• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nëna u arrestua 8 ditë pasi lindi foshnjen, avokatët: Të shtyhet vuajtja e dënimit me 1 vit

16:50 : 15/03/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, SOCIALE

Denoncimi i Naim Bahçjas nga fshati Drisht i Postribës në Shkodër, i cili prej një jave po kujdeset për fëmijën e tij të porsalindur, pasi policia ka arrestuar bashkëshorten e tij, një nën lehonë, vetëm 8 ditë pasi solli në jetë foshnjen e saj, pritet të marrë rrjedhë tjetër.

Diana Bahçja është arrestuar nga policia e Shkodrës duke e shkëputur nga djali i saj vetëm 8 ditësh pasi gjykata e shkallës së parë në Tiranë i ka vendosur një gjobë në vitin 2020 prej 2 milionë e 500 mijë lekë të vjetër duke ia konvertuar një javë më parë, pra pas tre vitesh me burg një muaj e 20 ditë.

Por, përveç bashkëshortit të saj që ende dyerve të gjykatave dhe nëërmjet mediave bën apel që të lirohet Diana për shkak të fëmijës së porsalindur që kërkon përkujdesje maksimale nga nëna, edhe avokatët mbrojtës të saj kanë kërkuar shtyrjen e shlyerjes së dënimit nga Gjykata.

Avokatët e Diana Bahçjas, e cila u arrestua më 7 mars, i kanë bërë kërkesë gjykatës për shtyrjen e ekzekutimi të vendimit për dënimin e saj deri kur fëmija të mbushë 1 vjeç.

Ata argumentojnë se foshnja ka nevojë urgjente për praninë e nënës së tij për ta ushqyer dhe kujdesur për të.

Lexo edhe:

‘Më nxorrën jashtë bashkë me vajzën’/ Nëna lehonë flet për familjarët e ish-burrit

“Më mirë burg, s’kam të paguaj”, avokati tregon raste të ngjashme me Diana Bahçjan

Gjithashtu avokatët argumentojnë se Diana Bahçja nuk ka qenë në dijeni as për dënimin me gjobë dhe as për konvertimin e gjobës në burgim nga Gjykata e Tiranës.

“Pezullimi i menjëhershëm i këtij vendimi nga gjykata, sapo kjo kërkesë të mbërrijë në tavolinën e gjyqtarit të shortuar, jo vetëm do të ulte rrezikun e sjelljes së ndonjë pasoje të rëndë për shëndetin dhe jetën e fëmijës së sapolindur apo të vetë kërkueses, por do të shërbente edhe si një mesazh i qartë publik se burgosja e saj në këtë situatë, ka qenë një gabim tejet i rëndë individual njerëzor, por jo një faj i rëndë sistemik që përshkruan mënyrën sesi funksionon sot sistemi i drejtësisë, gabim të cilin vetë sistemi i drejtësisë ka aftësinë dhe ndërgjegjen juridike që ta korrigjojë në afatin më të shkurtër të mundshëm”, shprehen avokatët.

Sipas avokatëve, “burgosja e një gruaje lehonë (disaditëshe) dhe që duhet të ishte në regjim shtrati në shtëpi dhe të ushqente me gji të sapolindurin e saj, rrezikon që të shkaktojë dëme të pariparueshme shëndetësore deri edhe rrezikimin e jetës së vetë kërkueses”.

Deklarata e plotë:

Kërkuesja Diana Bahçja (Hoshi), rezulton se është dënuar me vendimin gjyqësor Nr. 1054, datë 18.06.2020 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me gjobë në masën 250’000 (dyqind e pesëdhjetëmijë) lekë.

Më pas, mbi kërkesën e Prokurorisë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin Nr. 113 A, datë 13.06.2022 ka vendosur:

Zëvendësimin e dënimit me gjobë 250’000 (dyqind e pesëdhjetëmijë) lekë dhënë me vendimin Nr. 1054, datë 18.06.2020 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me ditë burgim për të dënuarën Diana Bahçja (Hoshi) dhe sipas nenit 34/b të K.Penal, e denuara Diana Bahçja (Hoshi), duhet të vuajë 1 (një) muaj e 20 (njëzetë) ditë burgim.

Rezulton se pasi ky vendim i konvertimit të dënimit me gjobë në dënim me burgim ka marrë formë të prerë, Prokuroria ka nxjerrë urdhrin e ekzekutimit për të, vendim i cili është ekzekutuar me datë 7 mars 2023, duke shkuar në banesën e kërkueses dhe duke e shoqëruar për në IEVP Ali Demi.

Nga provat që që kemi paraqitur në gjykatë provohet se 10 ditë para ekzekutimit të vendimit të konvertimit të dënimit, konkretisht me datë 25 shkurt 2023, kërkuesja Diana Bahçja (Hoshi) ka sjellë në jetë një fëmijë. Ky fakt vërtetohet nga çertifikata e lindjes së fëmijës së mitur me datë 27 shkurt 2023, e lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile Shkodër.

Kërkuesja Diana Bahçja (Hoshi) nuk ka pasur dijeni dhe nuk është njoftuar as për vendimin penal të themelit (dënimit) Nr. 1054, datë 18.06.2020 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me të cilin është dënuar me gjobë dhe aq më pak për vendimin penal të konvertimit të gjobës në burgim me Nr. 113 A, datë 13.06.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Për këtë shkak, me të marrë dijeni për këto vendime penale të marra në mungesë dhe padijeni të saj, brenda afatit ligjor do të paraqesim kërkesë për rivendosje në afat për të paraqitur ankim ndaj tyre në Gjykatën e Apelit.

