• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Djali i policit e përndjek/ E reja shkon në komisariatin e Lezhës, oficerja e OPGJ: Je krujt vetë

21:41 : 06/03/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Rastet e shantazhimeve dhe kërcënimeve nëpërmjet rrjeteve sociale janë kthyer në një shqetësim të madh sot për shoqërinë tonë.

I tillë është edhe rasti transmetuar në “Fiks Fare” mbrëmjen e së hënës ,ku një e vajzë nga Lezha shantazhohet nga një djalë me të cilin kishte shkruajtur për një javë në rrjetet sociale. Edhe pse kanë kaluar plot 4 vite nga ky komunikim përndjekja dhe shantazhimi ende vazhdon.

Për këtë arsye vajza i drejtohet emisionit pasi e sheh të pamundur të gjejë drejtësi në policinë e Lezhës, pasi përndjekësi është djali i një polici.

“Para 4 vitesh kam komunikuar për rreth një javë në rrjetet sociale me këtë djalin dhe më pas i mbylla komunikimet me të, por sot e kësaj dite me këto biseda ai më shantazhon duke ia dërguar familjes time dhe bashkëshortit“, shprehet denoncuesja.

Ajo pohon se që në momentin që ia kishte komunikuar që nuk do të flisnin më, ai e kishte kërcënuar se do të bënte publike bisedat e tyre nëse nuk do i jepte 2 mijë euro. Pyetjes së gazetarëve se pse nuk i është drejtuar policisë, vajza u shpreh se ka shkuar disa herë të bëjë denoncim. Por denoncimi nuk i është mbajtur nga policia, pasi djali që ajo do të akuzojë të atin e ka polic. Bëhet fjalë për Blerim Bushgjokën, djali i policit Pal Bushgjoka.

Lexo edhe:

“Ishte shkrim i ChatGPT”/ Kërcënoi vajzën e Melonit, mësuesi italian: Kërkoj ndjesë

Xheneta thumbon disa vajza të njohura në Instagram: ‘Nuk dua t’iu jap vëmendje’

Denoncuesja shprehet se ka takuar edhe vetë policin Pal Bushgjoka dhe se ky i fundit i ka thënë se do e zgjidh ai këtë çështje, por shantazhet ende vazhdojnë. Me adresa false të ndryshme Blerimi i shkruan familjarëve të denoncueses duke u kërkuar që ta bëjnë vajzën të flasi me të ose në të kundërt do nxjerri bisedat. Jo vetëm për vajzën por edhe për familjarët e saj situata është bërë shumë shqetësuese dhe nuk po gjejnë dot zgjidhje.

E pajisur me kamera të fshehtë denoncuesja i drejtohet Komisariatit Lezhë. Në prani të oficerëve të policisë gjyqësore, e reja shpjegon situatën dhe u thotë se personi në fjalë është djali i policit Pal Bushgjoka. Sapo dëgjojnë emrin e kolegut, njëra prej OPGJ-ve çohet dhe thotë se do e marri në telefon. Pra ndërkohë që është duke u bërë një denoncim, oficerja njofton kolegun djali i të cilit po akuzohet. Por e keqja vjen pas telefonatës. Oficerja pas komunikimit me kolegun Pal Bushgjoka, i drejtohet denoncueses se është faji i saj pasi ka komunikuar me djalin rreth një javë në rrjetet sociale. Duke mohuar që shantazhuesi është djali i kolegut të tyre, ata i drejtohen të resë se këto janë adresa falso dhe se ajo nuk kishte shkuar herë tjetër në komisariat për të bërë denoncim.

Me ton kërcënues oficerja i thotë se nëse vajza do bënte denoncim do t’i sekuestrohej telefoni. Vajza e kundërshton këtë gjë edhe pse u thotë që u vë në dispozicion çdo bisedë me djalin, por aparatin telefonik që kishte aktualisht në përdorim ishte i ri dhe nuk kishin shkëmbyer me të biseda. Madje denoncuesja ka theksuar se bisedat nuk janë me të, por me shoqet dhe të afërmit e saj. Por as këto nuk u duken bindëse oficerëve për mos u lënë aty aparati telefonik. Në këto kushte vajza kërkon të konsultohet me të afërmit që e presin jashtë, por në këto momente njëra prej oficereve e mban me zor në ambientet e komisariatit dhe vendosin vetëm të kryejnë këqyrjen e aparatit celular.

