• Kontakt
Wednesday, August 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Gjeorgjia tërheq ligjin për “agjentët e huaj”

17:07 : 09/03/2023
në BOTA, Lajmet e Dites

Partia në pushtet e Gjeorgjisë njoftoi të enjten tërheqjen e një projektligji mbi “agjentët e huaj” pas protestave masive gjatë dy ditëve të kaluara.

Masa ligjore do të kërkonte që mediat dhe organizatat joqeveritare që marrin më shumë se 20 për qind të fondeve të tyre nga burime të huaja, të regjistrohen si “agjentë të huaj”.

Kundërshtarët e projektligjit e krahasuan atë me një ligj rus të vitit 2012, që është përdorur për të shtypur ose mbyllur organizatat që kritikonin qeverinë ruse.

Partia ‘Ëndrra gjeorgjiane’ në pushtet, tha të enjten se projektligji u interpretua në mënyrë negative dhe se një pjesë e publikut u mashtrua. Përfaqësues të partive opozitare, thanë ndërkaq protestat do të vazhdojnë derisa qeveria të distancohet zyrtarisht nga projektligji dhe të lirojë të gjithë të arrestuarit gjatë protestave.

Presidenti i Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, tha më herët se ajo do t’i vinte veton projektligjit nëse do të arrinte në tryezën e saj, ndërsa kundërshtarët e tjerë shprehën shqetësime se masa do të ndikonte në shpresat e Gjeorgjisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Lexo edhe:

BE-ja i tërheq vërejtjen Gjeorgjisë për shkeljen e të drejtave themelore, paralajmëron pezullim të vizave

Vazhdojnë protestat masive në Gjeorgji, policia arreston udhëheqësin e opozitës

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se projekt-ligji ishte një “zhvillim shumë negativ” për Gjeorgjinë dhe mund të ndikojë seriozisht në marrëdhëniet e vendit me BE-në.

Të enjten delegacioni i BE-së në Gjeorgji mirëpriti njoftimin për tërheqjen e projektligjit

“Ne inkurajojmë të gjithë udhëheqësit politikë në Gjeorgji që të rifillojnë reformat evropiane në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe konstruktive… që Gjeorgjia të sigurojë statusin e vendit kandidat”, për anëtarësim në bllok, thuhet në një postim në rrjetet sociale.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për këtë projekt-ligj që “do të shkelte disa nga të drejtat që janë thelbësore për aspiratat e popullit të Gjeorgjisë”.

Dhjetëra mijëra njerëz protestuan kundër projektligjit të martën dhe të mërkurën.

Disa demonstrues hodhën gurë dhe shishe me benzinë mbi forcat e policisë që përdorën gaz lotsjellës dhe granata trullosëse për të shpërndarë protestuesit.

Rusia shihet si një vend armik nga shumë gjeorgjianë, pasi Moska mbështeti separatistët në rajonet gjeorgjiane të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut./VOA

Etiketa: agjent te huajGjeorgjiZëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price

Lajme të lidhura

BOTA

BE-ja i tërheq vërejtjen Gjeorgjisë për shkeljen e të drejtave themelore, paralajmëron pezullim të vizave

15:17 : 16/07/2025
BOTA

Vazhdojnë protestat masive në Gjeorgji, policia arreston udhëheqësin e opozitës

19:26 : 04/12/2024
BOTA

Sërish incidente në Gjeorgji, protestuesit përplasen me policinë

22:47 : 03/12/2024
BOTA

Shtetet baltike sanksione ndaj zyrtarëve gjeorgjianë për shtypjen e protestave

08:43 : 03/12/2024
BOTA

Presidentja gjeorgjiane e shpall parlamentin të paligjshëm pas protestave pro BE-së

09:06 : 01/12/2024
BOTA

Protesta të dhunshme në Gjeorgji, protestuesit përplasen me policinë

20:45 : 29/11/2024
Para

Kupa e Mbretit/ Ndryshon orari i gjysmëfinales së kthimit Barcelona-Real Madrid

TË GJITHA

PAMJE dramatike! Vatër e re zjarri në Delvinë, flakët përhapen me shpejtësi për shkak të erës

11:13 : 13/08/2025

Zjarret në Greqi/ Emigrantët shqiptarë mbetën të bllokuar në aksin Arta-Janinë

11:10 : 13/08/2025

Maliqi: Goditja ndaj News24, sulm i paprecedentë dhe arbitrar

11:05 : 13/08/2025

REL: BE-ja në kërkim të rolit të saj para samitit Trump-Putin në Alaskë

10:59 : 13/08/2025

Aksident tragjik në Greqi! Humb jetën shqiptari, makina i mori flakë pas përplasjes/ EMRI

10:57 : 13/08/2025

Zbulohet një fole prostitucioni në Vlorë/ Nën hetim dy kineze dhe klientët, në kërkim organizatorja

10:27 : 13/08/2025

Pushuesit konstatojnë një trup të pajetë në plazhin e Vlorës, mbërrin policia

10:15 : 13/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com