• Kontakt
Saturday, October 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dy anijet gjeneratorë në Vlorë/ Berisha: Tigrat e Belindës u kushtojnë shqiptarëve 64 mln $

12:39 : 12/03/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi zv.kryeministren Belinda Balluku se me vendimin e saj abuziv për të sjellë dy anijet gjeneratorë në Vlorë, i kushtuan qytetarëve shqiptarë 64 milionë dollarë.

Sipas Berishës, kosto e prodhimit të energjisë përmes këtyre anijeve është më e lartë se çmimi në bursë.

“Sot ka sjellë Belinda Balluku dy gjeneratorë monstra, të cilët ishin në Bangladesh. Kosto e prodhimit të energjisë me ata ishte 2-3 herë më e lartë se në bursë. Prodhimi i energjisë në Shqipëri është 2 terravat më shumë sesa nevoja. Ju i paguani tigrave të belindës nga 90 mijë dollarë. Në fund të dy viteve këto janë fiks 64 milionë dollarë. Edi Rama ka përdorur korrupsionin duke blerë deklarata poshtë e përpjetë dhe thotë se Amerika nuk korruptohet. Amerika nuk korruptohet por McGonigal korruptohet”, tha Berisha.

“Zgjedhjet janë shumë më tepër se sa lokale. Duhet të japim një mesazh që një grup dhe organizatë kriminale që për vete jeton në luks, punon ditë e natë për të pasuruar veten dhe nuk punon aspak për qytetarët. Kurrë nuk kam qenë dhe nuk do jem kundër të pasurve, por sa të jem gjallë në politikë të parin do të vendos qytetarin, hallet dhe dertet e tij dhe nuk do bëhem kurrë pjesë e asaj amalgame pushtet- oligarki që u thith gjakun çdo ditë qytetarëve me vjedhjet dhe plaçkitjet e tyre. Zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhje për ndryshimin. Ne sot jemi njerëzit më të vjedhur dhe më të varfër në Europë”, vijoi kreu i demokrateve.

 

Lexo edhe:

PD konfirmon EMRAT e kandidatëve që do të mbështesë për zgjedhjet në Berat dhe Vlorë

EMRI/ I dënuar me 10 vite burg në Itali, arrestohet në Vlorë 38-vjeçari shqiptar

Berisha po prezanton sot kandidatin për Bashkinë Pogradec, Zini Tollozhina, të dalë nga procesi për Primaret, për të kandiduar për zgjedhjet e 14 majit.

Që në nisje të fjalës së tij Berisha tha se kandidatët e tij janë ata që do të sjellin lirinë, ndërsa sfidoi Ramën duke pohuar se jo vetëm që do të hyjnë në zgjedhje, por dhe do të fitojnë.

“Jam këtu për të paraqitur para jush një nga demokratët më të devotshëm, një nga bijtë e Pogradecit si kandidat për kryetar Bashkie. Kudo ku shkoj ndjej një këndesi të veçantë se asnjë nga kandidatët që paraqes nuk janë kandidat të kryesisë apo kryetarit, por të votës suaj dhe të lirisë. Sot garojnë kandidatët e lirisë, karshi kandidatët e bodrumeve, shpellave dhe dosjeve të fshehta. Asnjë njeri nuk kam dëgjuar se ça procedure ndjek partia tjetër, e krimministrit, ndjek procedurën e klaneve kriminale dhe valixheve me euro që paraqiten për të garuar. Ne vijmë sot në një moment të paprecedent në 32 vite”, tha Berisha.

 

  • Berisha nga Pogradeci prezantoi kandidatin e opozitës për zgjedhjet lokale

 

Duke folur në prezantimin e kandidatët të Partisë Demokratike në Pogradec, kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se opozita do të fitojë zgjedhjet e 14 majit dhe do të shkohet drejt përmbysjes së regjimit monist të Edi Ramës. Berisha theksoi se 1/3 e popullisë shqiptare ka emigruar gjatë qeverisjes 8 vjeçare të Edi Ramës.

