• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandal në Kamëz/ Mjekja shet kokrra aborti: Po i dha hemorragji çoje në Tiranë

22:01 : 28/02/2023
në AKTUALITET

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” është ndalur në Qendrën Shëndetësore Kamëz në Konsultoren e Gruas. Gjinekologia me emrin Aida shet ilaçe aborti, e vetëdijshme, që mund të venë në rrezik jetën e gruas. Një zonjë takohet me gjinekologen, duke i thënë se e motra ka mbetur shtatzënë, por kërkon ta heqë fëmijën. Zonja thotë se e motra, nuk shkon dot për të bërë eko pasi është e martuar dhe çdo kontroll është problem për të. Gjinekologia e pyet, se sa javëshe është motra shtatzënë dhe i shet për 40 mijë lekë, kokrra për të abortuar.

Mjekja e këshillon, se nëse ka shumë hemorragji të shkojë në maternitet, e mos ta lerë veten ta çojnë me barelë nga shtëpia, se kjo ka rrezik për jetën. Këshilla e fundit e gjinekologes është, që gruaja të mos flasë, se ku i gjeti kokrrat në asnjë lloj rrethane, pasi siç shprehet ajo, “ka gra të pabesa, që të çojnë në burg”.

Qytetarja: Doktoresha unë doja të flisja diçka me juve!

Qytetarja: Atëherë, ka zënë halli time motër.

Qytetarja: Ka ngel shtatzënë.

Lexo edhe:

VIDEO/ Merret peng dhe dhunohet me makinë i riu në Tiranë, arrestohet autori

REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve kreative për Ukrainën

Qytetarja: Po nuk do, që ta mbajë.

Qytetarja: Ka bërë dy teste. Tani më tani as gjashtë javëshe nuk është.

Doktoresha: Ok! Jo gjashtë javëshe, se të jep hemorragji.

Doktoresha: Po ku e ke motrën, ça vendi e ke?

Qytetarja: Po motra është e martuar.

Qytetarja: Po! Burrin e ka në Gjermani.

Qytetarja: Dhe nuk vjen dot këtu. Tani si t’ia bëj?

Doktoresha: Tashi motra është shtatzënë…

Qytetarja: Vetëm kokrrat, vetëm për kokrrat.

Doktoresha: Për kokrrat do t’i marrësh! Po kam hall mos është.. pse s’e sjell për një eko motrën?

Qytetarja: Po nuk del, nuk do me dal fare ajo.

Doktoresha: Po e marr vesh unë, po mos është 6-javëshe dhe i jep hemorragji të madhe.

Doktoresha: Edhe po i dha noi hemorragji çoje në Tiranë s’ka gajle. I dha noi zakone, që oh Zot i madh, se kam frikë tashi, se janë gjëra, që ndodhin këto, se nuk i bën eko. Mund të jetë edhe 6-javëshe, por mund të jetë edhe 2-muajshe. E kupton? Edhe vdes moj nga hemorragjia e thonë “kush t’i ka dhënë kokrrat” e na fut në burg neve.

Doktoresha: Ta zemë hë, se janë gjëra me zarar këto.

Qytetarja: Mirë, mirë! E marr vesh!

Doktoresha: Duhet ta kesh parasysh, këtë!

Doktoresha: Se ajo thotë 6-javëshe, po 6-javëshe është shumë, për të dhënë kokrra, se ka shumë hemorragji 6-javëshe. Është pak e zhvilluar, ka punë 6-javëshi. Po të ishe 3-4 javëshe dhe deri te 5-javëshi dhe ja jep, po te 6-javëshi është pak tejkaluar edhe nëse ka ndonjë problem…

Qytetarja: Sapo ka hy ajo në javën e gjashtë.

Doktoresha: Ohuuu. Do ia jap unë.

