• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Xhaçka paguan 50 mijë euro për të transportuar “dhuratat” e diplomatëve!

12:42 : 15/03/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ministria e Jashtme ka hapur një tender të çuditshëm, teksa ky institucion do të paguajë plot 50 mijë euro për të transportuar sendet personale të diplomatëve.

Nisur nga objekti, ky tender lë shumë hapësirë për abuzime, pasi ngre dyshime se çfarë sendesh do të transportohen? Janë “dhurata” apo sende të tjera? Dhe, e dyta, ku do të dërgohen?

Dokumentet e procedurës janë “të thata”, teksa nuk jepen detaje të tjera se çfarë janë sendet, procedurat që do kryhen apo edhe të dhëna të tjera! Ky tender vjen në një moment që me taksat e shqiptarëve të varfër po paguhen lukset e diplomatëve shqiptarë në të gjithë botën.

Vitin e kaluar, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka akorduar një shumë prej 1.1 milionë eurosh, për sigurimin e diplomatëve dhe personelit në ambasadat dhe konsullatat shqiptarë. Lista ishte shumë e gjatë dhe përbëhej nga plot 335 persona, në 51 seli diplomatike. Këta persona u siguruan në mënyrë që mos t’u mungojë asgjë. Madje, do t’u mundësohen edhe vizita nga më të thjeshtat, por edhe lëvizja me helikopter nga njëri vend në tjetrin.

Lexo edhe:

Qeveria pranon zyrtarisht dështimin e inceneratorëve/ Hapen tenderat për ndërtim landfillesh në Fier dhe Elbasan

Abuzimet me tenderat, zbardhen EMRAT e zyrtarëve që janë marrë të pandehur në dosjen e Ballukut

Por, pasi siguruan jetën, tani çfarë benefitesh të tjera do të kenë?

Shpallja e tenderit për transportin e sendeve të diplomatëve

Këta diplomatë kanë trajtime shumë më të mira sesa pjesa më e madhe e punonjësve shtetërorë. Duket se përfitimet e tyre ngjasojnë si ato të shteteve më të fuqishme të botës, ndërkohë që skandali thellohet më tej, pasi në këto seli janë të punësuar njerëzit më të afërt të politikanëve të çfarëdo krahu politik.

Diplomatë janë bërë edhe njerëzit e afërt të biznesmenëve apo edhe njerëzve të medias, të cilët do të kenë edhe një benefit tjetër më shumë: do t’u paguhet transporti ajror dhe tokësor për sendet e tyre!

Sipas dokumenteve që disponon redaksia e BoldNews.al, Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka urdhëruar hapjen e tenderit me objekt “paketim, ambalazhim, transport ajror, tokësor i sendeve personale të diplomateve”.

Pra bëhet fjalë edhe për paketimin dhe ambalazhimin e sendeve të këtyre diplomatëve. Kaq duar “tharë” të jenë sa edhe sendet t’ua paketojnë dhe ambalazhojnë? Nëse s’dinë të bëjnë këto gjëra, përse vijojnë punën?

Në të njëjtin dokument shkruhet se “fondi limit i kësaj procedure është 5.000.000 lekë”, ndërsa vijon se bëhet fjalë edhe për transport poste në rrugë tokësore dhe ajrore.

Me gjithë këto të mira, gjithkush nga shqiptarët ëndërron të bëhet diplomat, të ketë rrogë të majme, shtëpi dhe trajtime të mira, sigurim jete e madje edhe transport të sendeve. Në çfarë shteti jetojnë këta individë, që edhe vendin e punës s’e kanë marrë me meritokraci?!

Etiketa: dhuratat e ambasadoreveministria e jashtmeolta xhackatender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qeveria pranon zyrtarisht dështimin e inceneratorëve/ Hapen tenderat për ndërtim landfillesh në Fier dhe Elbasan

16:57 : 03/11/2025
AKTUALITET

Abuzimet me tenderat, zbardhen EMRAT e zyrtarëve që janë marrë të pandehur në dosjen e Ballukut

13:11 : 03/11/2025
AKTUALITET

Benet Beci nis propagandën pas dosjes në SPAK, tender për video dhe reklama promovuese në internet!

20:16 : 02/11/2025
AKTUALITET

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025
AKTUALITET

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

11:15 : 25/10/2025
AKTUALITET

PS “blen” kryetarin e PD-së Kuçovë, Juliana Memaj i jep 220 mln lekë pa garë Nerian Pashos

11:54 : 24/10/2025
Para

“Rama po shantazhon Alibashën, mbylli dyert e KQZ për PD-në”

TË GJITHA

Horokopi për ditën e hënë, 10 nëntor 2025

23:00 : 09/11/2025

Numërohet 1 nga 57 kuti në Cërrik, rezultati paraprak

22:50 : 09/11/2025

Përfundon balotazhi i zgjedhjeve në Kosovë, cila parti do të udhëheqë në cilën komunë (Harta)

22:38 : 09/11/2025

Hapen kutitë edhe në Bashkinë e Matit

22:26 : 09/11/2025

Përfundon numërimi i kutisë së parë në Vlorë, rezultati paraprak

22:23 : 09/11/2025

Nis numërimi i votave edhe në Cërrik, në garë 3 kandidatë

22:11 : 09/11/2025

Numërohen kutitë e para në Tepelenë e Berat, ja kush kryeson

22:05 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com