hetuar këtë krim zgjedhor.

Postimi i Luçiano Boçit:

SPAK të reagojë urgjentisht, krimi zgjedhor gjendet brenda Bashkisë Elbasan!

Dhjetra ndërhyrje në Kodin Zgjedhor, në Kodin Penal në përpjekje të vazhdueshme për të ruajtur shenjtërinë e votës në zgjedhje. Por cili është rezultati? Formularë dhe ultimatume për të mbledhur vota dhe për të shantazhuar njerëz për të votuar Partinë Socialiste!

Imagjinoni, jemi dy muaj përpara zgjedhjeve dhe ndaj administratës së Bashkisë Elbasan dhe gjithë institucioneve në varësi të saj po ushtrohet një presion i jashtëzakonshëm. Çfarë pritet të bëjnë tjetër…?

Shtetasi Doreidi Avllazagaj përmes këtij formulari kërkon nga punonjësit e Bashkisë Elbasan të plotësojnë të dhënat e patronazhimit duke e detyruar vartësin apo të afërmin e tij të zotohet se do votojë Partinë Socialiste.

Ajo që duhet të alarmojë institucionet e drejtësisë është fakti se përmes këtij formulari, PS jo vetëm po shantazhon në mënyrë të hapur punonjësit e administratës së Bashkisë Elbasan dhe punonjësit e institucioneve të tjera, por po u kërkon këtyre të fundit që ta lejojnë Partinë Socialiste që t’i përdorë lirisht këto të dhëna për zgjedhjet vendore!

Kush heton krimin zgjedhor dhe ka vullnet t’a ndalojë atë, ja ku e ka! Në mes të qytetit të Elbasanit! Brenda Bashkisë Elbasan!

Nxitoni….se në orën 16:00 duhen dorëzuar formularët!!!

Etiketa: #Denoncim#boldnewsbashkia e Elbasanitblerje votash boldnew shost domainDeputeti Luçiano Boçihajdut votash

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bashkia e Elbasanit bën rrugë në një fshat, firma që fitoi tenderin u merr para banorëve për kanalet e ujërave të zeza

21:08 : 02/05/2025
AKTUALITET

“Alko Impex” fiton tenderin 3 mln euro të pastrimit në Elbasan, 3 të tjerët u skualifikuan!

09:47 : 16/11/2023
AKTUALITET

Tre adoleshentë grabisin dokumente në zyrat e bashkisë së Elbasanit – Detajet

11:45 : 03/11/2023
AKTUALITET

Lefter Maliqi: Sekretari i KQZ, Ylli Merkaj hajdut votash

10:39 : 02/07/2023
AKTUALITET

Lokalet/ Numërohen 150 QV në Elbasan, Gledian Llatja i PS kryeson përballë Boçit

20:41 : 14/05/2023
AKTUALITET

Tre orë nga mbyllja e votimeve, Boçi thirrje qytetarëve: Dilni masivisht në votime!

16:20 : 14/05/2023
Para

Deschamp publikon listën e Francës së re, bën bashkë të dy vëllezërit Thuram

TË GJITHA

Tirana, 5 titullarë në “ajër ! Nga porta në sulm, ekipi do të ketë një tjetër zbrazëti

16:20 : 21/05/2025

Operacioni antidrogë në Durrës, gazetarja jep detaje: Dyshohet se grupi është përfshirë edhe në atentate

16:18 : 21/05/2025

Eksportet në rënie, u ulën me 5% për Prillin

16:10 : 21/05/2025

Maqedonia e Veriut e përzgjedhura e Britanisë, siguron 6 miliardë euro investime

15:57 : 21/05/2025

Sulmuesi i Vorës thirret nga Kombëtarja, klubi i Superiores krenohet me 28-vjeçarin

15:56 : 21/05/2025

A u dekonspirua aksioni i SPAK? Proda: U përfshimë vetëm dje, nuk kemi mbikëqyrur asnjë anëtar

15:47 : 21/05/2025

Studim: Çrregullimet mendore dhe obeziteti kërcënojnë adoleshentët

15:41 : 21/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com