• Kontakt
Wednesday, September 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Studentët e mjekësisë “halë” në sytë e Ramës: Nuk ju financojmë që të ikni në Gjermani

10:30 : 06/03/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, SOCIALE

Në Kongresin e Parë të Shëndetësisë, i cili do të mbahet sot dhe nesër në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, kryeministri Edi Rama u ndal gjatë tek fenomeni i braktisjes së sistemit shëndetësor nga mjekët dhe infermierët, të cilët kryesisht emigrojnë në Gjermani për një pagë më të mirë.

Duke parashtruar faktin se Europa ka nevojë therëse për bluza të bardha dhe se po synon të mbushë boshllëqet e krijuara duke tërhequr profesionistë nga vende si Shqipëria, Rama iu rikthye kërcënimeve ndaj studentëve të Universitetit të Mjekësisë.

Sipas kryeministrit ka ardhur koha që të adresohen problematikat, pasi shteti nuk mbulon dot financimet për sistemin shëndetësor gjerman.

Në vijim të argumentit, Rama u shpreh se shteti shpenzon miliona euro për shkollimin dhe më pas praktikën e një studenti në Tiranë, i cili sapo merr diplomën i hipën avionit dhe largohet, por harroi se janë familjet shqiptare ato që sakrifikojnë për të shkolluar fëmijët e tyre në Universitet Publike të Shqipërisë.

Sipas arsyetimit të Ramës, një student i mjekësisë në vend paguan 1/16-ën e kostos reale, sepse pjesën e tjetër sipas tij e paguan shteti. Shefi i qeverisë tha se taksapaguesit shqiptarë nuk duhet të paguajnë për studentë që sa marrin diplomën largohen për punësim në Gjermani. Ai tha se kjo problematikë duhet të adresohet.

Lexo edhe:

Çfarë prisni nga qeveria e re e Ramës? Alimehmeti: S’kanë rëndësi emrat, thjesht do marrin urdhra

Nga Shkodra në Vlorë/ “Loja” e KLGJ, në krye të gjykatave “rilindas” e ish-drejtor të Ramës

“Sot një student i mjekësisë paguan 1 të 16-ën e ksotos reale. Në kushtet e sotme rezulton e pamundur që shteti shqiptar, taksapaguesi, mundësitë e të cilit nuk janë të pakufizuar, dhe shërbimet nuk vihen në diskutim, të paguajnë 15 nga 16 pjesë të financimit të studimit të një mjeku. Shteti dhe taksapaguesit nuk e bëjnë këtë që ditën që mbarojnë studimet dhe marrin diplomën e mjekut, ata të cilët financohen nga ky buxhet, të ikin dhe të shërbejnë në Gjermani. Shteti shqiptar nuk financon studimet për sistemin shëndetësor gjerman. Ky është një problem që shumë vende e kanë adresuar dhe ne ka ardhur koha ta adresojmë.

Nga ana tjetër është aspekti i edukimit, nuk mjafton të kesh kryer një shkollë dhe të kesh përmbushur detyrimet në aspektin teorik për t’u konsideruar një mjek, por duhet dhe praktikë. Jo thjesht praktika e përditshme profesionale, por dhe ajo praktikë që farkëton njeriun dhe misionarin. Në këtë aspekt ka vend për reflektim përpara dhënies së diplomës. Pas kësaj vjen punësimi sipas meritës”, u shpreh kryeministri.

Edhe pse me tone më të zbutura, “kërcënimi” i sotëm i Ramës ndaj studentëve të mjekësisë nuk është i vetmi pasi ata janë kthyer në një “halë” në sytë e shefit të qeverisë, që i atakon vazhdimisht në tentativën për të fshehur dështimin e qeverisë së tij për t’i ofruar paga dhe kushte dinjitoze pune, profesionistëve në sektorin e shëndetësisë.