Nga ana tjetër, duke marrë parasysh rrethanat krejtësisht të paprecedenta në historinë e drejtësisë penale, ku një nënë lehonë burgoset vetëm 10 ditë pasi ka sjellë në jetë një fëmijë (për një vepër penale shumë të lehtë dhe që gjykimi i së cilës është zhvilluar në mungesë, pa dijeninë e saj), përmes kërkesës objekt që kemi dorëzuar në Gjykatë, ne kërkojmë që ndaj saj të merren disa masa pezulluese provizore për të ndaluar vijimin e ekzekutimit të tij, duke e shtyrë deri sa fëmija i mitur i sjellë në jetë të bëhet 1 vjeç. Në rastin në shqyrtim, bazuar në nenin 476/1 shkronja “b” e K.Pr. Penale, ne kërkojmë shtyrjen e ekzekutimit të vendimit Nr. 113 A, datë 13.06.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi kërkuesja ka një fëmijë të sapolindur (që akoma nuk ka mbushur moshën 1 vjeç) dhe i cili ka nevojën urgjente për praninë e nënës së tij për ta ushqyer dhe kujdesur për të.

Aktualisht, siç është bërë publike nga të gjitha mediat e vendit, për fëmijën e sapolindur po kujdeset babai i tij i cili e ka shumë të vështirë që të plotësojë nevojat bazike jetike të mbijetesës së tij dhe aq më pak që të jetë i aftë të ofrojë një përkujdesje të përshtatshme për të. Nga ana tjetër, nuk është e nevojshme të sqarojmë se burgosja e një gruaje lehonë (disaditëshe) dhe që duhet të ishte në regjim shtrati në shtëpi dhe të ushqente me gji të sapolindurin e saj, rrezikon që të shkaktojë dëme të pariparueshme shëndetësore deri edhe rrezikimin e jetës së vetë kërkueses.

Prandaj, duke marrë në konsideratë ngarkesën në punë të gjykatave dhe emergjencën e situatës së kërkueses dhe sidomos të fëmijës së saj të sapolindur, ne kërkojmë që me regjistrimin dhe shortimin e kësaj kërkese me karakter të ngutshëm, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, bazuar në nenin 476/2 të K.Pr. Penale të vendosë menjëherë pezullimin e ekzekutimin e këtij vendimi përpara se të marrë në shqyrtim në themel kërkesën tonë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit për një afat një vjeçar.

Pezullimi i menjëhershëm i këtij vendimi nga gjykata, sapo kjo kërkesë të mbërrijë në tavolinën e gjyqtarit të shortuar, jo vetëm do të ulte rrezikun e sjelljes së ndonjë pasoje të rëndë për shëndetin dhe jetën e fëmijës së sapolindur apo të vetë kërkueses, por do të shërbente edhe si një mesazh i qartë publik se burgosja e saj në këtë situatë, ka qenë një gabim tejet i rëndë individual njerëzor, por jo një faj i rëndë sistemik që përshkruan mënyrën sesi funksionon sot sistemi i drejtësisë, gabim të cilin vetë sistemi i drejtësisë ka aftësinë dhe ndërgjegjen juridike që ta korrigjojë në afatin më të shkurtër të mundshëm.

Duke vlerësuar se rezulton e qartë se kërkesa e kërkueses Diana Bahçja (Hoshi) është e bazuar në ligj dhe në prova pasi plotëson të gjitha kriteret ligjore për pranimin e saj,

Përfundimisht, i kërkojmë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë që të vendosë:

Pezullimin e menjëhershëm të ekzekutimit të vendimit gjyqësor penal, deri në shqyrtimin e kërkesës për shtyrjen e afatit të ekzekutimit të vendimit penal.

Shtyrje e afatit të ekzekutimit të vendimit penal Nr. 113 A, datë 13.06.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë gjer sa fëmija të bëhet një vjeç

Etiketa: #burg#boldnews#histori#boldnewsDianaDiana Bahçjadrisht

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Më nxorrën jashtë bashkë me vajzën’/ Nëna lehonë flet për familjarët e ish-burrit

14:31 : 19/03/2023
AKTUALITET

“Më mirë burg, s’kam të paguaj”, avokati tregon raste të ngjashme me Diana Bahçjan

21:34 : 18/03/2023
AKTUALITET

Nëna lehonë rrëfen ditët e vështira në burg: Vetëm qaja, kisha dhimbje trupi

11:24 : 18/03/2023
AKTUALITET

Lirimi i gruas lehonë, flet bashkëshorti: Nuk ishim në dijeni të gjobës

14:15 : 17/03/2023
AKTUALITET

Lirohet nga qelia nëna lehonë: U thashë që kam foshnjën me gji, por më arrestuan

13:45 : 17/03/2023
AKTUALITET

Nëna lehonë në burg, e moshuara kujdeset për nipin: Jam e lodhur, të ma sjellin nusen

17:34 : 16/03/2023
Para

Tragjedi në minierën e qymyrit në Kolumbi, humbin jetën 11 persona

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com