• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

Luizi foli për ‘Top Channel’, reagon Lori Hoxha: Kemi lënë nam

16:16 : 05/03/2023
në SHOW BIZ

Producentja e “Big Brother VIP Albania”, Lori Hoxha, ka reaguar për herë të parë ndaj kritikave të kolegëve dhe publikut.

Ajo ka shpërndarë një video të Luizit, i cili thotë se është meritë e “Top Channel” dhe stafit që ata janë aty dhe për përmasat që ka marrë formati.

Lori e ka shoqëruar videon me një shkrim të gjatë.

Ajo shkruan se ka ndjerë presion të madh nga audienca dhe kolegët, që e cilëson si të vështirë për t’u “përtypur”.

Hoxha shton më tej, se njerëzit që punojnë për këtë produksion kanë një moto: “Ul kokën dhe puno”, duke sqaruar se nuk përbaltin punën e askujt.

Lexo edhe:

Egli flet për fotot me Marion dhe dyshimet për ndarje nga Gjesti, e quan një “burrë në tentativë”

Fotot me instruktorin e palestrës, Gjesti i jep fund lidhjes me Eglin

Reagimi i plotë

Big Brother VIP është një nga produksionet më të bukur, por dhe më të vështirë që ‘Top Channel’ ka dhe vetëm grupi që punon për të 24 orë në ditë për muaj të tërë mund ta kuptojë.

Por, kohët e fundit kam ndjerë që tek ta presioni që vjen me audiencën gjigande që ky program kap është shpeshherë e vështirë për t’u kapërcyer, dhe të sharat e vazhdueshme nga publiku i thjeshtë, por dhe ai mediatik është i rëndë për t’u përtypur.

Të arrish këtë lloj suksesi ka të mirat dhe të këqijat e veta, por ajo që nuk duhet harruar për tu përmendur është merita.

E shoh që gjullurdia e madhe që krijohet sfumon fjalët e mira që mund të thuhen në përditshmëri, sepse kritika ndonjëherë është më e zhurmshme, por dua të marr kohën për të falenderuar publikisht të gjithë grupin e bashkëpuntorëve të mi në këtë produksion gjigand për punën e palodhur por dhe forcën mendore që kanë për të përballuar kritikat, mallkimet dhe hetuesinë publike.

Nuk ka qenë e lehtë dhe unë e di. Ne kemi një moto: ul kokën dhe puno. Nuk përbaltim punën e askujt dhe nuk përfshihemi në morinë e komenteve që vijnë nga komentues të thjeshtë, por dhe kolegë.

Fjalët e banorëve në video vijnë si një përqafim në këtë pikë të punës kur audienca është maksimale por një pjesë e shoqërisë dështon së vlerësuari spektaklin dhe preferon të bëjë atë që rëndomtë e çon vendin tonë në vështirësi, të mendojë që punën e tjetrit di ta bëjë më mirë.

Më lumturon të dëgjoj po ashtu fjalët e Luizit dhe vlerësimin që i jep medias që po e mbështet, se jo pak herë ndodh që personazhet që bëhen pjesë në një program të suksesshëm mendojnë që janë më të rëndësishëm se platforma që i jepet dhe pasi i marrin më të mirën, mundohen ta shkelin.

Unë kam një besim të madh se gjërat e mira nuk bëhen vetëm dhe mirënjohja të vlen gjithmonë. ‘Top Channel’ i ka dyert e hapura për të gjithë që ruajnë të njëjtat vlera në të cilat ai është ndërtuar: dashuria për të bukurën, dëshira për të punuar, shpresa për të ardhmen dhe vullneti për të menduar përtej.

Në 22 vitet e kaluara, ‘Top Channel’ ka dëshmuar sesi bëhet më së miri një spektakël dhe nën kujdesin e tij kanë lindur dhe janë rritur disa nga personazhet më të dashur shqiptar që sot janë më të mirët në atë që bëjnë.

Janë krijuar po ashtu fenomene sociale që kanë arritur të sfumojnë dhe vështirësitë më të mëdha, duke i dhënë kështu një produksioni televiziv, fuqinë për të lehtësuar realitetin në ato orë transmetimi. Kjo meriton një duartrokitje publike sepse Big Brother mbaron por mirënjohja dhe njerëzillëku mbeten.

Po çfarë tha Luizi? “Të gjithë e kishim një emër para të futeshim këtu, dikush më shumë dikush më pak, por në këtë pikë jemi të gjithë të vetëdijshëm që jashtë është bërë shumë e madhe.

Kjo është deri diku është meritë e jona se kemi dhënë show, kemi lënë edhe nam, por më e madhja është e këtyre, se këta na kanë drejtuar kamerat, mikrofonët. Nuk na i kanë drejtuar të tjerët, as një televizion tjetër.

Big Brother është një patentë që blihet nga një x vend, mund ta kishte marrë një media tjetër por nuk e ka marrë, atyre duhet t’ja dimë për nder, se ata më ofruan, ata më morën në telefon.

Media të tjera kanë plot spektakle, por nuk më morën. Tani të rrit Topi, të krijon Topi e t’i të ikësh…të gjithë për vlera monetare ikin”, thekson ajo.

Etiketa: bbvLori Hoxhaluizi

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Egli flet për fotot me Marion dhe dyshimet për ndarje nga Gjesti, e quan një “burrë në tentativë”

09:58 : 02/05/2025
SHOW BIZ

Fotot me instruktorin e palestrës, Gjesti i jep fund lidhjes me Eglin

21:45 : 29/04/2025
SHOW BIZ

Arbër Hajdari flet pas mbarimit të BBV! Zbulon emrin e banores që ka telefonuar pas spektaklit

19:57 : 29/04/2025
SHOW BIZ

A kreu marrëdhënie seksuale me Eglin pas daljes nga “BBV”? Gjesti e thotë troç

13:08 : 28/04/2025
SHOW BIZ

Gjesti dhe Xheneta takohen për herë të parë pas “BBV”, ç’ndodhi mes tyre

22:21 : 27/04/2025
SHOW BIZ

Si është marrëdhënia me Gjestin?/ Flet Egli: Duket shumë mirë! Kemi folur, jemi takuar…

21:54 : 26/04/2025
Para

Meta përkujton 25 vjetorin e vrasjes së familjes Jashari: Themeli i lirisë së Kosovës!

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

U kapën me kanabis, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë

12:05 : 17/05/2025

Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituim të Kuvendit! Ja kur do të mblidhen sërish deputetët

11:52 : 17/05/2025

Numërimi i votave nga Greqia, PD: Të mos përfshihen në rezultatin përfundimtar

11:40 : 17/05/2025

Çfarë mori dhe çfarë dha Trump gjatë turneut të tij në Lindjen e Mesme? Marrëveshja triliona dollarë

11:30 : 17/05/2025

Plagosja e të miturit në Maliq/ Policia nis procedimin penal për autorin 14-vjeçar

11:18 : 17/05/2025

Rama del kundër Trump: Nuk do i mbushim depot me lloj-lloj mallrash

11:16 : 17/05/2025
European Union at night. Earth map from NASA

Politizohet integrimi në BE/ Ëndrrat e shqiptarëve nuk i bëjnë dot realitet të tjerët

11:01 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com