Edhe pse arsimi i lartë në Shqipëri nuk është falas dhe kostot mbulohen nga xhepi i studentëve, Rama në vazhdimësi e ka trajtuar problemin për të dalë në përfundimin se kostot bien mbi qeverinë dhe taksapaguesit shqiptarë.

Madje në 18 tetor të vitit të shkuar për herë të parë artikuloi një kërkesë të padëgjuar më parë në drejtim të Bashkimit Europian, kur tha se unioni duhet të gjejë mënyrën t’i kthejë Shqipërisë investimin mbrapsht, për mjekët që emigrojnë në 27 vendet anëtare.

Jo vetëm kaq por kryeministri po në këtë ditë “kërcënoi” hapur studentët duke thënë se diplomat e tyre nuk do t’i marrin menjëherë pas përfundimit të studimeve, pro vetëm pasi të kenë kthyer “borxhin” ndaj Shqipërisë duke punuar për disa vite në sistemin shëndetësor vendas.

“Paguajmë ne, ua bëjmë gati, vjen gjermani kur thonin filmat, edhe na i merr. Kjo nuk mund të vazhdojë kështu. Kështu që e para, diplomën e mjekët nuk do ta japim sapo të mbarosh shkollën. Do shkosh një herë t’ia kthesh popullit tënd atë që ka bërë për ty, pastaj do marrësh dhe diplomën e pastaj shko ku të duash, sipas afateve të caktuara. Për më tepër, e dimë shumë mirë se si në shumë vende, mjekët që janë standardi më i lartë i shërbimit human, nuk i marrin diplomat menjëherë por duhet të tregojnë dhe që janë të zotë tu shërbejnë njerëzve përveç se të japin provime, se nuk mund të vazhdojë kjo histori kështu”, u shpreh Rama në tetorin e 2022.

Etiketa: Edi Ramainfermieretmjeket

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Çfarë prisni nga qeveria e re e Ramës? Alimehmeti: S’kanë rëndësi emrat, thjesht do marrin urdhra

15:36 : 10/09/2025
AKTUALITET

Nga Shkodra në Vlorë/ “Loja” e KLGJ, në krye të gjykatave “rilindas” e ish-drejtor të Ramës

15:23 : 10/09/2025
AKTUALITET

Rama në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje: Larg qoftë që ne të bëhemi si Gjermania

14:17 : 10/09/2025
AKTUALITET

Mungesa e transparencës për kontratat e konsulencës, “shqetësuese dhe antiligjore”

08:45 : 10/09/2025
AKTUALITET

Rama harron Lilon, Salillarin e Morinën, paralajmëron listë të zezë për ndërtuesit që shkelin lejet

20:59 : 09/09/2025
AKTUALITET

A u anulua pritja zyrtare? Anija luftarake amerikane mbërrin në Porto Romano

20:46 : 09/09/2025
Para

Nga sot deri më 12 Mars, devijim qarkullimi te mbikalimi i Shkozës

TË GJITHA

Ervin Salianji propozon protesta në ditën e parë të Parlamentit

16:19 : 10/09/2025

Protestë në Durrës/ Banorët e qendrës historike kundër shpronësimeve dhe prishjes së banesave

16:12 : 10/09/2025

Kur do nisin protestat? Përgjigjet Berisha

15:59 : 10/09/2025

Operacioni në Elbasan, shtyhet seanca e masave të sigurimit për të arrestuarit

15:49 : 10/09/2025

SPAK dërgon dosjen për gjykim/ 13 akuza për Erion Veliajn, merret e pandehur edhe Klotilda Bushka

15:47 : 10/09/2025

Berisha pas mbledhjes së Kryesisë: Me Ramën nuk ka zgjedhje të lira, do të kemi analizë për 11 majin

15:41 : 10/09/2025

U plagos në masakrën e Shkodrës, familjarët e kamerieres kërkojnë ndihmë për kurimin e 25-vjeçares

15:37 : 10/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com