• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Atentati ndaj prokurorit, arrestohet në Abu Dhabi “Badi”, ushtari i Dervishajt

16:21 : 23/02/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Një person i shpallur në kërkim lidhur me ngjarjen e 1 Nëntorit 2019 te mbikalimi i Shkozetit, kur u vra në një atentat Andi Maloku dhe u plagosën prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho (Rumi), është arrestuar në Abu Dhabi.

Në pranga u vu Amar (Dritan) Shkëmbi.

Arrestmi

Burime zyrtare nga policia konfirmuan këtë të Enjte se Shkëmbi u arrestua me qëllim esktradimin drejt vendit tonë:

“Mbi bazën e informacioneve të marra nga Policia e Shtetit, homologët e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar ‘Abu Dhabi’, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit: Amar (Dritan) Shkëmbi., 39 vjec”.

Lexo edhe:

Arrestimi në Abu Dhabi i Altin Sinomatit, mediat italiane: Gjurmët të çojnë te mafia

“Një plumb e ka kapur në kokë”/ Vëllai i “Rrumit të Shijakut” në GJKKO: Sot është gati invalid

Amar (Dritan) Shkëmbi

Ndaj tij, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, “Vrasja në rrethana cilesuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake dhe i municionit, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar krininal”.

Atentati dhe të arrestuarit e tjerë

Në 1 Nëtor 2019, në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Shkozetit, është qëlluar me armë ndaj makinës në lëvizje ku ndodheshin prokurori i Durrësit Arjan Ndoja, Aleksandër Laho i njohur si Rumi dhe Andi Maloku, shoferi i magjistratit. Nga të shtënat, Maloku humbi jetën, ndërsa Ndoja dhe Laho u plagosën.

Fillimisht për ngjarjen u arrestuan dhe u lanë nën arrest me burg Redjan Rraja dhe Artiol Halilaj. Disa javë më parë erdhi vala e dytë e arrestimeve lidhur me ngjarjen. Në Janar, u vunë në pranga Bashkim Haxhiaj; 54 vjeç; Marsel Deçka; 38 vjeç;  Kili Nerjaku alias Genti Ndërjaku, 40 vjeç; të tre banues në Durrës; si dhe Endrit Sinani, 29 vjeç dhe Juljan Pjetri, 45 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Ndërsa në kërkim, bashkë me Amar Shkëmbin u shpallën Plarent Dervishaj,  Julian Meçaj dhe Ramazan Rraja.

Ndaj të gjithë këtyre personave, GJKKO ka caktuar masën e arrestit me burg.

Sipas akuzës, ishte pikërisht Plarent Dervishaj urdhërues i atentatit te mbikalimi i Shkozetit. Dyshohet se mes tij dhe Aleksandër Llahos, kishte përplasje. Konflikti mes palëve dyshohet se u agravua pas atentatit që iu bë Dervishajt në Durrës në Qershor 2019, kur makina me të cilën lëvizte u qëllua me armë zjarri.

Roli i “Badit”

Amar (Dritan) Shkëmbi, djali i një ish-efektivi policie, sipas dosjes hetimore njihej edhe si “Badi”.

Ai ishte pjesë e grupit që nisi punën për për të krijuar kushtet për të realizuar atentatin.

Në dosjen hetimore që prokuroria ka dërguar në gjykatë, zbardhen edhe përgjime mes antarëve të grupit, që hedhin dritë edhe në ndjekjen për katër ditë me radhë që grupi, i kishte bërë makinës së prokurorit Ndoji, deri në ditën e atentatit.

Lexo edhe:

Rraja ekzekutori, si u ndoq Ndoji/ Përgjimet: ‘Fshatari’ tha s’i shkojmë dot mbrapa

Etiketa: abu dhabialeksander lahoArjan NdojaPlarent Dervishaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Arrestimi në Abu Dhabi i Altin Sinomatit, mediat italiane: Gjurmët të çojnë te mafia

16:26 : 20/10/2025
AKTUALITET

“Një plumb e ka kapur në kokë”/ Vëllai i “Rrumit të Shijakut” në GJKKO: Sot është gati invalid

12:28 : 17/10/2025
AKTUALITET

“Bënë be në Kuran që s’kanë dijeni”/ Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, dëshmon pajtuesi i gjaqeve

11:03 : 17/10/2025
AKTUALITET

Dosja e Rrumit/ Kush është “i gjati” që dha OK për investimet te Kepi i Rodonit

13:48 : 06/10/2025
AKTUALITET

Bisedat në Sky ECC për tjetërsimin e pronave në Lalëz/ “Rrumi i Shijakut”: Fola me Monikën…

10:32 : 06/10/2025
AKTUALITET

Dy “urat” e Shijakut/ Vrasje për hakmarrje nga Avdylajt dhe tjetërsim pronash nga “Rrumi”

21:21 : 05/10/2025
Para

Colella: Partizani e kaloi ngërçin, shkojmë për fitore në Kukës

TË GJITHA

Ilir Prodës i hapin adresa email-i falso, kërcënohen qytetarët: Jeni nën hetim, paraqitu në polici!

12:13 : 29/10/2025

PD kërkoi shkarkimin e Niko Peleshit, zbardhet raporti i PS-së për rrëzimin e kërkesës

12:02 : 29/10/2025

Elton Laska: Krimi po na merr zvarrë, shteti është dorëzuar

12:01 : 29/10/2025

Meta: Provat “amerikane” të Dumanit janë si tigrat e Bangladeshit të Kimetes

11:58 : 29/10/2025

Do të trafikonte kanabisin në Kosovë, arrestohet 25-vjeçari në Tropojë

11:49 : 29/10/2025

Vritet me thikë e reja në Francë, në kërkim ish-partneri shqiptar

11:40 : 29/10/2025

‘Anti-Greta’/ Aktivistja gjermane kërkon azil në SHBA, Elon Musk e merr në mbrojtje

11:36 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com