• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Pique shpjegon të vërtetën e fotos me Ibrën: “Mund ta kisha puthur, por jo atje…”

19:16 : 02/03/2023
në SPORT

Nuk mund të thuhet se Gerard Pique është dikush që nuk bën lajme, në çfarëdo konteksti që dikush dëshiron ta konsiderojë atë. Ish-futbollist i suksesshëm si pak të tjerë, me një karriere të pafund mes Barcelonës dhe kombëtares spanjolle (duhen permendur katër Champions me katalanasit, nje Kupë Bote dhe nje Kampionatit Evropian të fituar me Spanjen), më pas një sipërmarrës që me kompaninë e tij të prodhimit të ngjarjeve sportive Kosmos arriti të siguroje Kupen e re Davis në tenis (nga ky vit nuk është më prerogativa e tij) dhe Kings League e sapoformuar, 36-vjeçarit katalanas nuk i mungoi asgjë, përfshirë polemika dhe skandale.

Edhe tani që ka varur këpucët, Pique është çdo ditë në faqe të parë për ndarjen e tij nga Shakira dhe gjithçka që pasoi prej saj, nga lidhja e tij e re me Clara Chia Martì e deri te helmi që i hodhi këngëtarja kolumbiane në këngët e saj të fundit. Asgjë që ish-mbrojtësi nuk mund të përballojë, siç e ka treguar muajt e fundit kur presioni i madh do të kishte shtypur shumë të tjerë.

Në fund të fundit, ai vetë nuk i shmanget ekspozimit të tepërt mediatik, duke pasur parasysh se sa personalisht është i përfshirë në menaxhimin dhe promovimin e Kings League – që së fundmi ka parë hyrjen e Ronaldinhos – në Twitch, YouTube dhe TikTok.

Krahas transmetimit të drejtpërdrejtë të ndeshjeve të futbollit, presidentët e skuadrave pjesëmarrëse kanë një takim fiks në të cilin takohen për të folur për turneun në transmetim të drejtpërdrejtë, por edhe për temat nga më të ndryshmet. Ishte në atë rast që Pique ekspozoi me krenari oren Casio për t’iu përgjigjur ndarjes me Shakira dhe ishte gjithmonë ai qe iu rikthye fotos shumë të famshme të vitit 2010, në të cilën ai u portretizua në një qëndrim që dukej shumë i embel me Zlatan Ibrahimovic, në atë kohë shoku i tij te Barcelona.

https://www.youtube.com/watch?v=390fhpea1Ww

Lexo edhe:

“Fillova ta urreja PSG-në prej Ibrahimovic”, kampioni i botës: Sot më pëlqen për një arsye

Eliminimi i Milanit, Ibrahimovic: Mungesë pjekurie, Feyenoord ishte më i fortë

Të dy u përjetësuan nga një fotografik teksa po largoheshin nga stërvitjet dhe mënyra intime në të cilën po bisedonin – Pique po i shtrëngonte edhe dorën suedezit – kishte tërhequr shumë vëmendje. Në atë moment spanjolli po niste lidhjen me Shakirën dhe mediat u hodhën mbi atë foto.

Tani, 13 vite më vonë, ish-lojtari i Barcelonës i është rikthyer temës për të sqaruar çështjen. Ka qenë partneri i tij në aventurën e Kings League, transmetuesi i famshëm spanjoll Ibai Llanos, i cili ka nxjerrë foton në fjalë dhe ka ngacmuar Piqué: “Ti e ke puthur Zlatanin në buze në atë kohë, mund ta lëmë dashurinë të rrjedhë, të lutem?”.

Mes të qeshurave të të pranishmëve në puntatën e ‘Pas Mbretërve’, përfshirë edhe vetë futbollistin, ky i fundit nuk u përmbajt dhe iu përgjigj kërkesave këmbëngulëse që i janë bërë: “Na thuaj të vërtetën”.

“Në atë foto ne jemi në parkingun e klubit – shpjegoi Pique, duke e bërë të qartë se nëse dikush dëshiron të bëjë diçka kaq intime, ai me siguri nuk e bën atë para të gjithëve – makina ime dhe shtypi janë aty. E putha Zlatanin në buze, por jo në parkingun e klubit! E dini çfarë dua të them, fotografia është krejtësisht jashtë kontekstit.”

“Por mbi të gjitha reagimi i Zlatanit. Të nesërmen ai largohet nga Ciudad Deportiva dhe të gjithë paparacët po e presin – vazhdoi Pique, duke kujtuar se sa i mërzitur ishte nga afera Ibrahimovic – Zlatan është në makinë dhe në dalje janë gazetarët nga transmetimet e thashethemeve, duke përfshirë edhe Telecinco, i vendosin mikrofonin, ai ul dritaren dhe gazetari përfiton nga rasti për ta pyetur se çfarë ndodhi, ai i thotë: “Ejani në shtëpinë time me motrën tuaj dhe do t’ju tregoj se unë ‘nuk jam gay’”.

Nuk është hera e parë që Pique i referohet asaj situate me Ibrën, në vitin 2015 ai foli për këtë me revistën angleze Four Four Two: “Sapo kisha publikuar autobiografinë time dhe Zlatan erdhi për të më uruar. Unë jam një person i prekshëm dhe fotografi ka kapur momentin kur ne shtrëngonim duart, nuk mund ta besoja se në çfarë ishte kthyer kjo, por nuk mund të them se ky reagim më befasoi, ishim përpara Real Madridit me vetëm pak ndeshje të mbetura në ligë, kështu që shtypi ishte në gjendje të përfitojë prej saj për të na destabilizuar”.

Etiketa: Ibrahimovicpique

Lajme të lidhura

SPORT

“Fillova ta urreja PSG-në prej Ibrahimovic”, kampioni i botës: Sot më pëlqen për një arsye

21:21 : 08/05/2025
SPORT

Eliminimi i Milanit, Ibrahimovic: Mungesë pjekurie, Feyenoord ishte më i fortë

21:28 : 18/02/2025
SPORT

Pique “thumbon” Realin e Madridit: Kur nuk fitojnë, flasin për arbitrat

12:11 : 09/02/2025
SPORT

Ibrahimovic: Merkato dimërore ishte një sukses, nuk ishim të kënaqur me ekipin

16:24 : 04/02/2025
SPORT

Përplasjet me Ibrahimovic, largohet drejtori sportiv i Milanit

21:04 : 10/12/2024
SPORT

Ibrahimoviç: Nuk do të bëjmë merkato, skuadra aktuale i arrin objektivat

18:03 : 28/11/2024
Para

E BUJSHME/ Ish-kryeministri italian nën hetim për vrasje të shumëfishtë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com