• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Firma fut skrepin te ullishtet e tjetrit, habit shefi i Policisë: Ta rrethonte pronën

00:00 : 10/03/2023
në AKTUALITET

Për problemin e zotit Qerim Tabaku emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan u interesua në Bashkinë Kavajë, ku askush nuk jep përgjigje. Drejtori i IMT-së shprehet se zoti Tabaku duhet ta kishte rrethuar pronën dhe nëse firma do ndërhynte, do merreshin masa.

Gazetarja: Herën e fundit që folëm, ju më premtuat që do ta hiqnit skepin që aty ose do të gjenit një manovrator. Sapo folëm bashkë, domthenë Stopi me Bashkinë, aty 1 muaj nuk u punua dhe pastaj filloi prapë dhe sot në këtë situatë që ne të dy flasim, aty të gjithë ullinjtë janë të prerë?

Drejtori Ylber Nurçe: Zotëria në fjalë pse s’e ka bë rrethimin e pronës aty që ne ta dimë, që kjo pronë është…? Po s’kemi nga ta dimë, o më fal, më fal… Nuk kemi, nga ta dimë.

Gazetarja: Po të iki unë e të rrethoj një tokë kot, do ta dish ti që është prona ime ajo, më bën mua pronar po ta rrethoj?

Drejtori Ylber Nurçe: Jo, po, nëse ka konflikt, se ky konflikt ka 20 vjet, që është. Më fal, më fal… Me sa di unë është problem shumëvjecar dhe që të shuhet ky problem zotëria të vijë në Bashki, të marrë një leje rrethimi, të rrethojë pronën e vet dhe nëse firma ndërtuese që ka dhe leje minerare i afrohet sipas vendimit të Gjykatës ne do ndërhyjmë si IMT.

Lexo edhe:

Përplasi për vdekje 56-vjeçaren, arrestohet 19-vjeçari në Kavajë

Aksident tragjik/ 19-vjeçari përplas për vdekje me automjet një grua në Kavajë

Në Komisaritatin e Kavajës, drejtuesi Emiljano Pashai, thotë se çështja është në Prokurori.

Emiliano Pashai: Çështja është në ndjekje, në hetim nga Prokuroria e Rrethit Kavajës.

Gazetarja: Në momentin që është në ndjekje, pala tjetër është duke i heq të gjithë ullinjtë aty.

Emiliano Pashai: Nuk mund ta zgjidh! Unë nuk mund….

Gazetarja: Ti duhet të veperosh, të marrësh forcat tuaja, të marrë IMT-në dhe të shkosh aty në vendngjarje dhe të heqësh skrepat.

Emiliano Pashai: Të lutem…! Ju duhet të kuptoni një gjë, atje firma që vepron atje ka leje nga një institucion shtetëror.

Gazetarja: E ka pezulluar leja. E ka pezulluar gjykata, masa e sigurisë. Po çfarë do të bëni ju?

Emiliano Pashai: Do ta ndjekim hap pas hapi, për çdo problematikë që ka!

Gazetarja: Mos e ndiq hap pas hapi, por ndiqe me vrap.

Emiliano Pashai: Ta ndjek me vrap? Sipas prioriteteve, dakord! Odeta, ju lutem! Çfarë letrash keni që s’na i kanë vënë në dispozicion na i dërgoni në institucion.

Emiliano Pashai: Dakord! Ju faleminderit!

Sipas ekspertes Eda Grimçi, në këtë rast jo vetëm firma, por edhe institucionet kanë shkelur ligjin, duke mos zbatuar vendimin e gjykatës.

Ekspertja juridike Eda Grimçi: Po e shoh vendimin e gjykatës dhe vendimi i gjykatës është shumë i qartë. Nuk lë absolutisht vend për interpretim. Zotëria, Ismail Tabaku që është paditës i është drejtuar gjykatës dhe gjykata ka vendosur sigurimin e padisë duke urdhëruar pezullimin e punimeve të shoqërisë “Alfa Alabaster Grup”.

Që në momentin që është shpallur ky vendim, në datën 22 Nëntor 2017, “Alfa Alabaster Grup” për çdo ditë që gërmon apo që i afrohet pronës së paditësit, ka shkelur rëndë ligjin. Ka një vendim gjykate, ku ka pezulluar punimet dhe ligjin po e shkelin dhe instanca të tjera. Është ministria që i ka dhënë leje, e cila duhe të jetë njohur me këtë urdhër dhe në asnjë rast “Alfa Alabaster Grup” nuk duhet që t’i afrohet pronës. Pengimi i ekzekutimit të një vendimi, siç është në rastin konkret është vepër penale.

Duke qenë se paditësi i qenka drejtuar edhe instancave shtetërore, më thoni që ka bërë edhe kallëzim penal, është e çuditshme se si nuk veprojnë instancat shtetërore. Prokuroria, Policia e Shtetit, Bashkia e cila ka qenë në proces, palë e tretë në këtë gjykim, duhet të ishin marrë masa dhe të mos ishte lejuar në asnjë moment. Vendimi i gjykatës është titull ekzekutiv. Kush e shkel, ose kush nuk ekzekuton vendimin e gjykatës, është vepër penale.

Pavarësisht se çështja është në Apel, sigurimi i padisë nuk pengohet nga ankimimi i shoqërisë, por sigurimi i padisë jepet pikërisht për të mbrojtur interesat e paditësit që të mos dëmtohet prona.

Marrë nga tvklan.al

Etiketa: denoncimkavajeullishte

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përplasi për vdekje 56-vjeçaren, arrestohet 19-vjeçari në Kavajë

17:12 : 27/10/2025
AKTUALITET

Aksident tragjik/ 19-vjeçari përplas për vdekje me automjet një grua në Kavajë

11:06 : 26/10/2025
AKTUALITET

Lejuan kultivimin e 550 rrënjëve kanabis, pezullohen nga detyra 4 policë në Kavajë/ EMRAT

14:32 : 22/10/2025
AKTUALITET

Durrësi në kaos, si po degradon porta e turizmit shqiptar

14:07 : 12/10/2025
AKTUALITET

E hoqi nga puna, punonjësi godet me grusht drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve në Kavajë

13:47 : 30/09/2025
AKTUALITET

Familjarët ngrenë alarmin në Polici, zhduken dy vajza minorene në Kavajë

15:55 : 24/09/2025
Para

Përfshihet nga flakët ish-godina e tatimeve në Librazhd

TË GJITHA

“U godita nga të mitë”, Veliaj në Kushtetuese: Qeveria Rama më shkeli të drejtat! Begaj mori atributet e gjykatës

11:52 : 31/10/2025

Veliaj në Kushtetuese: Më donin me pranga në duar! Izolimi im ishte i imponuar nga shteti (LIVE)

11:44 : 31/10/2025

“Qeveria më shkeli të drejtat”, Veliaj në Kushtetuese: Goditja më erdhi nga të mitë (LIVE)

11:34 : 31/10/2025

Seanca në Kushtetuese/ Veliaj “prek në sedër” trupën gjykuese: Mbroni demokracinë (LIVE)

11:33 : 31/10/2025

Seanca në Kushtetuese, avokati i Erion Veliajt: Shkarkimi është politik, jo ligjor

11:25 : 31/10/2025

Bardhi shkresë Peleshit: Anuloni votimin për Komisionin Rregullator, keni shkelur Kushtetutën

11:19 : 31/10/2025

Kryebashkiakët në gjumë! Bashkitë realizojnë vetëm 22% të investimeve, rrezikohet “djegia” e fondeve

11:14 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com