• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Frikë nga varfëria”/ PL për largimin e shqiptarëve: Eksodi i viteve ’90 po përsëritet

11:59 : 12/03/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Anëtari i kryesisë së Partisë së Lirisë Kristian Kina, ka folur në lidhje me emigrimin e shqiptarëve jashtë vendit dhe arsyet se përse qytetarët zgjedhin të rrezikojnë jetën vetëm që të mos jetojnë në një vend që sipas tij po zhytet në papunësi.

Në një deklaratë për mediat nga selia e PL-së, Kina tha se të gjitha duhet të kenë sytë nga ndryshimi që pritet të ndodhë më 14 maj, ndërsa shtoi se çdo ditë që kryeministri Rama qëndron në pushtet, vendi rrezikohet nga shuarja dhe shpopullimi.

Deklarata e plotë:

Pak ditë më pare, u bë i njohur për publikun një studim shokues:
Shifrat e personave që kanë kërkuar azil në Angli, për vitin 2022!

Të gjithë menduam se vendet në luftë do të kryesonin listën në këtë aspekt, sepse pasiguria fizike për jetën menduam se mund të prevalonte mbi gjithcka !

Lexo edhe:

“Mijëra studentë më pak”, Gjekmarkaj: Emigrimi i trurit ka pasoja të rënda për ekonominë dhe zhvillimin e vendit

Emigrimi i ‘trurit’ të Shqipërisë! Auditorët boshatisen, këtë vit 15% më pak regjistrime në arsimin e lartë

Por, u gabuam !
Edhe në këtë rast, banda e Rilindjes ka thyer çdo rekord dhe çdo rregull të filozofisë psikologjike !

Ashtu si një eksperiment social, Edi Rama po i tregon botës se: Kur mblidhen bashkë papunësia, rrogat e ulëta, korrupsioni i pafre, nepotizmi partiak, mungesa e ndëshkueshmërise, krijojnë një frikë më të madhe sesa frika për jetën!

Dhe kjo frikë i imponon njerëzit që të largohen, të largohen pa u menduar 2 herë e për të mos u kthyer më kurrë !

Vendi që kryesonte renditjen në studim, siç kuptohet qartë, nuk ishin ato vende të cilat ishin ne luftë por një vend tjetër…. Shqipëria jonë !

Ndërkohë që,nga Pakistani ishin afro 2’000 persona që kishin kërkuar azil në Angli, nga Shqipëria ishin plot 16’000.

16 mijë shqiptarë që kanë ikur nga Shqipëria në Angli në vitin 2022 dhe kërkojnë azil !

Ndërkohë që,nga Sudani, India, Eritrea, Bangladeshi, Siria ishin afro 3000-4000 persona, nga Shqipëria 16’000 .

Çfare krahasimi deshperues!

Të vetmet rivale tonat, edhe pse në fakt, ne ishim me goxha avantazh, ishin Irani dhe Afganistani, përkatësisht me 9’000 dhe 10’000 azilkërkues.

Pra,ky është niveli ku na ka degdisur kjo qeveri !
Vëllezërit dhe motrat tona po ikin të tmerruar nga ky vend !

Kush me maune, kush me gomone, kush me skafe e kush me dokumente jo të ligjshme, po ikin !
Po ikin te gjithë !

Eksodi masiv i viteve ’90 po përsëritet !
Shqipëria po zbrazet !
Nëpër qytete, kanë ngelur të vetmuar vetëm mosha e tretë !

Pyetja që të gjithë shtrojmë për diskutim është:

Ore pse po ikin gjithë këta shqiptarë, nëse vendi është në lulëzim, siç përpiqet të na tregojë Edi Rama ?

Nëse vendi ka rritje ekonomike, siç na thotë agjit-propi i regjimit, atëherë a nuk duhej që shqiptarët të jetonin të kënaqur këtu, dhe jo të arratiseshin me keq se në luftë?

Pse po ikin kukësianet ne Angli, fierakët, vlonjatët, shkodranët, dhe mbarë shqiptarët nga trojet e tyre, nga familjet e tyre, nga kjo tokë dhe klimë e mrekullueshme?

Të dashur vëllezër dhe motra!

Është e vërtetë që Shqipëria nuk ka lindur nga Edi Rama, por tashmë po rrezikohet seriozisht që Shqiperia të shuhet nga ky njeri me këtë emër !

Çdo ditë e më shumë, që ky Kryeminister qëndron në fuqi, aq më shumë rreziqe i kanosen Shqipërisë sonë !

Sot kërkohet rezistencë !
Sot kërkohet mobilizim !

Vendi thërret për bijtë e tij patriotë, për rikthimin e demokracisë një orë e më parë, për organizim kapilar për të rikthyer shpresën e munguar !

Dita e parë vendimtare është 14 Maji !

14 Maji do të simbolizojë ditën e fitores mbi monizmin, do të simbolizojë ditën kur do të rikthehet llogaridhënia, ku do të fillojë të buçasë e vërteta e lirë nëpër tribunat bashkiake dhe hallet e shqiptarëve të dëgjohen e të zgjidhen denjësisht !

Të gjithë me sytë drejt 14 Majit, si dita e shpëtimit, si dita e çlirimit !

Kërkohet : Ndryshim me çdo cmim!

 

Etiketa: emigrimKristian Kinapl

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Mijëra studentë më pak”, Gjekmarkaj: Emigrimi i trurit ka pasoja të rënda për ekonominë dhe zhvillimin e vendit

09:10 : 06/10/2025
AKTUALITET

Emigrimi i ‘trurit’ të Shqipërisë! Auditorët boshatisen, këtë vit 15% më pak regjistrime në arsimin e lartë

08:12 : 06/10/2025
AKTUALITET

Jo vetëm me azil, shqiptarët po braktisin atdheun me leje pune! Në 3 vjet ikën 13% e të punësuarve

08:24 : 03/10/2025
AKTUALITET

Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

10:59 : 30/09/2025
AKTUALITET

Shit-blerjet në kampet kundërshtare si fenomen politik i tranzicionit

15:27 : 27/09/2025
AKTUALITET

PL reagon për emërimin e Silva Cakes si zv.ministre: Nuk ndalojmë askënd të lëpijë atë që ka pështyrë!

18:30 : 25/09/2025
Para

Berisha: Do fitojmë zgjedhjet, të rinjtë kanë ikur të gjithë për faj të regjimit

TË GJITHA

Avokati dhunon rojen e sigurisë në Gjykatën e Vlorës

13:14 : 10/10/2025

“Bashkë me Ramën janë pronarë të hotelit 100 mln euro”, Berisha: Veliaj nuk ka asnjë akuzë për “5D”

13:13 : 10/10/2025

Berisha bën deklaratën “bombë”: Veliaj u nxorr nga burgu 3 netë më parë, u dërgua në drejtim të paditur

13:10 : 10/10/2025

Grabiti shoferin e taksisë nën kërcënimin e një shiringe, arrestohet shqiptari në Greqi

13:04 : 10/10/2025

Rama fsheh shpenzimet e tij/ Berisha: Ky akt shkel Kushtetutën! Po vepron njësoj si Enver Hoxha

12:53 : 10/10/2025

Seanca për Liridona Ademajn/ Dëshmia e Valon Llukës: Murseli më telefonoi menjëherë pas vrasjes

12:53 : 10/10/2025

Vjeshta do të tregohet bujare në dashuri për këto 2 shenja

12:39 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com