• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prokuroria “harron” vendimin në sirtar, mban “peng” qytetarin në Korçë

23:51 : 23/02/2023
në AKTUALITET

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes veprimet e Prokurorisë së Korçës, e cila ka mbajtur në sirtar prej më shumë se 1 vit një vendim gjykate. Kjo vonesë ka sjellë që qytetari të mbahet “peng” nga institucionet e drejtësisë, pasi i duhet të udhëtojë vazhdimisht nga Erseka për në Korçë.

Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua Kastriot Islami, i cili ka qenë i dënuar me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike nga ish Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ai ka kryer 3.8 muaj burg, ndërkohë që është liruar me kusht nga Burgu i Drenovës në Korçë në datën 13 tetor 2021. Gjykata e Korçës vendosi që i dënuari lirohej para kohe. Koha e mbetur e dënimit prej 1 viti e 13 ditë burg ti konvertohej në provë. Gjatë kësaj kohe të mbetur, ai s’duhej të kryente vepër penale, pasi nëse do bënte automatikisht kjo kohë do i kthehej në burg.

“Vendimi u dha në tetor 2021, ndërkohë që në muajin nëntor të vitit 2021 mori formë të prerë. Pas këtij vendimi, Prokuroria e Korçës duhet që këtë vendim t’ia dorëzonte Shërbimit të Provës në Korçë, me qëllim caktimin e një plani rehabilimit, apo edhe paraqitje para këtij Shërbimi” thotë Kastrioti. Por, prokuroria harroi ta dërgonte këtë vendim kur mori formë të prerë. Madje, organi i akuzës e dërgoi vendimin në nëntor të vitit 2022, në kohën kur koha e provës kishte përfunduar.

Prokuroria e “harroi” në sirtar këtë vendim. Qytetari u njoftua pas 1 viti se i fillonte koha e provës. Ai e kundërshtoi, por akuza e kërcënoi se nëse nuk shkonte te Shërbimi i Provës koha e mbetur do ti kthehej në burg. Aktualisht, Kastrioti vijon që të paraqitet 1 herë në javë në Shërbimin e Provës. “Më duhet të lë punën, familjen dhe për faj të prokurorisë duhet të paraqitem. Nuk lëviz dot në asnjë vend, më kanë marrë dhe pasaportën. Unë e kreva dënimin për fajin që kisha bërë. Përse më mbajnë peng” përfundon Kastrioti.

Pas ankesës, denoncuesi shkon dhe interesohet në Prokurorinë e Korçës, duke tentuar të takojë prokurorin Leonard Suçi. Ky prokuror nuk e takon, ndërsa punonjësit e orientojnë të bëjë kërkesë me shkrim. Më pas, ai takon drejtuesen e Prokurorisë së Korçës, Dhorina Theodhori. Kjo e fundit pranon se gabimi është i prokurorisë, ndërsa tenton që të negociojë me denoncuesin që të paktën Shërbimi i Provës t’i japë 1 muaj leje. Ajo merr në telefon drejtorin e Shërbimit të Provës, Kiço Koço, i cili është i gatshëm t’ia japë këtë leje, por këmbëngul që qytetari të marrë zgjidhje përfundimtare. Në fund, kryeprokurorja e Korçës i thotë qytetarit se ka të drejtë, por që s’kanë fuqi të mëtejshme ligjore. Më pas, Kastrioti takon një sekretare e cila i thotë “mos na hap telashe, mos na pri në besë”.

Lexo edhe:

EMRI/ Merret peng një vajzë 29-vjeçare në Astir

VIDEO/ Merret peng dhe dhunohet me makinë i riu në Tiranë, arrestohet autori

Pas kësaj përgjigjeje, qytetari shkon te Shërbimi i Provës, ku drejtori Kiço Koço i thotë se “prokuroria e ka sjellë me vonesë vendimin dhe për këtë arsye e vetmja mënyrë është ankimimi në gjykatë”.

Gazetarët e Fiks Fare shkojnë te Shërbimi i Provës, për të marrë të gjithë praktikën e ndjekur për këtë rast. Drejtori Kiço Koço pranon se “kushti fillon kur vendimi merr formë të prerë, por prokuroria e ka sjellë me vonesë 1 vit”. Pra, e kishte dërguar kur dënimi kishte përfunduar! Më tej, drejtori tha se Prokuroria e Korçes nuk e dërgoi vendimin  kur mori formë të prerë në nëntor 2021, por e dërgoi atë në nëntor 2022. Në shkresë, prokuroria e ka kërcënuar qytetarin se nëse nuk e kryen kushtin, pjesa e mbetur e dënimit prej 1 viti e 13 ditë do ti konvertohet në burg. “Vendimin e merr prokuroria, ne vetëm zbatojmë” thotë drejtori i Shërbimit të Provës.

