• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Protesta e pedagogëve/ PD: Bota universitare në krizë të thellë ekzistenciale

15:00 : 23/02/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Drejtuesja e Departamentit të Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit në PD, Lili Sula ka shprehur mbështetjen e plotë ndaj protestës së pedagogëve dhe kërkesave të tyre për rritjen e buxhetit të arsimit të lartë dhe kërkim shkencor.

Sula u shpreh se në këtë krizë të thellë ekzistenciale që po kalon bota universitare, ku shumica e auditorëve janë bosh, ndërkohë që pjesa tjetër përballet me ulje të shpejtë të numrit të studentëve, financimi i tarifës së studimeve të larta është i domosdoshëm.

Në një deklaratë nga selia blu, Sula theksoi se “shpopullimit të vendit do t’i përgjigjemi me strategji arsimore që kthejnë shpresën dhe besimin se ky vend bëhet e se këtu ka vend për të gjithë, keqtrajtimit të figurës së stafeve akademike e administrative do t’i ballëvemë kthimin e dinjitetit të tyre profesional si ajo pjesë elitare e shoqërisë që formon profesionistë e intelektualë e njëherësh artikulon ide e qëndrime që emancipojnë vendin”.

Deklarata e plotë:

Lexo edhe:

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

Partia Demokratike ka ndjekur me vëmendje protestën e pedagogëve të stafit ndihmës-akademik dhe administrativ dhe i vlerëson të drejta dhe tërësisht të realizueshme kërkesat e tyre.

Mbështesim plotësisht kërkesën e pedagogëve që për një periudhë 10 vjeçare qeveria të garantojë financiarisht tarifën e plotë të studimeve të larta. Në këtë krizë të thellë ekzistenciale që po kalon bota universitare, ku shumica e auditorëve janë bosh, ndërkohë që pjesa tjetër përballet me ulje të shpejtë të numrit të studentëve, financimi i tarifës së studimeve të larta është i domosdoshëm.

Në këtë periudhë të gjatë 10 –vjeçare të dramës së rëndë historike kombëtare, të shpopullimit masiv të vendit prej të rinjve, të këtij emigrimi të pashoq të brezit të ri – energjisë më ripërtëritëse të kombit që po e investon ardhmërinë dhe dijen në vende të tjera – financimi i plotë i tarifës për studime të larta është detyrimi ynë.

Partia Demokratike u zotohet të gjithë studentëve, nxënësve e prindërve të tyre, të cilët për shkak të krizës së thellë ekonomike e kanë gjithnjë e më të pamundur përballimin studimeve të fëmijëve, se tarifat e studimeve të larta do të jenë 1 euro për një vit akademik, 5 euro për cikilin Bachelor bashkë me atë Master.

Arsimi është investim shtetëror që ia ruan rrënjët kombit, përkundrejt strategjisë së sotme të kësaj qeverie që synon ta zhbëjë atë, ndaj Partia Demokratike premton se me ardhjen në pushtet do të marrë përsipër koston financiare të studimeve të larta për çdo student.

Partia Demokratike mbështet të gjitha kërkesat e pedagogëve për rritjen e buxhetit të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, mbështet kundërshtimin e vkm 741 që i transformon universitetet në fondacione ose OJQ, rishikimin e vkm 112 që diskriminon pedagogun dhe e vendos atë në kushte të përmbushjes së kërkesave, ndërkohë që qeveria nuk ia ka siguruar paraprakisht ato; dëmshmërinë në punë; rritjen e pagës së tyre si kolegët në Kosovë, transparencën financiare, e cila mungon në universitete. Shprehim mbështetje të plotë për lëvizjen e pedagogëve për të trajtuar  botën universitare si vendet e rajonit.

Shpopullimit  të vendit do t’i përgjigjemi me strategji arsimore që kthejnë shpresën dhe besimin se ky vend bëhet e se këtu ka vend për të gjithë, keqtrajtimit të figurës së stafeve akademike e administrative do t’i ballëvemë kthimin e dinjitetit të tyre profesional si ajo pjesë elitare e shoqërisë që formon profesionistë e intelektualë e njëherësh  artikulon ide e qëndrime që emancipojnë vendin.

Etiketa: arsimiLili SulaPDpedagogeprotesta e pedagogeverritja e buxhetit per arsimin

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025
AKTUALITET

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025
AKTUALITET

PD kërkon anulimin e seancës ku u votua qeveria e re: U shkel Kushtetuta dhe rregullorja e Parlamentit

20:14 : 18/09/2025
AKTUALITET

Tensionet/ PD letër trupit diplomatik: Rama erdhi me plan për të provokuar, u shkel Kushtetuta

17:01 : 18/09/2025
AKTUALITET

“Ballistët” mbetën jashtë Kuvendit/ Alimadhi akuza Nokës: Gjithmonë me hilera dhe poshtërsira

15:40 : 18/09/2025
AKTUALITET

PD kërkon shkarkimin e Niko Peleshit dhe përsëritje të seancës

13:49 : 18/09/2025
Para

Hyri të grabiste dhe u kap pasi ra nga ballkoni, 2.8 vite burg “skifterit” shqiptar

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 19 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/09/2025

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com