Në moment që oficerja mban kallëzimin, vajzës i vjen një mesazh në telefon nga djali i policit i cili i shkruan “Dua të flas me vëllain tënd”. Vajza ia tregon oficeres mesazhin dhe kjo e fundit i thotë që t’i shkruaj ta marri në telefon në ato momente. Vajza ashtu bën, por nga ana tjetër e ekranit të telefonin lexohet kundërshtimi i djalit me motivin se është në punë dhe do e telefonojë më vonë. Dhe në po këto çaste e njëjta oficere merr telefonin e saj personal dhe sërish del jashtë dhome për të kryer një telefonatë. Me rikthimin e saj në zyrë vazhdohet me marrjen e kallëzimit. Në një moment i thotë: “Ti duhet të pranosh vetë se ti je krujt vetë dhe ti ke shkruar vetë me të, duke qenë grua e martuar.”

Blerim Bushgjoka, djali i policit e pranon edhe vetë në një bisedë me vajzën që e ka shantazhuar për 4 vjet. Dhe se ka qenë në dijeni se ajo është paraqitur disa herë në komisariat për ta denoncuar dhe se një nga këto herë ka takuar edhe të atin e tij.

Pas marrjes së kallëzimit nga ana e oficereve të policisë gjyqësore, djali telefonon vajzën dhe i kërkon të flasë me vëllanë e saj, pasi ka vendosur që ta zgjidhi problemin e krijuar me familjen e saj. Ai shprehet se këto kërcënime e shantazhime nuk i bën ai, por në emrin e tij hapin femra dhe njerëz që i duan të keqen adresa false. Gjithsesi në fund ai e mbyll telefonatën duke i kërkuar të resë ta mbyllin familjarisht problemin dhe jo me shtet./ TCH

Etiketa: dhuendjali i policitperndjekjeVajza

Lajme të lidhura

BOTA

“Ishte shkrim i ChatGPT”/ Kërcënoi vajzën e Melonit, mësuesi italian: Kërkoj ndjesë

17:10 : 02/06/2025
SHOW BIZ

Xheneta thumbon disa vajza të njohura në Instagram: ‘Nuk dua t’iu jap vëmendje’

22:07 : 01/06/2025
AKTUALITET

“Vajza më hëngri paratë!” Nëna e 3 fëmijëve ngelet në derë të huaj

20:16 : 01/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Vajzat futen me makinë kundravajtje në autostradën e Laçit

15:21 : 31/05/2025
BOTA

Vrasja brutale e 14-vjeçares italiane nga i dashuri, flasin mësuesit dhe shokët e Martinës

19:54 : 29/05/2025
AKTUALITET

Përndoqi vajzën e re, procedohet 42-vjeçari në Korçë

14:05 : 23/05/2025
Para

VIDEO/ "Porta kryesore u saldua", nxjerr vëllain nga shtëpia dhe i zapton banesën

TË GJITHA

Qeveria holandeze rrëzohet pas përplasjes për politikën e migracionit

11:53 : 03/06/2025

Shpëtoi nga mbytja në Durrës, del jashtë rrezikut për jetën 31-vjeçarja angleze: Mjeti u përmbys papritur…

11:48 : 03/06/2025

Pas tezave të Anglishtes, publikohen edhe ato të Frëngjishtes/ FOTO

11:46 : 03/06/2025

Rrëfimi dramatik i ish-sulmuesit të Napolit: Babai vrau nënën time, pastaj bëri vetëvrasje para syve të mi

11:35 : 03/06/2025

Kosovë/ Arrestohen 15 persona për mashtrim kibernetik në një bankë

11:29 : 03/06/2025

Teza e gjuhës së huaj u publikua pas nisjes së provimit, justifikohet Ministria e Arsimit: Nuk ndikon në proces

11:16 : 03/06/2025

“11 Maji”/ PD kërkoi verifikim të fletëve të votimit, KQZ i kthen përgjigje opozitës

11:08 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com