• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

DW: Pa Asociacion nuk mund të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi

I ngarkuari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak u ka dorëzuar autoriteteve në Prishtinë 15 modele të ndryshme evropiane që mund të përdoren gjatë hartimit të statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

10:19 : 15/03/2023
në AKTUALITET, RAJONI

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tashmë e bëri të qartë se pa themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, “nuk ka marrëveshje” për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Këtë deklaratë, Lajçak e bëri në një intervistë për televizionin publik serb RTS, pas qëndrimit dy ditor në Beograd dhe takimeve që pati me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe strukturave politike atje. Sipas të ngarkuarit evropian, “qëllimi nuk është që dikush të fitojë apo të humbasë, por të hapet dera evropiane për të dy vendet”.

Osmani: “Modele për të drejtat e pakicave”

Edhe diplomatë të shumtë perëndimorë përfshirë edhe ata të SHBA-ve, u kanë bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të zbatojnë marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. I ngarkuari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, ka konfirmuar se tashmë u ka dorëzuar autoriteteve në Prishtinë 15 modele të ndryshme evropiane që kanë të bëjnë me respektimin e të drejtave të pakicave dhe që ato modele do të mund të përdoreshin gjatë hartimit të statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë. Autoritet e Prishtinës thonë se janë duke i shqyrtuar ato modele, por, sipas Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, modelet të cilat janë prezantuar nga zoti Lajçak, nuk kanë të bëjnë me Asociacion por më shumë “janë modele për të drejtat e pakicave”.

“Secila prej tyre janë modele, të cilat disa japin më shumë të drejta, në disa modele ka më pak të drejta, sesa që tashmë Kosova u jep pakicave apo komuniteteve joshumicë. Ne i kemi analizuar të gjitha këto modele dhe natyrisht ka elemente që mund të merren prej secilës prej tyre, por unë do të thosha sërish që modeli më i mirë, shumë më i mirë se të gjitha ato pesëmbëdhjetë është modeli aktual që e ka Republika e Kosovës”, tha Presidentja Osmani.

Lexo edhe:

Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

Rubin mbyll dëshminë në Hagë: Ishte privilegj të flas për UÇK-në

Vjosa Osmani
Vjosa Osmani

Kurti: Plani i zbatimit duhet të negociohet në Ohër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga ana e tij vazhdon të mos i jap shumë rëndësi Asociacionit, i cili thotë se është një ndër pikat e fundit të propozimit evropian, por, ai dëshiron të fokusohet në marrëveshjen finale Kosovë-Serbi, dhe negocimin e planit  për zbatimin e saj. “Unë e kuptoj që Serbia shtyn shumë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, apo ‘zajednicës’, siç e kemi quajtur ndryshe, ajo është në nenin 10 njëra prej 33 marrëveshjeve. Natyrisht ne e dimë qëndrimin e Serbisë mirëpo, unë duhet që t’i referohem asaj për çfarë jemi marrë vesh dhe atë keni mundur që ta lexoni që të gjithë, ndërkaq, plani i zbatimit duhet të negociohet në Ohër, e mbase jo vetëm në Ohër”, tha kryeministri Kurti.

Në takimin e fundit që u mbajt më 27 shkurt në Bruksel, nën ndërmjetësimin e shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrel, Kurti dhe Vuçiq janë pajtuar me përmbajtjen e dokumentit, apo siç quhet “Marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve”. Propozimi që u bë publik nga Bashkimi Evropian, askund nuk përmend në mënyrë specifike njohjen e ndërsjellë. Megjithatë, në propozim neni 2, përmend që palët duhet të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës. Propozimi, po ashtu, përfshin edhe zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.

