• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Braçe kundër rrymës, e thotë troç në Kuvend: Nuk e votoj këtë ligj të propozuar nga PS!

15:24 : 23/02/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Deputeti i PS, Erion Braçe ka deklaruar sot në Kuvend votën e tij kundër një projektligji të propozuar nga Ministria e Bujqësisë që parashikon privatizimin e ndërmarrjeve bujqësore të braktisura.

Sipas draftit të ligjit të ri “për përfundimin e procesit të privatizimit të objekteve të ish – ndërmarrjeve bujqësore” parashikohet të privatizohen rreth 1100 objekte, për të cilat nuk ka përfunduar procesi, objekte të cilat i përkasin ish-Ndërmarrjeve Bujqësore dhe ndërmarrjeve bujqësore të braktisura.

“Tani vijmë te ligji i qeverisë. Do ta pranojë me kënaqësi çdo akuzë në raport me këtë ligj, për të qenë e qartë, njerëzit që përfitojnë nga ky ligj i kanë marrë pronat e ndërmarrjeve bujqësore, para 1997. Jam kundër dhe nuk do ta votoj, sepse mendoj se njerëz që kanë privatizuar objekte bujqësore nga 1992-1997, nuk mundet të paguajnë sot me çmimet e atyre viteve objekte që sot ka nevojë fshati. Në fshat ka nevojë për hapësirë publike. Na duhet hapësira publike për të ndërtuar vepra publike. Kush nuk ka paguar para nga 92 deri në 98, e deri më sot, nuk ka pse përfiton nga këto prona”, tha Braçe.

Ish zv/kryeministri kritikoi qeverinë edhe në lidhje me buxhetin për bujqësinë, pasi nuk ka dalë një vendim që mban peng bujqit dhe fermerët që të kultivojnë tokën.

“E dyta që kam, ne me buxhetin kemi caktuar 3.9 mln mbështetje për bujqësinë për këtë vit, qeveria ende nuk ka nxjerrë vendimin për masat mbështetëse. Dua ta përsëris shqetësimin. Ciklet e shërbimeve në bujqësi nuk mundet që bujku të presë se kur do dalë vendimi nga ministria që të fillojnë të mbjellin tokën. Ndaj lutem të bëjmë ç’është e mundur që ky vendim të dalë sa më parë. Me qëllim që bujqit ato para t’i shfrytëzojnë, përndryshe nëse ua japim në drejtor, nuk kanë asnjë vlerë”, shtoi Braçe.

Lexo edhe:

Skandali me hemodializën! Braçe kërkon auditim 10-vjeçar për pagesat pa shërbime në Spitalin Amerikan

Monopatinat vijojnë të qarkullojnë, Braçe ironizon Koçiun dhe Prodën: Nisin, por nuk përfundojnë

Referuar projektligjit, objektet e mbetura pa përfunduar procesin e privatizimit mund të jenë në fazat kur për një pjesë ka përfunduar procesi i likujdimit, për disa mund të jetë nënshkruar kontratë shitje, por pa formën e kërkuar nga ligji (të lidhura para noterit) dhe për disa objekte megjithëse janë kryer pagesat nuk është nënshkruar kontrata e shitjes.

Projektligji përcakton institucionet që do të kenë si detyrë përfundimin e këtij procesi dhe parashikon zgjidhjen e problematikave që kanë dalë në pah deri më tani. Sipas draftit, subjektet paraqesin në Ministri kërkesën për përfundimin e procesit, e cila i kërkon Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor, sipas qarkut ku ndodhet objekti për të cilin është bërë kërkesa për përfundimin e procesit të privatizimit.

Sa i përket, Braçes në vitin e fundit ai ka qenë në qendër të vëmendjes për debatet e brendshme në PS dhe reagimet kundër të tij sa i përket çështjeve që lidhen me sektorin e bujqësisë, ndërsa në distancë ka pasur disa përplasje plot ironi me kreun e Grupit, Taulant Balla.

Etiketa: erion brace

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Skandali me hemodializën! Braçe kërkon auditim 10-vjeçar për pagesat pa shërbime në Spitalin Amerikan

21:37 : 29/10/2025
AKTUALITET

Monopatinat vijojnë të qarkullojnë, Braçe ironizon Koçiun dhe Prodën: Nisin, por nuk përfundojnë

17:46 : 23/10/2025
AKTUALITET

Sigurimet/ Braçe akuza AMF-së: Bonus–malusi, skemë mashtruese në dëm të qytetarëve

21:41 : 22/10/2025
AKTUALITET

Protesta e minatorëve të Spaçit/ Deputeti i PS denoncon policinë: Sjellje brutale dhe e pa tolerueshme

13:29 : 14/10/2025
AKTUALITET

As socialistët nuk janë të bindur për kandidaturën e Manastilirut/ Braçe: Emri nuk më thotë asgjë!

21:05 : 09/10/2025
AKTUALITET

E hoqën nga fushata e Tiranës, Braçe shpërthen ndaj Ballukut e Ramës: Nuk janë socialistë!

11:04 : 04/10/2025
Para

Pas sherrit me Armaldon, Olta heq rripin dhe del në nominim me Luizin (VIDEO)

TË GJITHA

EMRAT/ Goditi një polic burgu në Fier, 32-vjeçari arrestohet në Tiranë, në pranga dhe 4 shokët e tij

09:26 : 01/11/2025

Leksione Nobeli për Shqipërinë

09:09 : 01/11/2025

Formacioni ushtarak më i madh që nga kriza e Kubës, çfarë po përgatit SHBA në Karaibe

08:59 : 01/11/2025

VIDEO/ Shfrytëzonin hapësirat publike për parkingje dhe lavazhe, 10 të arrestuar e 123 në hetim

08:46 : 01/11/2025

Publikohen fletët e votimit për zgjedhjet e pjeshme lokale të 9 nëntorit

08:33 : 01/11/2025

Këmbimi valutor 1 Nëntor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:21 : 01/11/2025

Temperaturat deri në 24 °C, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:14 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com