• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prokurorët e dosjes Ahmetaj “nën sulm”, SPAK: Po e hetojmë që prej Shtatorit 2022

19:21 : 10/03/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka vendosur të reagojë me një sqarim të detajuar, pas një sulmi gati dy-mujor të ndërmarrë ndaj dy prej prokurorëve që janë pjesë e “dosjes së inceratorit të Elbasanit” nga televizioni Top Channel, platforma Top News dhe portale të afërta me to.

Një prej mediave më të rëndësishme kombëtare, me një linjë editoriale qartazi pro-qeveritare, ka përgatitur një numër të konsiderueshëm kronikash televizive dhe emisione, në të cilat kritikohen prokurorët Klodian Braho dhe Ened Nakuçi, për atë që televizioni e konsideron si “favorizim dhe përjashtim nga hetimet të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetajt”.

Kronikat janë realizuar nën argumentin e interesit publik dhe fokusi i kritikave është përqëndruar vetëm tek prokurorët e “inceneratorit të Elbasanit”, ku janë marrë të pandehur krahas Lefter Kokës e Alqi Bllakos, edhe të tre “bosët” e inceneratorëve, Klodian Zoto, Stela Gugalla e Mirel Mërtiri, ky i fundit i konsideruar nga SPAK-u si “pronari faktik i inceneratorit të Elbasanit”, ndërkohë që në hetim janë edhe aferat e landfillit të Fierit e Tiranës.

Madje, për një prej dy prokurorëve, e konkretisht Ened Nakuçi, televizioni transmetoi një puntatë të posaçme të emisionit “Inside Story”.

Lexo edhe:

Gara për kreun e BKH-së, testet fizike do të zhvillohen më 10 korrik

Nën akuzë dhe pezullim nga detyra, Myzyri i KPP-së del para GJKKO

Siç sqaron SPAK-u, Nakuçi nuk ka qenë pjesë e veprimeve proceduriale ku përfshihet emri i Ahmetajt, pasi prokurori është përfshirë në hetimin e “inceneratorit të Elbasanit”, pasi kolegu i tij, Klodian Braho, i cili kishte dosjen që në fillimet e saj, kishte vendosur të veçonte hetimin për aktivitetin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të drejtuar nga Ahmetaj.

Pasditen e kësaj të Premte (10.03.2023), SPAK, ka vlerësuar të nevojshme që të informojë publikun, duke pasur në konsideratë që “në mënyrë të përsëritur prej një periudhë kohore disa mujore, në disa media dhe portale mediatike, janë ngritur pretendime në lidhje me veprimet proçedurale të kryera nga prokurorët Klodjan Braho dhe Ened Nakuçi në ushtrimin e ndjekjes penale lidhur me proçedimin penal nr.277 viti 2020 që bën fjalë për kontratën e koncensionit me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Elbasan, për prodhimin e energjisë”.:

Sipas SPAK, në përfundim të hetimeve paraprake për proçedimin penal nr.277 viti 2020 të Prokurorisë së Posaçme, në datën 09.12.2022 ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Lefter Koka, Alqi Bllako, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja, shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k dhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k, me akuzat e tyre respektive.

Prokurorët e çështjes kanë kryer veprimet proçedurale duke u bazuar në Kodin e Procedurës Penale si dhe në provat që janë mbledhur gjatë fazës së hetimeve paraprake.

“Veprimet proçedurale të prokurorëve të çështjes në lidhje me këtë proçedim penal nuk janë veprime dhe qëndrime të tyre personale, por përfaqësojnë qëndrimin dhe vendimin e institucionit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, thuhet më tej në deklaratën sqaruese të institucionit.

Në vijim, SPAK deklaron se gjyqtari i seancës paraprake, me vendimin nr.21, datë 21.02.2023, e ka vlerësuar si të drejtë dhe të bazuar në ligj kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes penale dhe ka vlerësuar se hetimet janë të plota, se ka prova të mjaftueshme për të provuar akuzat penale të ngritura, duke vendosur dërgimin në gjyq të kësaj çështje penale.