Takim i presidentit Vuçiq me kryediplomatin e BE, Josep Borrell
Takim i presidentit Vuçiq me kryediplomatin e BE, Josep Borrell

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq para dy ditësh e bëri të qartë qëndrimin e tij se “nuk do të ketë njohje as de facto dhe as de jure”, të pavarësisë së Kosovës. Vuçiq tha se ai  do të shkojë në Ohër për takim me Kurtin, por “nuk e ka të qartë se për çfarë të flitet atje”. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ndërkaq, thotë se ajo nuk ka pritje të mëdha për përparim në procesin e dialogut për shkak të siç thotë “qasjes së Serbisë”. “Shpresa ime është që komuniteti ndërkombëtar do të fokusohet me një presion në raport me Serbinë në mënyrë që të bindet edhe Serbia që data 18 mars, pra takimi që do të mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, është një momentum jashtëzakonisht i rëndësishëm në procesin e dialogut, në mënyrë që nëpërmjet kësaj marrëveshje së bashku me një plan zbatimi, të zgjidhen shumë çështje të cilat pastaj e hapin rrugën drejt njohjes reciproke”, tha Presidentja Osmani.

Takimi Kurti Vuçiq Borrell më 27 shkurt 2023
Takimi Kurti Vuçiq Borrell më 27 shkurt 2023

Von der Leyen kërkon të shfrytëzohet momenti

Autoritetet ndërkombëtare presin që në takimin e Ohrit që mbahet me 18 mars në Ohër ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të arrihet ujdi për planin e zbatimit të propozimit evropian. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen,  e ka ftuar Kosovën dhe Serbinë, që ta shfrytëzojnë propozimin e Bashkimit Evropian për të normalizuar marrëdhëniet dhe në takimet e radhës, të japin kontribut për stabilitetin e rajonit, si dhe në rrugëtimin e tyre drejt BE-së. “Kemi një plan të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit. Mendoj se ai përbën një rast për të dyja palët që ta shfrytëzojnë momentumin, sepse normalizimi është kyç për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit”, tha  Ursula von der Leyen, në një takim me korrespodentët e agjencive evropiane të lajmeve. Ajo ka thënë se pret që palët të jenë konstruktive në takimin e radhës që mbahet me 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut./DW

Etiketa: asociacioniballkaniKosovaMarreveshja Kosove-SerbiMiroslav Lajçakserbia

Lajme të lidhura

RAJONI

Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

19:56 : 17/09/2025
RAJONI

Rubin mbyll dëshminë në Hagë: Ishte privilegj të flas për UÇK-në

12:54 : 17/09/2025
BOLD BLOG

“Kosova Euroatlantike e rrezikuar nga paranojat sovraniste” !

10:46 : 16/09/2025
RAJONI

SHBA mesazh Kurtit: Na duhet një partner në Kosovë që nuk sjell destabilitet

19:46 : 15/09/2025
SPORT

Zyrtare/ UEFA jep dritën “jeshile”, ndeshja Serbi-Shqipëri zhvendoset nga Beogradi

18:50 : 15/09/2025
RAJONI

“O Hashim, ti ku je…”/ Protestë në Hagë për ish-krerët e UÇK-së (Video)

13:11 : 14/09/2025
Para

Kallëzimi ndaj Xhaçkës, Meçollari sërish në SPAK

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 18 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 17/09/2025

Champions/ Bayern i tregon forcën Chelseat, një gol në fund nderon Liverpool, fiton dhe Inter

22:59 : 17/09/2025

Vokshi: Krimi ka futur mbi 20 deputetë në Kuvend, janë përfaqësues të karteleve

22:56 : 17/09/2025

Gazetari: Leon Smith i platformës XUEX është një robot

22:50 : 17/09/2025

“Tu bëftë pushka top”, Dumani zbulon bisedën me kundërshtarin: Çdo 10 ditë do të vras njërin nga ju…

22:44 : 17/09/2025

“Mos na fusin në kurth këtu”/ Dumani zbulon ofertën e Çapjave: Vrasja që shpëtoi Sokol Sanxhaktarin

22:32 : 17/09/2025

Gjekmarkaj: Berisha duhet të rrijë në krye të PD-së, është një resurs i jashtëzakonshëm

22:17 : 17/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com