Denoncuesi – Ta takoj këtë Leonardin (prokurorin), Kastriot Islami.

Punonjësi – Prokuror, ka ardhur Kastriot Islami dhe do një takim. Ëhë … Po se kam orientuar prokuror, më tha vetë. Mirë në rregull.

Denoncuesi – Te Shërbimi i Provës?

Punonjësi – Do bësh kërkesë kush e ka pasur çështjen.

Takon drejtuesen e Prokurorisë së Korçës

Denoncuesi – S’po lëviz dot.

Drejtuesja e Prokurorisë – S’po lëviz dot ti?! Po me Kiço Koçon (drejtorin e Shërbimit të Provës) nuk ke folur? Që të japë leje, të lëvizësh. Ku do vesh ti?

Denoncuesi – Do të iki në Itali.

Drejtuesja e Prokurorisë – Dhe s’do të vish më?

Denoncuesi – Po jo më s’do vij, mund të rri 1 muaj, mund të rri 2 muaj. Varet si venë punët. Unë kushtin këtu e kisha mbaruar, po të kisha ndëjtur në burg kisha marrë një 3 mujorësh. Kisha dalë që vjet në gusht.

Sekretarja – S’ia ka bërë Ilia.

Drejtuesja e Prokurorisë – S’ka faj!

Drejtuesja e Prokurorisë – (Telefonon Drejtorin e Shërbimit të Provës)

Kiço Koço – Përshëndetje Dhorina.

Drejtuesja e Prokurorisë – Përshëndetje  Kiço si je ti mirë?

Drejtuesja e Prokurorisë – E di pse të bezdisa, kemi një zotëri në fakt është Kastriot Islami, duhet ta dish dhe ti si rast.

Drejtuesja e Prokurorisë – E di kemi folur, jemi sqaruar. Po dhe ky zotëria ka shumë halle.

Kiço Koço – Që ka ardhur urdhri me vonese.

Drejtuesja e Prokurorisë – Me vonesë!

Kiço Koço – Kemi bërë dhe korrespondencë me prokurorinë.

Drejtuesja e Prokurorisë – E di, e di. Tani, nuk është faji juaj, edhe faji jonë s’mund të themi që është po jemi në një situatë që s’e dimë kush është fajtor. Si do ta zgjidhim?

Kiço Koço – Me një shkresë nga prokurori, na ka ardhur sot ku thuhet shprehimisht që të fillojë periudha e mbikëqyrjes në momentin që na ka ardhur urdhri.

Drejtuesja e Prokurorisë – Jo, jo shiko tani ça po të them. Meqenëse ky ka këtë hallin shëndetësor dhe do 1 muaj leje, ju nuk operoni që ti jepet 1 muaj se ka hall familjar.

Kiço Koço – Mirë dakord, po ai thotë për të gjithë periudhën.

Drejtuesja e Prokurorisë – Jo, jo të paktën këtë 1 muaj të lëvizë se …

Denoncuesi – Po mirë më të gjithën ta heqë.

Drejtuesja e Prokurorisë – Po s’e heqim dot se jam me Kastriotin këtu.

Denoncuesi  – Po s’mund ta mbyllë prokurori këtë çështjen.

Drejtuesja e Prokurorisë – Po ta shpjeguam 100 herë.

Sekretarja – Këtë po e merr kryeprokurorja (e Korçës).

Denoncuesi – Po (më ka humbur) sidomos pasaporta.

Drejtuesja e Prokurorisë – Po ke shumë të drejtë po s’e di çka ndodhur.

Denoncuesi – Unë vajta në prokurori, ne Krimet e Rënda (sot SPAK).

Drejtuesja e Prokurorisë – E di që ke vajtur.

Denoncuesi – Më morën në telefon.

Drejtuesja e Prokurorisë – Dëgjo, ne këtu (te pasaporta) s’kemi fare faj, nëse më parë kishim te Shërbimi i Provës, këtu jemi 0 fajtorë.

Denoncuesi – Të vijoj me gjyqet dhe të marr andej nga gazetaria. S’kam ç’bëj! Kam ardhur 100 herë.

Sekretarja – Kjo është si e prerë në besë quhet .

Drejtuesja e Prokurorisë – Shko mbaro 1 muaj pastaj flasim.