“Jam sot para jush për të paraqitur si kandidat për qytetar të parë njërin nga demokratët më të përkushtuar, nga njerëzit më punëtorë. Njëri prej bijve të Pogradecit, si kandidat për kryetar bashkie.

Këtu në Pogradec, dje isha në Korçë, dhe kudo që shkoj ndiej një kënaqësi të veçantë, sa asnjë nga kandidatët që unë paraqes nuk janë kandidatë të kryetarit, apo kryesisë së partisë. Janë kandidatë të votës, vullnetit tuaj. Janë kandidatë të lirisë.

Në vjeshtën e vitit 2021 në Pogradec, në Korçë, në mbarë Shqipërinë kishte një kërkesë legjitime: të caktojmë ne vetë kandidatët, dhe kjo ishte një kërkesë e drejtë e cila u mor krejtësisht parasysh. Me votën tuaj dhe të simpatizantëve tanë, sot garojnë në 61 bashki të vendit kandidatët e lirisë karshi kandidatëve të bodrumeve, shpellave dhe dosjeve të fshehta.

Asnjëri nuk ka dëgjuar një fjalë të vetme se çfarë procedure ndjek partia tjetër e krim-ministrit për emërimin e kandidatëve të saj. Ndjek procedurën e gjobave, e nënshtrimit, e propozimit të klaneve kriminale, e valixheve me euro që paguhen për të kandiduar”, deklaroi Berisha.

 

Gjithashtu Berisha u shpreh se po bëhet përpjekje anti kushtetuese për të përjashtuar forcën kryesore opozitare nga zgjedhje për të konsoliduar monizmin.

“Po bëhet një përpjekje anti kushtetuese për të përjashtuar forcën kryesore opozitare nga zgjedhjet. Bëhet përpjekje për të konsoliduar monizmin. Në asnjë vend të botës së lirë, akte të tilla nuk kanë ndodhur. Jo vetëm që do të marrim pjesë në zgjedhje me kandidatët tanë të lirisë por do të shkojmë drejt përmbysjes së monizmit të Edi Ramës. Kemi besim se ky entuziazëm ka një qëllim kryesor, shpëtimin e shoqërisë shqiptare nga ky monizëm i egër që po shfaros kombin., deklaroi Berisha.

Etiketa: 2 anijet gjeneratorëbelinda ballukusali berioshavlore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD konfirmon EMRAT e kandidatëve që do të mbështesë për zgjedhjet në Berat dhe Vlorë

21:47 : 10/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ I dënuar me 10 vite burg në Itali, arrestohet në Vlorë 38-vjeçari shqiptar

13:37 : 10/10/2025
AKTUALITET

Avokati Redi Llanaj dhunon rojen e sigurisë në Gjykatën e Vlorës

13:14 : 10/10/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Dhunuan barbarisht punonjësin e pastrimit në Vlorë, ndalohen dy autorët me precedent penalë

21:51 : 09/10/2025
AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës drejt shtetëzimit

21:23 : 09/10/2025
AKTUALITET

FOTO-EMRI/ Dy persona dhunojnë barbarisht punonjësin e pastrimit në Vlorë

20:13 : 09/10/2025
Para

Autor i 14 vjedhjeve në Vlorë, vihet në pranga 52 vjeçari

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 11 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 10/10/2025

Ish-nënkryetari i Roskovecit me biznes pa dokumente në qendër të fshatit, nuk paguan taksa

22:56 : 10/10/2025

Tre të ‘fortë’ bllokojnë rrugën e varrezave, Bashkia Mallakastër nuk jep zgjidhje!

22:47 : 10/10/2025

Nëna braktis fëmijën me aftësi ndryshe, refuzon t’i japë kujdestarinë ligjore ish-burrit

22:39 : 10/10/2025

Bashkia Librazhd i jep tenderin 300 mln lekë Arben Avdulit për të parë yjet me teleskop

22:27 : 10/10/2025

Macron riemëron Sebastien Lecornu si kryeministër të Francës

22:25 : 10/10/2025

Danimarka blen 16 avionë F-35 për të forcuar mbrojtjen ajrore

22:03 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com