• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Në verë i ikën me gomone, Safet Gjici me premtim të madh: Do i kthej kuksianët e Londrës

17:30 : 28/02/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Safet Gjici nuk ndalet dhe duket se ka një mision madhor për zgjedhjet lokale të 14 majit, të kthejë mbrapsht kuksianët që morën arratinë me gomone, duke e braktisur kryesisht për motive ekonomike dhe mungesë infrastrukture qytetin që ai administron prej katër vitesh si kryebashkiak.

Mund të duket ironike, por vetë kryebashkiaku i Kukësit ka njoftuar se do të jetë në Londër më 4 mars, madje duke marrë me vete edhe dy rapsodë popullorë për t’i mbushur mendjen kuksianëve (të paktën atyre që jetojnë sipas legalisht) në Britani për ta votuar më 14 maj.

Gjici e njoftoi ditën e djeshme me një postim në Facebook takimin e tij në Londër, duke thënë se do të mbahet në kuadër të vijimit të turit me emigrantët kuksianë në Britaninë e Madhe dhe do të diskutohet mbi projektet zhvillimore që ai ka realizuar dhe vizionin për punët e ardhshëm që e presin Kukësin.

Pavarësisht arsyeve që ai përmend në postim, takimi tregon ndezjen e motorëve të fushatës për zgjedhjet e 14 majit, me Gjicin që s’do të privohet aspak nga “arratia” e kuksianëve (kryesisht rinisë) që mori gomonet për në Angli gjatë verës, për të përmbushur misionin e tij që është sa më shumë vota përballë demokratëve.

Me Kukësin si një bastion të djathtë dhe me PD e drejtuar nga Berisha do të jetë shumë e vështirë që Gjici të votëbesohet në krye të bashkisë, por ai duket se ka nisur “t’i kërkojë” deri në Londër ata që u larguan nga qyteti për shkak të keqqeverisjes, mungesës së vendeve të punës apo taksave të larta.

Lexo edhe:

Safet Gjici kërkon liri me kusht, dorëzon kërkesën e dytë në Gjykatën e Elbasanit

Gjici kërkon lirinë/ Ekspertët mjekoligjorë nuk paraqiten në gjyq, dërgojnë aktin (e paplotë) me postë

Thirrja e Gjicit për t’iu treguar vizionin e tij për zhvillim bashkëqytetarëve që rrezikuan jetën në kamionë dhe gomone për t’u larguar nga qarku me varfërinë më të madhe në vend dhe normën më të lartë të emigrimit duket një paradoks, por kryebashkiaku duket mëse i bindur në idetë e tij.

Aq sa pasditen e sotme është shfaqur në ekranin e Euronews Albania për ta mbrojtur me “argumente” fluturimin drejt Londrës.

Teksa dukej më shumë i trembur dhe në nxitim për t’u justifikuar para KQZ-së, që i konsideron shkelje të ligjit zgjedhor takimet elektorale para datës zyrtare të përcaktuar për nisjen e fushatës, Gjici tha se “askush nuk e ndalon të shkojë në Londër për të takuar kuksianët” dhe se mision ka rikthimin e tyre në vendlindje.

Këto takime, sipas Gjicit nuk janë në kuadër të fushatës elektorale. Sipas tij turi në Londër është për “t’i hapur sytë” kuksianëve, duke i treguar mbi projektet që ka bërë bashkia e tij në 4 vite, në mënyrë që ata të kthehen në Kukës për të investuar.

“Si kryetar bashkie më lind e drejta t’i takoj kuksianët kudo që janë pa nisur edhe fushata zyrtarisht, takimet i kemi raportuar edhe në KQZ. Do shkojmë edhe në vende të tjera jo vetëm në Londër, nuk më ndalon askush të takoj kuksianët kudo që janë. Ne kërkojmë që të na ndihmojnë për investime. Do vijë një ditë që kuksianët do kthehen. Ka shumë që janë kthyer duke investuar në vendin e tyre. Duke krijuar kushte më të mira në infrastrukturë, më shumë kuksianë do të kthehen”, tha Gjici.

LEXO EDHE:

Kuksianët morën arratinë me gomone, Safet Gjici niset t’i kërkojë në Angli për vota

Etiketa: emigrantet me gomonekuksianeSafet Gjicishqiptaret ne Angli

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Safet Gjici kërkon liri me kusht, dorëzon kërkesën e dytë në Gjykatën e Elbasanit

15:24 : 27/02/2025
AKTUALITET

Gjici kërkon lirinë/ Ekspertët mjekoligjorë nuk paraqiten në gjyq, dërgojnë aktin (e paplotë) me postë

13:09 : 23/12/2024
AKTUALITET

Safet Gjici kërkon lirimin nga qelia! Gjykata thërret mjekët për verifikimin e gjendjes shëndetësore

14:00 : 11/11/2024
AKTUALITET

Safet Gjici kërkon lirimin, avokati: Është në gjendje të rënduar shëndetësore! Shtyhet seanca

15:01 : 14/10/2024
AKTUALITET

Safet Gjici kërkon lirinë, ja kur do të mbahet seanca në Gjykatë

15:58 : 29/09/2024
AKTUALITET

Vuan nga një sëmundje e rëndë/ Safet Gjici lë qelinë e burgut dhe shtrohet në një spital privat

18:56 : 11/09/2024
Para

Aksident në Krujë/ “Benzi” përplaset me murin rrethues, vdes te "Trauma" shoferi

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 18 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 17/05/2025

Gjesti flet për herë të parë për jetën pas “BBV”, zbulon ç’po ndodh me Eglin

22:55 : 17/05/2025

Gyökeres në krye të garës për Këpucën e Artë, Mbappé dhe Salah në ndjekje

22:54 : 17/05/2025

Krime zgjedhore/ SPAK i sekuestron telefonin ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

22:53 : 17/05/2025

Fiken ekranet/ Ndërpritet numërimi i votave tek ‘Parku Olimpik’

22:44 : 17/05/2025

Plagosja në Durrës, Policia: I plagosuri jashtë rrezikut për jetën

22:27 : 17/05/2025

“Dështoi të bashkojë 4 frontet opozitare”, Xhaferaj rendit arsyet e humbjes së Berishës

22:23 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com