Denoncuesi – Avash – avash po ç’kusur kam unë.

Drejtuesja e Prokurorisë – Ik se u sqaruam Kastriot.

Denoncuesi – Ç’faj kam unë?!

Drejtuesja e Prokurorisë – S’ke faj Kastriot.

Denoncuesi – Ti s’mund të lëshosh se ky në bazë të vendimit të gjykatës ka mbaruar.

Drejtuesja e Prokurorisë – Unë do të të ndihmoj, as ti s’ke faj. Do ta zgjidhim.

Denoncuesi – S’mund ta heqë dot prokurori, ai thjesht të tha të sqaroi që merr diçka nga prokurorja që në bazë të vendimit të gjykatës, filani ka mbaruar me Shërbimin e Provës.

Drejtuesja e Prokurorisë – Po nuk e bën se nuk është e ligjshme kjo. S’e bën dot prokurori.

Denoncuesi – Është e ligjshme të bëj unë 1 vit burg?

Drejtuesja e Prokurorisë – Po jo s’është burg!

Denoncuesi – Po burg për mua është.

Drejtuesja e Prokurorisë – Tani më dëgjo pak.

Denoncuesi – Edhe më kërcënon në letër ëëë.

Drejtuesja e Prokurorisë – Kush, prokurori?

Denoncuesi – Prokurori, që më kish dërguar.

Drejtuesja e Prokurorisë – Prokurori është i ri.

Drejtori Kiço Koço – Më vjen keq nuk varet nga ne ajo gjë. Ne jemi detyruar të mbajmë kontakte. Ne kemi bërë shkresë, e kemi shpjeguar problemin tënd.

Drejtori Kiço Koço – Po ta vendos prokurori ose ta kërkosh ti nëpërmjet gjyqit. Ne i thamë prokurorit që është kjo situatë, ka ardhur me vonesë. Prokurori thotë jo, që kur është paraqit (dërguar vendimi te Shërbimi i Provës).

Denoncuesi – Po ç’kusur kam unë i varfri të bëj një burg tjetër, i bie 1 vit burg.

Drejtori Kiço Koço – S’po të them gjë.

Denoncuesi – Jam shumë peng. Jua kam qarë hallin, jam shumë, shumë peng.

Drejtori Kiço Koço – Unë s’po të them gjë, po ti ke të drejtë ta kërkosh me gjyq këtë gjë. Ligji kështu është./TCH

Etiketa: pengprokuroria korceqytetar

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRI/ Merret peng një vajzë 29-vjeçare në Astir

12:16 : 14/05/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Merret peng dhe dhunohet me makinë i riu në Tiranë, arrestohet autori

14:31 : 13/05/2025
BOTA

Hamasi liron pengun me shtetësi amerikano-izraelite

22:12 : 12/05/2025
AKTUALITET

Pasagjerët e “WizzAir” mbahen 90 minuta “peng” në Londër, ekuipazhi i akuzoi për vjedhjen e një telefoni

16:05 : 01/05/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Merret peng 68-vjeçari dhe lirohet pas dhënies së 20 mln lekëve, 5 të arrestuar në Tiranë

11:03 : 30/04/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Momenti kur merret peng i riu në Tiranë

21:53 : 24/04/2025
Para

31.6 mijë shqiptarë kërkuan azil në Europë në 2022, rreth 60% ikën në Britani

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Ndodh edhe kjo! Burrin e të motrat prokurore në Tiranë, Ermonela Felaj më e votuara në burgun “302”

12:45 : 15/05/2025

KQZ thirrje partive: Nxisni anëtarët të shpejtojnë numërimin, do përballeni me sanksione për vonesat

12:19 : 15/05/2025

Veliaj i gëzohet fitores nga qelia: Vetëm Rama mund të na fusë në BE, shqiptarët s’i besojnë më Saliut

12:12 : 15/05/2025

“Çuni” i Belës tendera dhe nga Veliaj/ SPAK zbulon bisedën e Evis Berberit me drejtorin e Bashkisë

11:54 : 15/05/2025

“5 vota, 500 mijë lekë”/ PD: Kërcënohet me vendin e punës anëtari ynë që publikoi video

11:50 : 15/05/2025

U kap me mbi 30 mijë euro të padeklaruara, procedohet 66-vjeçari në Korçë

11:34 : 15/05/2025

Dëshmitë e Dumanit, SPAK dërgon për gjykim bandën e Suel Çelës, Vis Martinajt dhe Çapjan

11:23 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com