Qytetarja: Po ajo i ka dy fëmijë, nuk është, se…

Doktoresha: Po jo më jo, kam hall noi problem i madh, shko në maternitet pastaj bëj pastrimin ta zemë…

Doktoresha: T’i thojë më erdhën zakonet tuj punu, s’kanë për të parë gjë ato e të dali. Mos të më rrijë në shpi, se janë gjëra me zarar. Ja ku i kemi, për t’i shit i kemi. Ne nuk na prish punë fare, po kam hallin tuaj unë pa dhe pastaj, kur bien keq pastaj, nuk mbajnë. E kupton? Janë gra të pabesa pastaj, se na fusin në bela neve moj motër. Se unë ja aty i kam, t’i jap, ça po më kushton, se u lodha dhe tu fol.

Doktoresha: 1 ose 2 prill. Më 2 maj ka mbushur 4 javë, ne jemi 12 javëshe dhe ka kaluar mbi 6-javëshe. Nuk them ato kokrrat t’i bëj shtatë.

Qytetarja: Po pra, 7-8 javëshe.

Doktoresha: Po vdes moj, po vdes nga hemorragjia moj. Po ça po na kushton ne me i marrë? Po vdes nga hemorragjia.

Doktoresha: Janë gjëra me shumë zarar ato. Ajo është gati 7-javësh. Këto japin problem pra. Kokrrat japin shumë hemorragji, sidomos, kur e kalon pak cakun.

Qytetarja: Po në qoftë se do ketë hemorragji pastaj, do shkojmë në maternitet.

Doktoresha: Ok! Mirë! Ti e di! Vetëm mos të thojë, ku i more! Nuk di të thojë, ku i mora.

Doktoresha: Vetëm mos të na bëj ndonjë të keqe neve, se po t’i japim, po… Mirë! Hajt! Jepja! Ok!

Doktoresha: Tashi, 40-të janë kokrrat.

Qytetarja: Unë nuk e dija realisht çmimin e atyre.

Doktoresha: Ato janë… i shet sa frëngu pulën, po unë po t’i jap me çmim të arsyeshëm. Flas, nëse do shkosh në klinika private, ke doktorët e spitaleve, bëjnë 150-të! Nëse do vesh te një mjeke tjetër, të shkon 70-mijë, 50 mijë, 150-të, sipas rastit. Sipas gjendjes.

Qytetarja: 40-të (I jep lekët)

Qytetarja: Shumë faleminderit!

Doktoresha: S’ka gjë. Vetëm, unë do të mësoj, se si do t’i pish!

Doktoresha: Vetëm në qoftë se shikon, se kemi noi zakone, ohh Zot i madh. Le të ketë zakone, se do ketë ajo, se është 6-javëshe. Po në kohën, që është me zakone, gjithë kohës do pijë, të marri ujin afër vetes! Ujë, ujë, kola, ujë! Më kupton? Që ta ndiejë dhe veten pak mirë. Të ketë pak djathë, pak ullinj përnjëherë dhe përnjëherë vjen në vete dhe do i bie tensioni. Menjëherë djathin në gojë, ullirin dhe ja ku i kaloi dhe ujë. Një shishe si kjo ta fusi në frigorifer akullin e shikon, që ka za… koka kola me akullin në bark.

Doktoresha: Asnjëherë gjëra të nxehta në bark. Dush me ujë të nxehtë, jo në kohën, që është me zakone!

Doktoresha tregon edhe se si do procedohet me kokrrat.

Doktoresha: Po! Në 8-të të darkës!

Doktoresha: Kjo bën prishjen, kjo bën llumin.

Doktoresha: Kjo prish shtatzaninë. Zakonisht, kokrra e parë nuk jep asnjë shqetësim. Po meqë është pak më shumë, domethënë te 6-7 javë…,mund të ketë zakone. Le të ketë, punë e madhe!

Doktoresha: Vetëm nuk do pijë asgjë, vetëm nuk do bëjë asgjë, vetëm të hajë e të pijë. Pasnesër!

Infermierja: Shkruaj këtu të gjitha pasnesër!

Qytetarja: Të gjitha pasnesër!

