• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kokaina në banesën e ish zyrtarit të PS/ Grupi qëlloi mbi policinë, si i iku patrullës kolumbiani

11:18 : 11/03/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT

Katër muaj pas operacionit të policisë në fshatin Frakull i Madh të Fierit, ku u zbulua një laborator droge dhe një sasi prej 485 kg kokainë, e përzier me plehun kimik mes thasëve të një ngarkese të mbërritur nga Amerika Latine, detaje të reja rreth dosjes kanë dalë në dritë.

Mësohet se në aksionin për arrestimin e 15 anëtarëve të grupit që kishte zbarkuar ngarkesën në banesën e ish-kryekomunarit socialist Viktor Çervanaku, ka pasur shkëmbim zjarri me policinë.

Grupi kriminal nuk ka nguruar që të përdorë armët për të qëlluar në drejtim të efektivëve që kishin në ruajtje banesën dhe po prisnin lëvijen e ngarkesës së vendosur në oborrin e shtëpisë së Çervanakut, me shumë gjasë në drejtim të zonës së Dibrës, ku kolumbiani Zamir Rodrigez do të bënte përpunimin.

Sipas “News 24”, agjentët civilë janë zbuluar nga grupi kriminal ku bënte pjesë ish-kryekomunari i PS, vëllai i tij Zenel Çervanaku dhe djali i tij Denilson Çervanaku.

Në këto rrethana, duke qenë mes rrezikimit të jetës së efektivëve dhe shanseve që operacioni të dështonte, pas 15 minutash, është vendosur ndërhyrja e forcave operacionale, duke çuar në prangosjen e disa personave.

Lexo edhe:

“Metamorfoza 2”/ SPAK kërkon 69 vite burg për Dedan Gjonin dhe 5 të pandehurit e tjerë

Nxirrnin deri në 30 kg kokainë në ditë, zbulohet laboratori i drogës në Valencia. Në pranga edhe shqiptarë

Në të njëjtën ditë, kimisti kolumbian Zamir Rodrigez, ka arritur të arratiset nga fshati, teksa një patrullë rrugore ka tentuar t’a ndalojë në Lushnje. Ai nuk i është bindur urdhrit për ndalim, duke marrë drejtimin për në Durrës dhe pas disa minutash është sinjalizuar në Vorë për herë të fundit.

Në këtë zonë, ai është futur nëpër rrugë rurale dhe të pyllëzuara duke shpëtuar përfundimisht nga sytë e shërbimeve që e kishin nën monitorim, dhe dyshohet që në mënyrë të paligjshme të ketë dalë jashtë territorit shqiptar.

Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme ka nisur letër-porosi në Mal të Zi, shtet ku edhe në koordinim me DEA-an amerikane nisi mbikëqyrja e lëvizjes së plehut kimik nga autoritetet shqiptare, ku fshihej mbi 485 kg kokainë, si dhe Kolumbisë, ku është edhe origjina e ngarkesës. Asnjëri prej këtyre shteteve nuk ka kthyer përgjigje deri më sot.

Si ndodhi aksioni policor më 24 Nëntor 2022?

Një sasi e madhe kokaine e cila kishte mbërritur nga vendet e Amerikës Latine, e kapur në Portin e Tivarit në Malin e Zi, çoi në zbulimin e një laboratori kokaine në fshatin Frakull i Madh të Fierit.

Banesa ku u ruajt dhe do të përpunohej një pjesë e kokainës është në pronësi të ish-kryetarit socialist të komunës së Farkullit, Viktor Çervanaku.

Kokaina, e cila ishte e fshehur në 400 kg thasë me pleh kimik, e zbuluar që në muajin korrik të këtij viti nga agjentë të DEA-s që sinjalizuan autoritetet në Mal të Zi dhe Shqipëri, është mbajtur nën vëzhgim, për të zbuluar edhe destinacionin se ku do të shkonte.

Operacioni i cili është zhvilluar nga DEA Amerikane, në bashkëpunim me SPAK dhe policinë malazeze, është mbajtur i fshehtë, dhe janë vëzhguar thasët me pleh kimik ku ishte e fshehur edhe kokaina, të cilat janë marrë nga Porti i Tivarit dhe janë dërguar në fshatin Frakull i Madh në Fier.

Në kuadër të këtij operaacioni u arrestuan 15 persona dhe 4 prejt tyre u ndaluan në rrugën e Arbrit teksa lëviznin me një automjet tip “Range Rover”, ku u gjetën pistoleta, 2 kallashnikovë, 1 shotgun dhe 1 çifte.

Katër të arrestuarit në rrugën e “Arbrit” ishin mbajtur nën hetim pasi dolën në përgjimet e grupit të laboratorit të kokainës në Fier.

Ata janë Bledar Matoshi, 33 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje; Kid Koshena, 28 vjeç, i dënuar më parë për plagosje të rëndë; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë dhe Redion Meshi, 22 vjeç, i cili drejtonte automjetin ku u gjetën armët.

Gjatë operacionit përveç Viktor Çervenakut dhe vëllait të tij Zenel Çervanaku (i cili kishte porositur nëpërmjet një kompanie të hapur në fillim të 2022, ngarkesën me pleh kimik në Kolumbi), ka rënë edhe djali i ish-kryekomunarit të Frakullës, Denilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati, e fejuara e këtij të fundit.

TË ARRESTUARIT:

  1. Viktor Çervanaku
  2. Zenel Çervanaku
  3. Denilson Çervanaku
  4. Enxhi Ferhati
  5. Nikolin Gjolena
  6. Klajdi Vrioni (Kodra)
  7. Julian Malaj
  8. Redion Meshi
  9. Bledar Matoshi
  10. Marildo Rona

LEXO EDHE:

EMRAT/ Kokaina në Fier, pas zyrtarit të PS arrestohen i biri dhe e fejuara e tij

Çervanakët në burg/ Babai dhe një djalë për laboratorin, djali tjetër për plagosje

Etiketa: Anxhelino ÇervanakuDenilson Çervanakulaborator drogetrafik kokaineViktor ÇervanakuZenel Çervanaku

Lajme të lidhura

Dedan Gjoni
AKTUALITET

“Metamorfoza 2”/ SPAK kërkon 69 vite burg për Dedan Gjonin dhe 5 të pandehurit e tjerë

12:16 : 24/06/2025
AKTUALITET

Nxirrnin deri në 30 kg kokainë në ditë, zbulohet laboratori i drogës në Valencia. Në pranga edhe shqiptarë

13:30 : 19/06/2025
AKTUALITET

30-vjeçari shqiptar trafikonte kokainë së bashku me të ëmën, si u zbulua nga policia greke

19:41 : 29/04/2025
AKTUALITET

Goditen “kokat” e drogës nga Shqipëria, Bullgaria, Kolumbia dhe Spanja. Sekuestrohen 6 tonë kokainë dhe 6 mln €

16:03 : 24/01/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Laboratori i kokainës në Frakull, GJKKO jep dënimin për 10 të pandehurit

16:55 : 25/06/2024
AKTUALITET

Laboratori i drogës në Frakull, SPAK kërkoi 93 vite burg për 10 të akuzuarit, çfarë vendosi gjykata

10:43 : 11/04/2024
Para

Sherr në Tiranë, plagosen dy vëllezër, policia në kërkim të autorit

TË GJITHA

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com