• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dialogu Kosovë-Serbi, Berisha: Takimi i Brukselit përfundoi me/pa sukses?!

10:52 : 01/03/2023
në AKTUALITET, POLITIKE, RAJONI

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për takimin e Albin Kurtit me presidentit serb Aleksandër Vuçiç për firmosjen e marrëveshjes franko-gjermane.

Nëpërmjet një postimi në FB, Berisha ka shkruar se ‘marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë nuk mund të mbahet peng nga autoritet e Kosovës të cilat duhet të pranojnë asosacione që respektojnë plotësisht normat e Kushtetutës’.

Sakaq, më tej ka shtuar se marrëveshja po mbahet peng nga Serbia.

“Takimi i Brukselit perfundoi me/pa sukses?! Miq, takimi i shumë pritur i datës 27 shkurt 2023 në Bruksel për firmosjen e Marrëveshjes franko-gjermane, marrëveshje bazë e BE për marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë perfundoi me/pa sukses apo gota gjysëm bosh/plot. Në fakt marrëveshja për të cilën të dy palët kanë deklaruar se e pranojnë nuk u firmos.

Por në dallim nga takimet e tjera në përfundim të këtij të fundit, pati vetëm akuza soft, të buta midis palëve. Pra pas takimit tonet ishin të qeta të përmbajtura dhe kjo ishte pozitive.

Lexo edhe:

Akuzat për vjedhjen e zgjedhjeve/ Sali Berisha niset nesër drejt Brukselit

Meta mbetet jashtë Kuvendit, Berisha: Po i bëhet lufta më e egër nga armiku

Kryeministri Kurti pas takimit deklaroi se të dy palët u pajtuan me përmbajtjen e dokumentit të marrëveshjes dhe se ai ishte gati të firmoste marrëveshjen apo planin franko-gjerman por presidenti Vuçiç nuk pranoi të firmosë.

Kurse presidenti Vuçiç deklaroi se Kryeministri Kurti nuk pranoi të flitet për Asosacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë. U njoftua gjithashtu se takimi tjetër do mbahet në Bruksel gjysmën e dytë të marsit”, shkruan Berisha.

Berisha shprehet se marrëveshja Kosovë- Serbi është shumë e rëndësishme për marrëdhëniet midis dy vendeve, por edhe për të gjithë rajonin tonë.

“Marrveshja Kosovë- Serbi është shumë e rëndësishme për marrëdhëniet midis dy vendeve, por edhe për të gjithë rajonin tonë. Kjo marrëveshje nuk jep zgjidhje përfundimtare të problemeve midis dy vendeve të pavarura fqinje, por zbatimi i saj e bënë atë marrëveshje ëin-ëin per palët domethënë vërtet të dobishme për Kosovën, Serbinë por dhe rajonin.

Për këtë arsye me qëllim që takimi tjetër të mos ketë të njëjtin rezultat si ky i datës 27 shkurt, mendoj se do të duhet të punohet për zhdukjen e pengesave ekzistuese për firmosjen e kësaj marrëveshje dhe aneksit të saj. Nga qëndrimi dhe deklaratat e palës serbe del se mospranimi i kryeministrit Kurti të diskutojë për Asosacionin ishte pengesë për të firmosur marrëveshjen nga ana e tyre. Dhe kjo në pamje të parë kalon përgjegjësinë të autoritet e Kosovës.

Në bindjen time asnjë vend i lirë nuk mund të ndalojë krijimin e asosacioneve të qytetarëve pavarësisht nga bindjet politike, besimet fetare, përkatësia rracore dhe ajo etnike e tyre me kushtin e vetëm që ato të ngrihen në përputhje me kushtetutën e vendit. Në një vend të lirë kjo e drejtë është e pamohueshme.

SHBA në menyrë të përsëritur janë shprehur për Asosacion në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Mendoj se Prishtina zyrtare duhet të angazhohet për një detyrim të tillë”, vazhdon Berisha.