Ky vendim i gjyqtarit të seancës paraprake, i cili është një vendim ndaj të cilit nuk lejohet ankim, rrëzon çdo pretendim të padrejtë ndaj prokurorëve të çështjes për hetime të paplota apo për akuza të pabazuara në prova të mjaftueshme.

“Në lidhje me veprimet e kryera nga shtetasi Arben Ahmetaj në cilësinë e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes, Ministrisë së Financave, si dhe në lidhje me disa fakte dhe rrethana të tjera që kanë rezultuar nga hetimet e paraprake, është vendosur ndarja e çështjes penale, duke u regjistruar proçedimi penal nr.277/1, datë 19.09.2022. Ky proçedim penal është hetuar nga prokurori Klodjan Braho dhe është ndarë si proçedim penal më vete para se prokurori Ened Nakuçi të bëhej pjesë e grupit hetimor për proçedimin penal nr.277 viti 2020”, shpjegon institucioni hetimor.

Aktualisht, proçedimi penal nr.277/1 viti 2022 është duke u hetuar nga prokurore Enkeleda Millonaj, pasi me vendimin e Drejtuesit të Prokurorisë të datës 30.01.2023 është vendosur zëvendësimi i prokurorit Klodjan Braho, me kërkesë të këtij të fundit.

Prokuroria e Posaçme deklaron se “kundërshton çdo tentativë për intimidim dhe sulme personale ndaj prokurorëve të posaçëm që synon t’i kufizojë ata nga kompetenca dhe përgjegjësia e tyre për të ushtruar ndjekjen penale sipas Kushtetutës dhe ligjit”.

Cilido që ka pretendime për veprimtarinë proçedurale të prokurorëve të posaçëm “ka mundësinë që t’i referojë ato në organet kompetente, në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë apo edhe në organet e ndjekjes penale, autoritete të cilat ligji iu ka njohur kompetencën për të verifikuar dhe për të kontrolluar punën e prokurorëve të posaçëm”, përfundon deklarata e SPAK-ut.

Etiketa: arben ahmetajspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gara për kreun e BKH-së, testet fizike do të zhvillohen më 10 korrik

16:53 : 04/07/2025
AKTUALITET

Nën akuzë dhe pezullim nga detyra, Myzyri i KPP-së del para GJKKO

10:25 : 04/07/2025
AKTUALITET

Nuk deklaroi dënimin në Greqi, SPAK regjistron procedim penal për gjyqtaren Irena Gjoka

23:30 : 03/07/2025
AKTUALITET

Sekuestrimi i pasurive/ Lala rrëfen biseden e tensionuar me babin e Suel Çelës: Hodhi akzua mbi SPAK

21:25 : 03/07/2025
AKTUALITET

Nga arrestimi, te jeta në burg/ Meta letër Ahmetajt: Donin të të bënin ‘kokë turku’ për Inceneratorët

16:04 : 03/07/2025
Suel Çela dhe SPAK
AKTUALITET

SPAK i sekuestroi 4 mln euro pasuri, babai i Suel Çelës: Janë të ligjshme, disponoj 3 vendime gjykate

15:54 : 03/07/2025
Para

20 vjeçari “fluturoi” nga mbikalimi,eksperti: Dyshohet se ishte nën efektin e drogës

TË GJITHA

Kalim i paligjshëm i kufirit, arrestohen 7 persona në Gjirokastër, shpallet në kërkim një tjetër

14:14 : 05/07/2025

“Udhëtoi gjithë natën…”/ Rudina Dembacaj festoi ditëlindjen, ja si e surprizoi Marku

14:13 : 05/07/2025

Tirana bën lëvizjet e para në merkato, bardheblutë pranë akordit me 2 lojtarë

14:12 : 05/07/2025

Ambrosini “bekon” Milanin e ri: Igli Tare është konkret, nuk shet iluzione

14:00 : 05/07/2025

Ambasadori shqiptar selfie si adoleshent me Marco Rubion: E ftova në emër të Ramës

13:47 : 05/07/2025

“Po pres avionët F-35 nga Trump!”, Erdogan: Shqetësimet greke janë të pakuptimta

13:43 : 05/07/2025

“Tokë e xanun”/ Pas ultimatumit, Rama publikon foto nga bizneset që kanë “zaptuar” hapësirat

13:33 : 05/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com