• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kontrata e dyshimtë e Tatimeve, ku shkuan 89.000 euro?

22:02 : 10/03/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE
Në foto: Ceno Klosi, drejtor i Tatimeve

Në foto: Ceno Klosi, drejtor i Tatimeve

Lexo edhe:

Gabimi i Tatimeve i kushton qytetarit 15 milionë lekë e 10 vjet sorollatje

Motra drejtonte Tatimet, vëllai “qethte” tenderat! Dritëhijet e ish-drejtoreshës së komanduar, Elidjana Çelaj

89.000 euro në vit përfitohet nga kontrata fantazmë mes Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe një subjekti privat. Drejtori i Drejtorisë së Tatimeve, Ceno Klosi nuk jep asnjë shpjegim për faktet e dala në dritë.

Me 20 maj 2022 DPT shpalli njoftimin për marrje me qira ambiente zyrash për akomodimin e punonjësve të drejtorisë së Tatimpaguesve të mëdhenj, për disa drejtori të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe të Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë.

Kriteret e kërkuara duket sikur e kanë një përshkrim të një ndërtese të paramenduar. Ndër to vëmë re se një specifikim është hapësira e kërkuar, “jo më pak se 2800m2 dhe jo më shumë 3000m2.

Të jetë sa më pranë ambienteve ekzistuese të DPT-së, dhe jo më larg se 3 km në vijë ajrore nga godina kryesore e DPT-së;

Të jetë në pozicion gjeografik sa më funksional për bizneset;

Ambientet e brendshme të jenë “Open Space”, të përshtatshme dhe të ofrojnë funksionalitet/ndarje për të sistemuar 20 -30 poste pune për punonjësit;

Të ketë ndriçim natyral si dhe të garantohet hapja e dritareve për ajrim;

Objekti duhet të jetë i përfunduar me dyer, dritare, i lyer dhe i gatshëm / i lirë për t’u shfrytëzuar nga qiramarrësi;

Dhe e fundit por jo nga rëndësia, objekti të jetë me dokumenta të rregullta ligjore;

I gjithë përshkrimi duket sikur përshkruante një godinë specifike, ndaj Piranjat iu drejtuan me shkresë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë me një kërkesë për informacion me listën e godinave të marra me qira për efekt të këtij institucioni.

Në përgjigjen e institucionit u vu re se mungonte kjo ndërtesë e cila ka akomoduar Tatimet VIP dhe drejtorinë Rajonale të Tatimeve.

Në dokumentacionin e kësaj ndërtese pranë Agjencisë së Kadastrës janë deklaruar 2076.6 m2 ndërsa në kontratën e lidhur mes subjektit privat dhe Drejtorisë së Tatimeve janë plot 2931.78m2.

Në të njëjtën kohë, po në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, rezulton se pronarët kanë aplikuar për legalizim të një pjese të godinës, çka paraqitet edhe në kontratën e qirasë mes palëve.

Pra Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ceno Klosi, ka qenë në dijeni të plotë për parregullsinë në dokumentacion të kësaj ndërtese, në kundërshtim me ligjin dhe njoftimin e shpallur nga vetë ai.

Po me një aritmetikë të thjeshtë rezulton se 2931.78 m2 të kontratës, minus 2076.6 m2 të deklaruara në Kadastër, del shuma prej 854.4 m2 të tepruara për 2 katet e palegalizuara të godinës. Mirëpo qiraja që paguajnë taksapaguesit shqiptarë për këtë ndërtesë është plot 25.506 Euro në muaj.

Pra kemi: 25.506€/2931.78m2=8.68€ për m2

8.68€ për m2 X 854.4m2 të pa legalizuara=7.417€ në muaj

7.417€ në muaj X 12 muaj që është kontrata=89.000 7.417€ në vit përfundojnë në xhepin e drejtorit të tatimeve.

Pra këtu gjendemi në pozitat e shkeljes së detyrës nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, me apo pa dijeninë e eprorëve të tij.

Emisioni investigativ, ka tentuar disa herë ta takojë zotin Klosi në kushtet e refuzimit të dhënies së informacionit në rrugë zyrtare, por ai asnjëherë nuk ka zgjedhur të japë përgjigje për pyetjet e ngritura.

/Piranjat – Syri.net/

Etiketa: ceno klositatimet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gabimi i Tatimeve i kushton qytetarit 15 milionë lekë e 10 vjet sorollatje

21:26 : 27/10/2025
AKTUALITET

Motra drejtonte Tatimet, vëllai “qethte” tenderat! Dritëhijet e ish-drejtoreshës së komanduar, Elidjana Çelaj

21:25 : 23/10/2025
AKTUALITET

Babai audition, i biri firmos/ Ilir Binaj i Tatimeve në konflikt interesi, fsheh kompaninë private në Angli

21:17 : 23/10/2025
AKTUALITET

Gjyqi i habitshëm/ Tatimet gjobisin SPAK-un: “Nuk ka shlyer detyrimet”

12:48 : 11/10/2025
AKTUALITET

Rama e lëvdoi se solli “Forbes Global” në Shqipëri, por “Capital Point” rezulton borxhlie në Tatime

18:49 : 27/09/2025
AKTUALITET

Kulisat/ Si mbetën jashtë qeverisë “çunat e Belës”, Ceno dhe Klevisi

12:15 : 12/09/2025
Para

Lajçak: E bëra të qartë, presim që dialogu të vendoset mbi politikat ditore

TË GJITHA

Furnizonte me kokainë bankierët në Londër, dënohet me burg shqiptari në Britani

17:31 : 30/10/2025

Sekretari amerikan i Thesarit: SHBA dhe Kina kanë arritur marrëveshjen për TikTok

17:25 : 30/10/2025

Thirrja e Bashës në SPAK: Hetimet për “21 Janarin” u rihapën pas provave audio të ardhura nga SHBA

17:15 : 30/10/2025

Erdogan akuzon Gjermaninë për heshtje ndaj Gazës, Merz refuzon anëtarësimin e Turqisë në BE

17:12 : 30/10/2025

Pas presioneve nga BE, qeveria rrit taksat për peshkaqenët e tenderave të AKSHI-t

17:02 : 30/10/2025

Netanyahu kërcënon Hamasin: Nëse fuqitë e huaja nuk e çarmatosin, do ta bëjmë ne

16:52 : 30/10/2025

Lukoil pranon ofertën për shitjen e aseteve jashtë Rusisë

16:43 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com