Kreu i partisë demokratike shton se: Por e vërteta është se Beogradi nuk pretendon dhe nuk do pranonte nje asosacion brenda kornizës kushtetuese të Kosovës. Nuk duhet të kemi iluzione, presidenti serbomadh Aleksander Vuçiç kërkon një asosacion etnonacionalist suprakushtetues që de facto dhe de jure garanton shtrirjen e shtetit serb në Kosovë, shtrirjen e serbomadhisë në rajon. Një asosacion i tillë që do të mishëronte frymen e preambules aneksioniste të kushtetutës serbe, preabmule që qëndron si shpata e Demokleut edhe mbi këtë marrëveshje është i papranueshëm dhe i rrezikshem jo vetëm për Kosovën, por për mbarë rajonin. CiIido që mund të mbrojë apo mbështes një asosacion të tillë nuk duhet të harrojë se baruti i fuçisë në rajon është ultranacionalizmi serb dhe se minoriteti serb në Kosovë gëzon të drejta politike më të mëdha se sa çdo minoritet tjetër në Europë. Aq më tepër duhet mbajtur parasysh se në çdo vend të rajonit tonë gjenden komuna me shumicë të etnive që janë pakicë në këto vende dhe kjo ide shërrmbjellëse hap kështu kutinë e pandorës, domethënë një proces të pandalshëm me pasoja të paparashikueshme.

Si perfundim marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë nuk mbahet dhe nuk mund të mbahet peng nga autoritet e Kosovës të cilat duhet të pranojnë asosacione që respektojnë plotësisht normat e kushtetutës vërtet të mirë të Kosovës të hartuar nga komuniteti ndërkombëtar që garanton plotësisht liritë dhe të drejtat e qytetarëve të Kosovës dhe pakicave në këtë vend. Por firmosja e marrëveshjes nuk mund të arrihet duke aplikuar presione bazuar në parimin e locus minoris resistentiae ndaj Kosovës që kjo e fundit të shkelmojë Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese te saj.

Marrëveshja franko-gjermane në të vërtetë po mbahet dhe druaj shumë se do të mbahet peng nga Serbia e cila jo vetëm nuk pranoi në marrëveshje njohjen e Kosovës as dhe heqjen e preambulës aneksioniste nga kushtetuta e saj, por kërkon t’i imponojë Kosovës një asosacion suprakushtetues etnonacional të komunave me shumicë serbe në këtë vend i cili do të ishte një kërcenim serioz per stabilitetin e Kosovës, rajonit dhe shpërblim i rrezikshëm për ultranacionalizmin serb. Ndaj dhe heqja dorë nga Beogradi nga kërkesa për një asosacion mbikushtetues në Kosovë është rruga e vetme për të arritur firmosjen dhe jetësimin e planit franko- gjerman i cili duket se gëzon mbështetje të plotë nga të dy vendet si nje marrëveshje ëin-ëin dhe qe mbeshtet nga BE, SHBA dhe rajoni.

Etiketa: dialog kosove serbiMarrëveshja franko-gjermaneSali BerishaTakimi i Brukselit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Akuzat për vjedhjen e zgjedhjeve/ Sali Berisha niset nesër drejt Brukselit

15:34 : 14/05/2025
AKTUALITET

Meta mbetet jashtë Kuvendit, Berisha: Po i bëhet lufta më e egër nga armiku

14:59 : 14/05/2025
AKTUALITET

“Rama, Toto Rina i Tiranës”, Berisha: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e votës

14:37 : 14/05/2025
AKTUALITET

“Mbrojmë votën”, Berisha publikon sloganin e protestës

12:09 : 14/05/2025
AKTUALITET

Berisha nuk njeh zgjedhjet, lajmëron protestë në të njëjtën kohë me Samitin e BE

14:01 : 13/05/2025
AKTUALITET

A do e njohë rezultatin? Berisha: Vetëm Zoti mund të na ndalojë pa bërë gjithçka për të mbrujtur votën

14:18 : 12/05/2025
Para

Kapet me 1.4 kg drogë, arrestohet 50-vjeçari në Vlorë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Presidenti i Këshillit Evropian: Mali i Zi mund të bëhet anëtar i Bashkimit Europian deri më 2028

16:44 : 14/05/2025

Berisha thërret drejtuesit politik të qarqeve në takim në selinë blu

16:38 : 14/05/2025

FOTO/ Erdhi me bujë te Tirana, sulmuesi i nënshtrohet operacionit

16:36 : 14/05/2025

Përfundon procesi i numërimit të votave në Maliq, renditja e kandidatëve

16:29 : 14/05/2025

Elbasani bën gati 5 largime të rëndësishme, në fund të majit dalin lojtarë të lirë

16:23 : 14/05/2025

Alimehmeti: Krimi elektoral në vend nuk hetohet! Demokracia në rrezik

16:23 : 14/05/2025

Garë e ethshme brenda PD për mandatin e Tiranës, Alimehmeti rifiton avantazhin ndaj Tabakut

16:20 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com