• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bizneset në krizë për punëtorë, ja profesionet pa diplomë që kërkon tregu në Shqipëri

20:37 : 25/02/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, LAJMI I FUNDIT, SOCIALE

Mungesa e fuqisë punëtore po kthehet gjithmonë e më tepër në një sfidë për ekonominë shqiptare, aq sa shumë biznese, kryesisht të vogla e të mesme, duket se janë në emergjencë për mbajtjen në këmbë të aktivitetit të tyre.

Tkurrja e popullsisë dhe plakja çdo vit e më shumë, por edhe emigracioni masiv i të rinjve në 10-vjeçarin e fundit ka krijuar një situatë të pamenduar më parë në tregun e punës.

Zona të tëra në vend po boshatisen, ndërsa Tt gjithë anëtarët e shoqatës së prodhuesve kanë mangësi për të gjetur fuqi punëtore, jo në anën administrative por në pjesën operative të punës.

As “importi” i punonjësve nga vendet e treta si Bangladeshi apo Pakistani nuk ka rezultuar efikas, pasi përveç kostove të larta, këta punëtorë më tepër e përdorin Shqipërinë si vend tranzit për të emigruar në Europë.

Më parë tregu kërkonte më së shumti punonjës të kualifikuar, ndërsa tashmë kërkesa është në rritje për plotësimin e vendeve vakante që nuk kërkojnë një diplomë, apo që i përshtaten më së miri punëkërkuesve të papunë që nuk kanë formimin e duhur.

Lexo edhe:

Biznesi po merr më pak kredi për investime, por huaja për prona vazhdon rritjen

Si po ndëshkohen bizneset e vogla të Tiranës nga rritja e taksave

Në faqen e saj zyrtare, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ka të listuara 1577 vende të lira pune nga biznese private, por edhe institucione shtetërore në të gjithë vendin.

Ajo çka merr vëmendje kur i hedh një sy listës së vendeve vakante, është fakti se shumica e pozicioneve nuk kërkojnë një diplomë apo kualifikim të posaçëm.

“Punëtor lavanderie; shitës në dyqan; punëtor pastrimi; sistemues malli; roje; picajol; punëtor lavanderie punëtor ambalazhimi; punëtor krahu; punëtor paketimi; punëtor i vendosjes së etiketave me makineri; magazinier; shofer autobusi; recepsionist; sanitar; punëtor krahu pyjesh; fermer blegtorie; rrobaqepës; kamarier; banakier; hidraulik; marangoz; punëtor në baxho qumështi; motorist; tapicier”, janë kategoritë ku tregu vuan më shumë mungesën e punonjësve.

Kjo listë reflekton atë çka shohim thuajse çdo ditë në Tiranë ku shumica e kafeneve, dyqaneve të vogla, picerive e madje lavazhove, kanë në dyert e tyre të ngjitura njoftime ku kërkojnë punëtorë.

Madje shumica e punëdhënësve i kanë ulur edhe pritshmëritë duke mos kërkuar as eksperiencë tek aplikantët, duke marrë përsipër në një farë mënyrë edhe trajnimin e tyre në vendin e punës.

Gjithashtu, në këtë faqe janë të listuar edhe pozicione që kërkojnë arsim të lartë dhe eksperiencë, siç janë infermierë, mjek, inxhinierë kompjuterësh; specialist i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit; kontabilist; inxhinier druri, etj.

Etiketa: biznesifuqi punetorekrize per punetore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Biznesi po merr më pak kredi për investime, por huaja për prona vazhdon rritjen

08:54 : 06/06/2025
AKTUALITET

Si po ndëshkohen bizneset e vogla të Tiranës nga rritja e taksave

14:53 : 24/05/2025
AKTUALITET

Prodhuesit dhe konsumatorët pesimistë, treguesi i besimit në ekonomi ra për prillin

14:18 : 02/05/2025
AKTUALITET

Lushnje/ Hajdutët grabisin kasafortën e një biznesi, por bien në kanal me furgon

09:58 : 31/03/2025
AKTUALITET

Rama kërcënon biznesin e hotelerisë në Sarandë: Do t’u sjellim “taksidarët” tatimorë, nëse…

10:34 : 24/03/2025
AKTUALITET

Pagat largojnë të rinjtë nga fshati! Ekspertët thirrje bizneseve: Rrisni rrogat, ose mbeteni pa punëtorë

21:04 : 23/03/2025
Para

Nuk ka fitues në derbin e Madridit, Reali dhe Atletico ndahen në barazim 1-1

TË GJITHA

VIDEO/ Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja serbe mbërrin në hotel

16:15 : 06/06/2025

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025

Gazetari: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas përplasjes me shefin e eskortës së Edi Ramës

16:03 : 06/06/2025

“Robin Hudi izraelit”/ Misteret e beduinit të armatosur nga Izraeli për të luftuar Hamasin

15:49 : 06/06/2025

Efektet e kremit mbrojtës, dermatologët rrëzojnë mitet, si dhe sa duhet aplikuar

15:46 : 06/06/2025

EMRAT/ Ndryshohet sërish kreu i Kadastrës së Vlorës

15:39 : 06/06/2025

Tentoi të fuste naftë kontrabandë në Qafë Thanë, arrestohet 38-vjeçari

15:26 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com