Infermierja: Dy ditë në…(nuk kuptohet)

Qytetarja: Dy në tetë të mëngjesit?

Doktoresha: Po! Dy bashkë, se këto bëjnë nxjerrjen. Llumin e nxjerrin dhe dy të tjerat në 10-të e gjysmë. Po do dali, se ndryshe s’del ajo.

Doktoresha: Këtu bëje 8-tën, këtu 10-të e tridhjetë ta zemë! E kupton?

Doktoresha: Se s’ka të lexu, është vetëm emrat e ilaçeve janë këtu, hë..!

Qytetarja: Në rregull! E marr vesh!

Doktoresha: Edhe pasnesër, që do hajë, do pijë ilaçet në 8-të të mëngjesit, dy kokrrat e para nga ora 6-të e mëngjesit, do hajë mëngjes, nuk do rri pa ngrënë.

Doktoresha: Le të hajë dhe në 8-të pastaj le t’i pijë! Dakord! Mbas gjysëm ore mbasi ka pirë këto të dy, do ketë dhimbje barku, mesi, do ketë zakone. Le të ketë, punë e madhe!

Doktoresha: Le të pijë një Oki, ose një paracetamol!

Doktoresha: Tu pa, vetëm me pa, që mos ta lësh, me e çu me barrelë ta zemë, se nganjëherë japin edhe zakone shumë, se meqë është pak… Mos me e lënë, me e çu me batanije. Se patëm një rast, prandaj po të them. Ne kemi shumë raste, që kish pasur shumë hemorragji e shkreta, po e lente veten, e kish lënë shumë edhe këta e kanë çuar kështu mo, i kanë bërë pastrim, ka mbaru punë, po domethënë mos ta lejë veten në atë gjendje aq të keqe, hë..!

Doktoresha: Larg qoftë! Ujë nga goja, pampersin këtu me vrap, të shkojë, të bëjë pastrimin! Le ta bëjë në shpi, po dalëngadalë do jetë pak e kujdesshme!

Doktoresha: Se është… e ka kaluar. Të ishte 2-3 javëshe, s’e kisha problem. Dhe 4-javëshe, po dhe 5-javëshe pak, po 6-javëshe pak është shumë…

Qytetarja: Ok! Shumë, shumë faleminderit! Punë të mbarë!

Qytetarja: Mirupafshim!/tvklan.al

Etiketa: abordTirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Merret peng dhe dhunohet me makinë i riu në Tiranë, arrestohet autori

14:31 : 13/05/2025
AKTUALITET

REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve kreative për Ukrainën

09:00 : 13/05/2025
AKTUALITET

Tensione në qendrën e numërimit në “Vasil Shanto” në Tiranë, shkak një fletë e pavlefshme

20:59 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 60% e votave në të gjithë Shqipërinë, si ndahen mandatet

20:10 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 560 kuti në qarkun e Tiranës, ja rezultati

17:26 : 12/05/2025
AKTUALITET

Si ndahen votat në rang vendi deri tani, projeksionet e mandateve për secilin Qark

14:56 : 12/05/2025
Para

Putin ndalon me ligj përdorimin e fjalëve të huaja

TË GJITHA

Vota nga Diaspora i jep PS mandatin e 9-të në qarkun e Vlorës, PD zbret në 3

20:17 : 13/05/2025

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

20:12 : 13/05/2025

Trump: Kina ka rënë dakord të hapë tregun e saj për produktet amerikane

20:08 : 13/05/2025

I kërkuar nga Barcelona e Inter, e ardhmja e Tah mbetet në Bundesligë?

20:05 : 13/05/2025

Kutitë e fundit në Tiranë/ Agron Shehaj i merr një mandat PD-së

20:05 : 13/05/2025

Vota preferenciale në qarkun Kukës/ Isuf Çelaj i PD-ASHM drejt rikonfirmimit të mandatit

19:45 : 13/05/2025

Tefik Osmani reagon pas largimit: Falënderoj klubin, së bashku e ringritëm Vllazninë

19:44 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com