• Kontakt
Monday, July 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përplasja/ Makina i pret rrugën prokurorit të SPAK, Behar Dibra dhe anëtarit të BKH

20:19 : 27/02/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur tre ditë më pare, kur një prokuror i SPAK dhe një anëtar i Byrosë Kombëtare të Hetimit zbarkuan në Elbasan për të mbledhur informacione lidhur me arrestimin e Arben Spahiut dhe Arsen Preçit.

Teksa prokurori i SPAK, Behar Dibra largohej bashkë me një oficer të Policisë Gjyqësore të BKH dhe me shoferin e tyre në një makinë tip Honda, në afërsi të tunelit të Elbasanit, janë përballur me një makinë tjetër në të cilin lëviznin Orges Sina dhe Emirjan Sina, konkretisht 24 e 27 vjeç, lindur në Librazhd e banues në Durrës. Njëri prej tyre punon oficer sigurie i një firme private në Portin e Durrësit.

Konkretisht, në hyrje të tunelit, njëri prej personave ka fotografuar mjetin e prokurorit dhe OPGJ, ndërsa nga krahu tjetër i njëjti veprim është bërë dhe nga personat që udhëtonin në makinën Honda. Mësohet se mjeti i Orges dhe Emirjan Sina i kanë prerë rrugën makinës së prokurorit të SPAK duke i kërkuar llogari pse po i fotografonin.

Në këtë moment, debati ka agravuar duke shkuar deri në tentativë të përleshjes fizike, por që është shmangur kur njëri nga vëllezërit ka treguar dokumentin duke pretenduar se është punonjës i Policisë së Shtetit.

Në këto momente prokurori ka treguar gjithashtu dokumentin që tregon se është anëtar i SPAK.

Lexo edhe:

EMRI/ I riu përplas për vdekje me makinë të moshuarin në Divjakë

Rasti “Qyno” në Kushtetuese/ I “përkëdheluri i ambasadave”, SPAK, cënoi lirinë e medias

Por kjo nuk i ka ulur tensionet mes palëve që kanë vijuar sherrin duke shkëmbyer fjalë e ofendime ndaj njëri-tjetrit.

Pas neutralizimit të situatës, prokurori mësohet se ka vënë në dijeni për incidentin e ndodhur auroritetet përkatëse dhe automjeti me të cilin lëviznin dy vëllezërit është vënë në kërkim nga Policia e Elbasanit, Durrësit dhe Tiranës.

Për ngjarjen mësohet se është vënë në dijeni edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Gjatë ndjekjes së makinës së dy vëllezërve, ata kanë thyer dhe një posto bllok të ngritur posacërisht në qytetin e Durrësit nga policia e qarkut duke shmangur shoqërimin e tyre.

Pas punës së bërë nga të tre drejtoritë vendore të Policisë, është bërë i mundur identifikimi dhe prangosja e dy vëllezërve Orges dhe Emirjan Sina, të cilët sot kanë dalë para gjykatës së Elbasanit dhe janë njohur me masën e “arrestit me burg”, kërkesë e bërë nga prokuroria e Elbasanit.

/Panorama/

Etiketa: aksidnetarben spahiuArsen preciBehar Dibra

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRI/ I riu përplas për vdekje me makinë të moshuarin në Divjakë

09:36 : 30/05/2025
AKTUALITET

Rasti “Qyno” në Kushtetuese/ I “përkëdheluri i ambasadave”, SPAK, cënoi lirinë e medias

11:27 : 26/05/2025
AKTUALITET

Tensione në GJKKO, avokatët përplasen me prokurorët e SPAK: Dumani na kërcënoi

13:08 : 17/04/2025
AKTUALITET

Rasti “Qyno” në Kushtetuese/ A janë hetuar realisht prokurorët e SPAK për “nxjerrje sekreti”?

10:12 : 09/04/2025
AKTUALITET

Hakerohen kompjuterat e tre prokurorëve të SPAK. Ja kush i vodhi dosjet e bujshme

21:46 : 02/04/2025
AKTUALITET

Makina del nga rruga në aksin Korçë-Kolonjë, plagoset drejtuesi

17:36 : 15/01/2025
Para

Alibeaj prezanton kandidaten për Fierin: Vula e jona, Berisha të pranojë vendimin

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 7 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 06/07/2025

VIDEO/ Sherr për një vend parkimi në rrugën “5 Maji” në Tiranë

22:55 : 06/07/2025

Stuhia e shiut në Milano shkakton një viktimë dhe dy të plagosur

22:49 : 06/07/2025

Afera “Bankers”/ Kërkohet hetim dhe për Idajet Ismailajn e AlbStar të “pikës së voçkël” të Kumbaros

22:37 : 06/07/2025

Ndryshimet e klimës i “kushtojnë” shtrenjtë Europës, mbi 790 mld euro dëme që nga viti 1980

22:12 : 06/07/2025

Kosto e lartë, çmimi i ulët/ Fermerët tregojnë vështirësitë për të mbajtur “gjallë” bujqësinë

21:59 : 06/07/2025

Paralajmërimi/ Shefi i NATO: Një sulm i koordinuar nga Kina e Rusia mund të ndezë Luftën e Tretë Botërore

21:46 : 06/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com